Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet evropiane nga këndvështrimi bullgar

БНР Новини
Foto: BTA

Si duket tabloja e zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në Bullgari?Paqëndrueshmëria politike në vend ndërroi aksentin nga tematika evropiane te problemet vendore. Pasionet u ndezën rreth kësaj a do të ketë zgjedhje të parakohshme pas dështimit, që pësoi Partia Socialiste Bullgare në pushtet. Partia GERB, nga ana e vet, afirmoi rolin e forcës kryesore politike, duke grumbulluar më shumë vota. Kështu Partia Popullore Evropiane fitoi një përkrahje vendimtare në Bullgari. Ndryshe nga shumë vende evropiane, ku radikalët dhe evroskeptikët morën epërsi, tek ne nacionalistët nuk arritën të tejkalojnë barrierën elektorale dhe kështu nuk do të kenë përfaqësues të vet në Parlamentin Evropian. Dhe megjithëqë nuk ka akoma të dhëna definitive, duket, se aktiviteti elektoral në Bullgari do të mbetet nën nivelin mesatar për mbarë bashkimin. Mirëpo, për të cilin shkak disa bullgarë votuan, ndërsa të tjerë mbetën në shtëpi? Ja se çfarë thanë disa prej banorëve të Sofjes pas përfundimit të ditës elektorale:

“Është me rëndësi të votohet, sepse ne jetojmë në këtë shtet dhe duhet të zgjedhim njerëzit, të cilët të na prezantojnë para Evropës. Jam e mendimit, se duhet të ndryshohen shumë gjëra, të hapen më shumë vende të punës, të rinjtë të jetojnë më mirë” – thotë Irina Hristova.

Ljuben Konstantinov, avokat për nga profesioni, është kategorik se nuk është pa rëndësi se kush do të na përfaqësojë para Evropës dhe ngul këmbë për personalitete të denja, të cilat të mbrojnë interesat tona kombëtare. “Mendoj se duhet të ketë një aktivitet më të lartë zgjedhor, madje zgjedhjet duhet të jenë të detyrueshme, sepse në këtë mënyrë do të pakësohet pesha e votave të blera dhe njerëzit, të cilët vërtetë duan ndryshim, do të arrijnë të imponojnë mendimin e vet” – shtoi ai.

Për Stellën aktiviteti i ulët elektoral tek ne nuk është rezultat i evroskepticizmit, por më tepër është fryt i dëshpërimit të njerëzve nga politikanët bullgarë. Mirëpo, ajo është e mendimit, se duhet të votohet. Ajo është e bindur, se në këtë mënyrë cakton të ardhmen e saj dhe të ardhmen e fëmijës. Për shpresat, që ka ndaj deputetëve evropianë ajo thotë: “Ato nuk janë më të ndryshme se sa të evropianëve të tjerë, e pikërisht, të dinë cili është interesi i shtetit të tyre dhe ta mbrojnë. Pres, që të gjitha partitë të dalin dhe të deklarojnë rreth çfarë do të bashkohen. Në fund të fundit ata duhet të përfaqësojnë dhe të mbrojnë interesin bullgar.”

Një pjesë e madhe e bashkatdhetarëve tanë nuk votuan. Ndër ta ka dhe dy gra të reja: “Jo, pata kohë, por nuk disponoja mjaftë informacion – thotë Bllagorodna. – Për mendimin tim nuk ka diçka të re. Këto janë skema të vjetra, ku ndryshojnë vetëm njerëzit dhe ka njerëz–kukulla. Askush nuk vjen me ide të reja.”

E shoqja e saj Valentina shpjegon, se kohët e fundit u kthye nga Anglia, ku jeton prej vitesh, por nuk arriti të zbulojë ku mund të votojë. Mirëpo, kjo është vetëm një pjesë prej shkaku, për të cilin ajo nuk e ushtroi të drejtën e votimit: “Çdo vit kthehem për pak kohë dhe zbuloj, se asnjë nuk ndryshohet, edhe bëhet më keq. Gjithnjë e më shumë njerëz, që duken normalisht, gërmojnë në plehrat. Ka më shumë të varfër, bëhet gjithnjë më e madhe diferenca midis të varfërve dhe të pasurve.”

Nuk u vonuan edhe komentet e para të lojtarëve kryesorë në garën për votën evropiane. Lideri i partisë GERB Bojko Borisov kërkoi që kryeministri Pllamen Oresharski të japë menjëherë dorëheqje, në qoftë se ka moral. “Shkaktuam zgjedhje të parakohshme me fitoren tonë bindëse – deklaroi Bojko Borisov para gazetarëve. – Sipas dëshirës së njerëzve çdonjëri duhet ta dijë vendin e vet. “Atëherë ka drejtësi” – ishte kategorik ai.

“Nuk planifikoj dorëheqje, nuk do t’u bëj favor kundërshtarëve” – tha nga ana e vet lideri i Partisë Socialiste Bullgare dhe Partisë së Socialistëve Evropianë Sergej Stanishev dhe shtoi: “U prezantuam shumë më dobët, se sa parashikuan të gjithë sociologët. Një nga shkaqet është, se elektorati i së majtës tradicionalisht nuk merr pjesë në zgjedhjet evropiane. Përveç kësaj, është e dukshme, që njerëzit presin pozita dhe rezultate më kategorike dhe më të qarta në qeverisjen e vendit, gjë për të cilën ne mbajmë përgjegjësinë. E pranoi këtë si një paralajmërim. Tani ka nevojë për një horizont më të qartë dhe për angazhim më të qartë në politikën, e cila duhet të jetë sociale dhe me orientim të majtë, në përkrahje të rritjes dhe të hapjes së vendeve të reja të punës. Shkaku tjetër është ndarja dhe shpërndarja e votave të së majtës. Duhet të evidentojmë edhe një faktor tjetër, i cili ndikon mbi zgjedhësit tanë. Po flas për krizën në Ukrainë. Nuk është sekret, se zgjedhësit tanë janë më tepër rusofilë dhe atë, se qeveria bullgare megjithë edhe nga pikëpamja parimore zuri një pozitë në kuadrin e asaj evropiane, nuk ishte mjaftë motivuese.”

Lëvizja për të Drejta dhe Liri është forca e tretë politike në Bullgari, ishte kategorik lideri i saj Ljutvi Mestan. “Pavarësisht nëse ne duam, apo jo, në vazhdim të disa mandateve Bullgaria do të udhëhiqet nga koalicionet – komentoi gjithashtu ai. – Unë mendoj se kohërat e shpërthimeve si të thuash të forcave të veçanta politike janë larg në të kaluarën. Si rezultat i kësaj ato e merrnin pushtetin me një shumicë të madhe. Vetë fakti se një kafe e pirë bashkë me oponentin, konsiderohet si diçka dramatike, flet se ne nuk mund të shprehemi me anë të dialogut. Në emër të interesit tonë kombëtar jemi gati për dialog, por jo edhe për oportunizëm.”

Ndërkohë lojtari i ri në skenën politike bullgare Nikollaj Barekov, lider i partisë “Bullgaria pa Censurë” u shpall për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe për dialog midis partive. Partia e tij bëri depërtim duke fituar dy mandate për Parlamentin Evropian. Ai kërkoi, që partitë, të cilat do të dërgojnë deputetë të vet evropianë, të hartojnë një plan për dalje nga kriza. Ai u shpall edhe për formimin e një qeverie provizore të përkrahur nga presidenti Plevneliev, qeveri kjo e cila të përgatitë zgjedhjet e parakohshme.

Pas një mungese të gjatë, në skenën politike u kthye edhe e djathta e vjetër e përfaqësuar nga Blloku i Reformatorëve. Edhe sipas tij rezultatet e zgjedhjeve evropiane janë një arsye serioze për t’u kërkuar dorëheqja e qeverisë. “Ne nuk arritëm rezultatin, i cili u përgjigjet ambicieve tona politike – komentoi bashkëkryetari i Bllokut të Reformatorëve Radan Kënev – Mirëpo, arritëm një bazë serioze për konsolidimin e mëtejshëm dhe për suksese më të mëdha politike. Ne përfaqësojmë mbi gjysmë mln qytetarë bullgarë, të cilët nuk janë përfaqësuar në këtë Kuvend Popullor dhe tërheqja e tyre në zgjedhjet e ardhshme do të jetë qëllimi ynë i parë. Këto rezultate janë një humbje e madhe për projektin antievropian dhe për fushatën e madhe antievropiane, të cilat u zhvilluan kohët e fundit në Bullgari. Të gjitha partitë, të cilat mbronin tezat antievropiane, mbetën pa përfaqësues në Parlamentin Evropian, gjë që është një zhvillim i natyrshëm dhe pozitiv.”

Një aktivitet i ulët elektoral, një dallim serioz midis dy forcave të para politike, dalja e një lojtari të ri, kështu politologu Ognjan Minçev përgjithësoi shkurtimisht tablonë e votës. “Ky është një ndryshim serioz i bilancit politik në vend. Është e dukshme, që kjo do të krijojë premisa për pretendime për zgjedhje të reja parlamentare – komentoi ai. – Shihet një rritje e votave lidhura me orientimin radikal evroskeptik nacionalist në përmasë evropiane. Sidoqoftë në ato zgjedhje fitoi e djathta e matur evropiane – Partia Popullore Evropiane, e cila jep garanci për një vazhdimësi. Zgjedhja Evropa tashmë u bë për Bullgarinë.”

Sipas Antoaneta Conevës nga Instituti për Zhvillimin e Mjedisit Publik zgjedhjet evropiane te ne janë me shumë të meta kryesisht për shkak të votës së kontrolluar dhe korporative, të paparë deri tani. “Në jetën politike bullgare po hyn një lojtar i modifikuar gjenetikisht (“Bullgaria pa censurë”). Praktikisht tërë fushata e tij është kundër rregullave. Sipas meje ajo ka kaluar që prej shumë kohe limitet e financimit. Mënyra, në të cilën ishin përdorur vëzhguesit, gjithashtu është një lojë kundër rregullave. Ka të paktën pesë organizata, të cilat janë lidhur me formacionin “Bullgaria pa censurë”, në mënyrë të drejtpërdrejt, ose të tërthorët, dhe këta janë afro 50 për qind e të gjithë vëzhguesve. Akoma nuk kemi numëruar se sa janë pjesëmarrësit në këtë skemë. Po vëzhgojmë një humbje të madhe për partinë në pushtet, Partia Socialiste Bullgare, gjë që mund të shpjegohet me dëshpërimin dhe mungesën e besimit nga ana e zgjedhësve të saj. Sipas analizave një pjesë e madhe prej tyre nuk kanë shkuar për të votuar. Tërë arsenali i njohur në zgjedhjet bullgare ishte përdorur edhe tani, para tërë shoqërisë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova, Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD