Sot më 25 maj, në Bullgari zhvillohen zgjedhje për deputetë në Parlamentin e ri Evropian. Për 17 vendet e caktuara të Bullgarisë në këtë institucion, kandidohen 15 parti, 6 koalicione dhe 3 kandidatë të pavarur. Subjektet politike që marrin pjesë janë më shumë, se sa në zgjedhjet e mëparshme për deputetë evropianë vitet 2007 dhe 2009. Më i madh është edhe numri i seksioneve të votimit jashtë shtetit – 168 gjithsej në 35 shtete. Ekspertët supozojnë, se do të votojnë nga 2.5 milion deri në 2.8 milion zgjedhës. Gjatë vitit 2007 votuan mezi 1.9 milion zgjedhës, ndërsa në vitin 2009 ata ishin afro 2.6 milion. Konsiderohet, se pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet do të favorizojë forcat politike me elektorat të qëndrueshëm, përderisa pjesëmarrja më e madhe – formacionet me përkrahje më të vogël. Analizat sociologjike ditët e fundit të fushatës paraelektorale tregojnë, se 44 për qind prej të anketuarve me siguri do të votojnë. Një e pesta do të përfitojnë nga mundësia e votimit preferencial. Kjo mundësi u garantua, që të evitohet vota e kontrolluar nga ana e partive. Ideja është, që zgjedhësit të tregojnë në ndonjë listë favoritët e tyre dhe kështu të ndëshkojnë kandidatët e nomenklaturës partiake. Votuesit në Bullgari janë më shumë se 6 milion e 900 mijë veta. Votat e domosdoshme për një mandat në Parlamentin Evropian përbëjnë 1/17 prej numrit të votave të vlefshme, gjë që do të thotë 5.88 për qind.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Bullgaria mirëpret marrëveshjen e armëpushimit në Ukrainë të arritur ndërmjet delegacioneve të Kievit dhe Uashingtonit, të cilët u takuan të martën në Xheda të Arabisë Saudite. Kjo duket qartë nga një postim i kryeministrit Rosen Zheljazkov në..
Në një intervistë për BBC, ministri i jashtëm Georg Georgiev deklaroi se vendi ynë mirëpret angazhimin e administratës së Presidentit të SHBA-së Trump për të ndalur luftën agresive kundër Ukrainës dhe për të arritur një paqe të qëndrueshme...
Studentët protestues në Serbi shpallin grevë të përgjithshme Protestat e studentëve kundër qeverisë dhe presidentit Aleksandër Vuçiq po vazhdojnë në Serbi për të katërtin muaj rradhazi. Shkak për shpërthimin e protestave ishte një..
Situata politike duhet të na japë mundësinë të fillojmë të punojmë me bashkatdhetarët tanë jashtë vendit që kanë identitet dhe shtetësi bullgare, në..