Sot më 25 maj, në Bullgari zhvillohen zgjedhje për deputetë në Parlamentin e ri Evropian. Për 17 vendet e caktuara të Bullgarisë në këtë institucion, kandidohen 15 parti, 6 koalicione dhe 3 kandidatë të pavarur. Subjektet politike që marrin pjesë janë më shumë, se sa në zgjedhjet e mëparshme për deputetë evropianë vitet 2007 dhe 2009. Më i madh është edhe numri i seksioneve të votimit jashtë shtetit – 168 gjithsej në 35 shtete. Ekspertët supozojnë, se do të votojnë nga 2.5 milion deri në 2.8 milion zgjedhës. Gjatë vitit 2007 votuan mezi 1.9 milion zgjedhës, ndërsa në vitin 2009 ata ishin afro 2.6 milion. Konsiderohet, se pjesëmarrja më e ulët në zgjedhjet do të favorizojë forcat politike me elektorat të qëndrueshëm, përderisa pjesëmarrja më e madhe – formacionet me përkrahje më të vogël. Analizat sociologjike ditët e fundit të fushatës paraelektorale tregojnë, se 44 për qind prej të anketuarve me siguri do të votojnë. Një e pesta do të përfitojnë nga mundësia e votimit preferencial. Kjo mundësi u garantua, që të evitohet vota e kontrolluar nga ana e partive. Ideja është, që zgjedhësit të tregojnë në ndonjë listë favoritët e tyre dhe kështu të ndëshkojnë kandidatët e nomenklaturës partiake. Votuesit në Bullgari janë më shumë se 6 milion e 900 mijë veta. Votat e domosdoshme për një mandat në Parlamentin Evropian përbëjnë 1/17 prej numrit të votave të vlefshme, gjë që do të thotë 5.88 për qind.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..
Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..
Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..