“Më 1 maj, akoma me fillimin e muajit të Konstantinit, siç e quajnë në rrethin e Stranxhës, pjesëmarrësit në rit shkojnë për vizitë tek nestinari kryesor”, shkruan në fillim të shekullit të XX etnografi ynë i shquar madh Dimitër Marinov. Secili sjell raki, verë, byrek dhe ushqime të ndryshme për tryezën e përbashkët, të cilën pronari i shtëpisë tanimë e ka përgatitur. Miqtë i puthin dorën, i renditin të gjitha gjërat e sjella dhe që të gjithë bashkërisht shkojnë në vendin e shenjtë – qendra sakrale në ritin e nestinarëve. Në kohëra më të lashta vendi i shenjtë ose konaku, siç e quajnë më shpesh, është gjendur në shtëpinë e nestinarit kryesor. Dimitër Marinovi e përshkruan ritin kështu: “Këtu prifti është ai (nestinari kryesor) burrë ose grua. Ai i përuron dhe i bekon ikonat dhe nestinarët pjesëmarrës, secili prej të cilëve mban në dorë një qiri të ndezur, të sjellë nga shtëpia...” Pas përfundimit të ritit konsiderohet se, “besimi i fortë, frymëzimi nga Shën Konstantini është transmetuar të gjithëve dhe ata bëhen nestinarë.”
Në letërsinë bullgare një përshkrim të nestinarëve gjejmë në tregimin e Konstantin Petkanovit, i cili ka frymëzuar dramën e vallëzimit “Nestinare” nga Marin Goleminovi. Gjatë vitit 1939, përpara se të fillojë punë mbi partiturën, kompozitori i ri vendos të zhytet në atmosferën e traditës së lashtë. Sipas të shkruarës prej tij, ai tanimë është në zhdukje. Ruhet në një fshat të saranxhës Vurgari (Bullgarë). “Kjo është festë e Shën Konstantinit dhe Shën Elenës. Ikonat e tyre ruhen në një shtëpi në shesh. Në prag të festës shkojnë aty, nën tingujt e daulles ndezin qirinj, por shandani nuk hyn brenda. Nestinaret qëndrojnë brenda, pinë raki dhe kohë pas kohe ndonjë prej tyre del jashtë, ngre duar dhe thërret “Vëh,vëh,vëh!”. Këto brohoritje paracaktojnë diçka të çuditshme bile pak të tmerrshme.” Goleminov e përshkruan procesionin me ikonat e dy shenjtorëve, të zhvilluar në vendin e shenjtë vendas nën tingujt e daulles, e cila ka rëndësinë e një instrumenti të shenjtë dhe ruhet në kishë një vit të tërë. Tregon dhe për vallen, në të cilën që të gjithë duhet të kapen të paktën për disa minuta – për shëndet dhe sukses.
“Në mbrëmje nestinarët erdhën – vazhdon Marin Goleminovi. –E shpërndanë hirin dhe një prej tyre mori ikonën. Bëri kryq dhe u nis nën shoqërimin e gajdes dhe të daulles. Në fund nestinarja u bë e bardhë si pëlhurë, ra në një trans, “e kapën”. Sepse në qoftë se gjatë ditës i pyet nëse do të luajnë në mbrëmje, ata përgjigjen: “Në qoftë se më vjen frymëzimi”. Dhe u vjen...”
Këtë gjendje nestinarët e quajnë “humbje”. Kur mundin të humbasin, ata thonë dhe paragjykime. Njerëzit besojnë se ato gjithmonë realizohen, prandaj dëgjojnë me vëmendje se çfarë do të thonë nestinarët. Janë ruajtur dhe dëshmi të shumta nga njerëzit të cilët kanë marrë pjesë në ritin e zjarrtë dhe kanë marrë një shpëtim të çuditshëm.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në rrëzë të parkut pyjor të qytetit të Momçillgradit në malin е Rodopeve, zhvillohet edicioni i dytë i Farmfestës "Momçillgrad". Festivali i fermerëve u ofron vizitorëve të tij pjata të shijshme nga Rodopet, njohje me kafshët dhe racat vendase,..
Gjatë gjithë të shtunës, më 25 maj, rezervati arkeologjik Nikopolis ad Istrum pranë Veliko Tërnovos do të presë edicionin e shtatë të Festivalit Antik "Nike - loja dhe fitorja" . Këtë vit në ngjarje do të ketë pjesëmarrës nga Austria, Gjermania,..
Në ditën e tetë para Pashkëve, ne festojmë Ditën e Shën Llazarit. Është e para nga tre festat kryesore të krishtera që lidhen me mrekullinë e Ringjalljes, e ndjekur nga e Diela e Palmave dhe Pashkët. Festa festohet çdo vit në data të ndryshme, por..