Boris Hristov është një prej artistëve më të mëdhenj operistikë bullgarë. Ka lindur më 18 maj 1914. Le të rikujtojmë se ai është ndër personalitetet në kalendarin e UNESKO-s të vitit 2014, kurse ngjarjet, me të cilat e respektojmë basin e madh në mbarë botën, janë vërtetë shumë. Sidomos rreth ditëlindjes së tij.
Për shumicën e bashkatdhetarëve tanë Boris Hristov është zëri, i cili e uron Bullgarinë në minutat e para të çdo një viti të ri, zëri, i cili na uron mirëqenie dhe shumë vite shëndet nga eteri kombëtar..., ose “Zëri, i cili i drejton lutje Zotit për mirëqenien e Bullgarisë”, siç e kanë quajtur më parë. I tillë është edhe titulli i filmit, i transmetuar nga Televizioni Kombëtar Bullgar më 18 maj – “Zëri, i cili i drejton lutje Zotit për mirëqenien e Bullgarisë”. Në film është përfshirë intervista e panjohur deri tani e Nevena Korallovës, e incizuar gjatë vizitës së fundit të maestros në Sofje. Ky është një tregim i sinqertë për kthesat dramatike në jetën e tij pas marrjes së pushtetit nga socialistët, kur afro një çerek shekulli ai nuk mund të kthehej në atdhe. Ky është një tregim për rikthimin e tij dhe për incizimet e njohura të Boris Hristovit në tempullin “Shën Aleksandër Nevski”, bashkë me korin kishtar dhe me Kapelën Korale Bullgare.
Sot monumenti i Boris Hristovit simbolikisht e “vëzhgon” tempullin patriarkal. Gjatë ditës së ditëlindjes së tij atje u vendosën lule dhe kurora dhe u shërbye një meshë në prani të Patrikut bullgar Neofit, të figurave shoqërore dhe politikanëve. Kori “Guslla”, në të cilin këngëtari ka qenë korist, interpretoi këngën e tij të dashur.
Në të njëjtën datë në Plovdiv, qyteti i lindjes i Boris Hristovit, u mbajt një koncert unikal koral – “100 zëra bullgarë këndojnë për Boris Hristovin”. Një ditë para kësaj Opera e Stara Zagorës ia kushtoi atij spektaklin e vet “Don Karlos” në Pallatin Kombëtar të Kulturës.
Korin “Guslla”, me dirigjent Valentin Bobevski, e dëgjuam edhe nga skena e Operës së Sofjes. Në shfaqjen atje morën pjesë solistët Martin Conev, Dimitër Stançev, Svetozar Rangellov, Biser Georgiev, Petër Najdenov, Ivajllo Xhurov, Pllamen Bejkov, Aleksandër Marulev, si dhe Kori i Orkestrës së Operës dhe Baletit të Sofjes, me dirigjent Grigor Palikarov.
Ditëlindja e Boris Hristovit u shënua solemnisht edhe në shtëpinë e tij në Sofje, e cila sot është shndërruar në muze. Kjo ishte një prej ngjarjeve më emocionuese nga festimet me rastin e jubileut. Koncerti me titull “Boris Hristov – ambasadori i këngës bullgare” tërhoqi shumë adhurues të këngëtarit.
Në Fondin e Artë të Radios Kombëtare Bullgare ruhet një intervistë me Boris Hristovin, në të cilën ai tregon për dallimet midis interpretimeve live dhe incizimeve, si dhe për fillimin e karrierës së tij muzikore: “Pa dyshim ka dallim midis asaj, që na ofron pllaka e gramafonit nga njëra anë dhe salla e koncertit – nga ana tjetër. Nga mjeshtëria e interpretuesit varret me sa incizimi mekanik mund të afrohet me interpretimin live. Unë e fillova rrugën time profesionale në Bullgari si një solist modest i një kori. Por fati im i lumtur më dha shansin për të hipur në skenat botërore. Desha të them se me kalimin e viteve përgjegjësia bëhet gjithnjë e më e madhe.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..
Disa ditë para ditëlindjes së tij dhe një muaj para koncertit të tij të madh në sallën Arena Sofja, Ljubo Kirov prezantoi një këngë tjetër nga albumi "Zemra e re" - baladën e bukur "Gjithçka është në rregull". Teksti, si gjithmonë, është i Ljubos,..