Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gjysmëpentikostia në qytetin Asenovgrad – rite dhe tregime për mrekulli

БНР Новини
Foto: bg-patriarshia.bg

Sivjet më 14 maji kremtohet festa kishtare Gjysmëpentikostia. Ky është një rit pak i njohur, por tepër i respektuar në rajonin e qyteteve Asenovgrad dhe Baçkovo. Në praktikat rituale feja e krishtere gërshetohet me traditat karakteristike dhe me folklorin rajonal.

Gjysmëpentikostia është një festë e lëvizshme dhe kremtohet ditën e 25-të pas Pashkës, kur koha deri te Pentikostikia ose Rrëshajat është përgjysmë. Prandaj kjo festë bie gjithnjë ditën e mërkure, megjithëqë çdo vit data e tij ndërrohet. Kjo festë nuk ka popullaritet të gjerë, dhe shumë njerëz edhe nuk e kanë dëgjuar për të. Mirëpo, për banorët e qyteteve Asenovgrad dhe Baçkovo nuk është ashtu. Për ta kjo është një ditë e rëndësishme dhe e shumëpritur. Kjo është një nga datat më solemne në kalendarin vendor. Sipas traditës këtë ditë një ikonë nga qyteti Asenovgrad shkon mysafire në Manastirin Baçkovski, ku e pret një ikonë tjetër.

Bëhet fjalë për ikonën e altarit të Hyjlindëses nga kisha “Shën Mëri – Ungjillëzimi i Hyjlindëses”. Kjo ikonë konsiderohet çudibërëse. Kisha i kushtuar Shën Mërisë në Bahça Mëhallë të qytetit Asenovgrad u ndërtua në vitin 1830 në vendin e një shenjtëroreje – pronë të Manastirit Baçkovski. Më vonë ky i fundi i dhuroi një ikonë çudibërëse kishës, e cila njihet më tepër si “Kisha e Peshkut”. Sipas disa ky emër vjen nga zbukurimi i kubesë së kishës, i cili kujton luspat e peshkut, ndërsa sipas të tjerë – nga peshqit, që notojnë në ujërat e ajazmës së shenjtërores së vogël pranë kishës i kushtuar Shën Gjon Pagëzorit. Edhe më sot fetarët besojnë, se në se do të shikojnë peshqit në ajazmë, lutjet e tyre do të plotësohen. Për kësmet dhe për zbatimin e dëshirave më të ethshme fetarët hedhin qindarka në uji.

Ditën e Gjysmëpentikostisë ikona çudibërëse nga Asenovgrad me një procesion mbahet deri te Manastiri Baçkovski, në të cilin gjithashtu ruhet një ikonë tjetër çudibërëse të Hyjlindëses. Riti fillon në prag të festës, kur në kishë nga afër dhe larg vijnë fetarë, që të kalojnë natën aty për shëndet. Herët në mëngjes ikona vihet në një barelë speciale të zbukuruar me lule. Nën tingujt e kambanave kishtare procesioni në krye me priftërinjtë kalon përmes qytetit. Banorët dalin nëpër rrugët, që të përulen para ikonës çudibërëse. Të gjithë synojnë ta prekin ose të mbajnë për pak kohë barelën. Besohet se kjo sjell shëndet dhe kësmet. Kalimi nën barelën lan mëkatet dhe shëron. Edhe lulet, me të cilët zbukurohet ikona konsiderohen të shenjtëruara dhe çudibërëse dhe pas ceremonisë gratë marrin nga një, që ta mbajnë në shtëpi.

Në të kaluarën procesioni nga qyteti Asenovgrad deri te Manastiri Baçkovski ecte më këmbë, por sot shfrytëzohen vetura dhe autobusë. Të gjithë murgjit e manastirit në krye me igumenin, dalin përjashta, që të presin ikonën e shenjtë dhe të përulen para saj.  Në oborrin e manastirit kryhet një ceremoni i bekimit të ujit, gjë pas së cilës ikona mysafire mbahet në kishë, ku mbetet për pelegrinazh.  Pas dite ikona rikthehet në qytetin Asenovgrad, ku banorët prapë e presin nëpër rrugët.

Një popullaritet të madh ka përfytyrimi, se dy ikonat çudibërëse – ajo e Kishës së Asenovgradit dhe ajo e Manastirit Baçkovski, janë nëna dhe vajza e saj dhe atë ditë e bija shkon për vizitë te e ëma. Kur ndahen ikonat qajnë me lot, prandaj besohet se pasditja e Gjysmëpentikostisë gjithmonë bie shi.

Sipas studimeve historike procesioni lindi si rezultat i luftërave kishtare bullgaro-greke në qytet në fillim të shekullit XX. Tradita gojore e shpjegon festën me një ngjarje të jashtëzakonshme, e njohur si mesha e engjëjve ose liturgjia qiellore.  Për të ekzistojnë edhe dëshmi të shkruara. Gjatë janarit të vitit 1910 gazeta e Sofjes “Veçerna poshta”  ose “Posta e Mbrëmjes”, botoi një reportazh i priftit vendor Noj Angellov,cituar më vonë nga folkloristi i madh bullgar Mihaill Arnaudov.

Sipas tregimeve të banorëve vendas çudia ndodhi gjatë dimrit në mesnatë. Një procesion engjëjsh kaloi rrugën nga Manastiri Baçkovski deri te Kisha e Peshkut, në të cilën fuqitë hyjnore bënë një liturgji të shoqëruar me oshtimën e kambanave, këndimeve dhe dritës hyjnore. Kjo mrekulli vështrohej njëkohësisht nga shumë njerëz në pjesa të ndryshme të qytetit dhe në rajonet përreth. Disa dëgjuan kambanat hyjnore dhe pa e ditur se u bënë dëshmitarë të një mrekullie, menduan, se ndonjë vajzë martohet në fshehtësi natën, siç kishte zakon në atë kohë. Tregtarë të vonuar, që ktheheshin nga Plovdivi vënë re një shkëlqim të pazakontë mbi Bahça Mëhallë, ku ngrihej kisha. Mirëpo, ata menduan, se digjet ndonjë shtëpi të madhe të ndonjë pasaniku. Të nesërmen me habi mësuan, se atë që kishin parë nuk ishte zjarr.

Po atë natë në shtëpinë e priftit Ivan Buhlev, që ngrihej drejtpërdrejtë kishës kishte një ndejë. Gratë dhe vashat, që u tubuan dëgjuan si brenda filloi një meshë, por nuk kishin guxim të hyjnë, sepse dinin se kisha është e mbyllur, ndërsa prifti fle. Dëshmitare e çudisë u bënë dy gra, të cilat kishin ardhur të kalojnë natën në oborrin e kishës për shëndet. Ato kishin shansin e rrallë të shikojnë meshën e engjëjve dhe kështu u shëruan.

Pak pas kësaj liturgjie të engjëjve parathënësja  Sulltana Shishmanova nga qyteti Asenovgrad kishte një ëndërr. Asaj iu shfaq Shën Hyjlindsja dhe i porositi, që çdo vit ikona të mbahet deri te Manastiri Baçkovski. Profetizoi, se atë ditë do të vijnë mijëra pelegrinë nga mbarë Bullgaria. Ajo premtoi gjithashtu se do të bëjë mrekulli. Banorët e qytetit plotësuan dëshirën e Nënës së Zotit dhe kështu lindi procesioni, që ecën deri më sot. Duket, se Hyjlindësja plotëson premtimin të bëjë mrekulli atë ditë. Për këtë dëshmojnë tregimet e shumta për çudira, të cilët mund të dëgjohen nga besimtarët.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lindja e Virgjëreshës" - Manastiri Paligodèn mbron atë që është lënë trashëgim nga Shën Apostulli Pal

Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..

botuar më 24-09-08 5.45.PD
Prof. Ivan Illçev

Madhështia e Bashkimit dhe pasojat e sindromës së bashkimit

Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..

botuar më 24-09-06 7.50.PD

Pallati i gjuetisë në Kriçim është një vend i vërtetë mbretëror

Përgjatë shtrirjes midis Rrafshinës së Trakisë së Epërme dhe malit Rodopa nga lindja në perëndim si një varg gjerdani renditen vendbanimet piktoreske - Asenovgrad, Perushtica, Kriçim, Peshtera, Patalenica dhe Varvara. Përgjatë luginave të..

botuar më 24-09-03 7.05.PD