Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Rinia në Lëvizje” e lëviz Sofjen

БНР Новини
Foto: BGNES

Nga 13 deri më 15 maj Sofja është mikpritëse e iniciativës evropiane “Rinia në Lëvizje”. Organizatori i ngjarjes është Komisioni Evropian në partneritet me Bashkinë e Kryeqytetit. Në vazhdim të tri ditëve në Kopshtin e Qytetit afër Kopshtit të Borisit “Batenberg” të rinjtë bullgarë kanë shansin për t’u njohur me mundësitë e lëvizjes, të arsimit, vullnetarizmit dhe punësimit jashtë shtetit, të siguruara në kuadrin e programeve të ndryshme evropiane.  Që nga viti 2011 deri tani janë organizuar 80 ngjarje të tilla informative në mbarë BE-në, të vizituara nga mbi 2 mln veta. Iniciativa evropiane “Rinia në Lëvizje” ka qëllim inkurajimin e lëvizjes së studentëve dhe stazhantëve dhe përmirësimin e punësimit ndër të rinjtë. Fillimi i saj u vu gjatë vitit 2010 si pjesë e strategjisë për rritjen inteligjente dhe të qëndrueshme “Evropa 2020”.

Starti i fushatës së sivjetshme informative te ne ishte dhënë nga komisari evropian i punësimit, çështjeve sociale dhe afrimit Laslo Andor:

“Kjo, mbi të cilën desha ta përqendroj vëmendjen tuaj, është fakti se ata, të cilët flasin në një, dy, ose tri gjuhë të huaja, kanë përparësi në tregun evropian. Mësimi i gjuhëve të huaja që nga fëmijëria e hershme është përgatitja më e mirë për rrugën e ardhshme profesionale të të rinjve. Një prej kontributeve kryesore të BE-së për zhvillimin e të rinjve, është lidhur me arsimin e tyre dhe mundësitë për të mësuar në ndonjë vend anëtar të BE-së. Për këtë qëllim disponojmë programin evropian “Erazëm”, i cili startoi para 25 vitesh. Vazhdimisht i rritim mjetet buxhetore të përdorura për të. Gjatë periudhës së re programore ato janë rritur me 40 për qind. Ky program ka një rëndësi të madhe si për studentët, ashtu dhe për krahun e ardhshëm të punës në Evropë.”

Martin Petrov është një prej bullgarëve të rinj, të cilët kanë arritur të përfitojnë nga mundësitë e ndryshme të lëvizjes rinore. Ai ka mësuar në kolegjin danez Zibat Campus College një semestër marketing dhe menaxhim në kuadrin e programit “Erazëm”. Pas përfundimit të suksesshëm të programit dhe diplomimit të tij në Kolegjin e menaxhimit, tregtisë dhe marketingut te ne, ai ka pasur shansin për të specializuar akoma një vit e gjysmë në universitetin e njëjtë danez. Nëpërmjet Shërbimit Vullnetar Evropian Martin ka kaluar një vit edhe në Rumaninë fqinje, ku u ka dhënë fëmijëve në gjendje të pabarabartë mësime në gjuhën angleze. Mundësi për të udhëtuar i ka dhënë atij edhe pjesëmarrja në projektin “Kongresi rinor evropian”. I riu është gjithashtu anëtar i “Ekipit rinor Evropa”, krijuar me iniciativë të Komisionit Evropian, i cili përfshin vullnetarë, të gatshëm për ta ndarë përvojën e tyre për institucionet evropiane. Ja dhe dobitë e lëvizjes rinore, sipas Martin Petrovit:

“Përvoja, që grumbullova gjatë këtyre tri viteve të studimeve të mia jashtë shtetit, është e jashtëzakonshme. Pjesëmarrja ime në Kongresin Rinor Evropian më lejoi për të qenë i pranishëm në takimin e 64-të të OKB-së në Bon. Atje patëm mundësinë për t’u takuar me komisarin evropian Potoçnik. Ne jo vetëm u takuam, por edhe biseduam mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në marrjen e vendimeve të ndryshme. Pas kësaj ishim në Angli, ku u takuam me organizata të ndryshme joqeveritare. Lobonim gjithashtu për krijimin e një zyre rinore në Drejtorinë e Përgjithshme “Zhvillimi dhe Bashkëpunimi” në BE. Të gjitha këto takime më formuam si personalitet dhe profesionalist, më dhanë një përvojë të madhe.”

Fushata informative është shoqëruar me shumë atraksione, muzikë dhe mësime koreografike. Ambasadori i iniciativës “Rinia në Lëvizje” për Bullgarinë është këngëtari i njohur bullgar Kalin Veljov.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD