Kriza në Evropë shkaktoi një papunësi të madhe, e cila preku kryesisht të rinjtë – të ardhmen e BE-së. Papunësia rinore në disa vende, përfshi këtu dhe Bullgarinë, është dy herë më e lartë nga ajo mesatare në BE – rreth 11 për qind dhe në Eurozonë – afro 12 për qind, megjithëse BE-ja doli nga recesioni i gjatë ekonomik. Këtë e deklaroi komisari evropian për punësimin, çështjet sociale dhe afrimin Laslo Andor. Sipas fjalëve të tij këto nivele janë të papranueshme dhe ka ardhur koha e veprimit dhe e reformave për uljen e tyre. Ai është për një vizitë dyditore në Sofje dhe kjo temë ishte theksi kryesor në takimet e tij me kryeministrin Pllamen Oresharski, me disa deputetë, ekspertë dhe të rinj.
“Punësimi i të rinjve është një prioritet kyç në strategjinë evropiane për periudhën e re programore 2014-2020. “Evropa 2020” – komentoi për Radio Bullgarinë komisari Andor. Këtë e ripohon edhe skema mbarevropiane e Komisionit Evropian “Garancia Rinore”. Ky është një instrument i ri për luftimin e papunësisë rinore. Ai garanton se të gjithë evropianët në moshën nën 25 vjeç do të marrin një ofertë konkrete për punë për një afat katër mujor pasi mbarojnë arsimin e tyre, ose në rast se kanë mbetur pa punë. Praktikisht ky instrument u jep shans shumë evropianëve të rinj, përfshi këtu dhe bullgarët, për të filluar punë” - vuri në dukje Laslo Andor.
“Garancia Rinore” duhet të jetë prioritet dhe ne ofrojmë përkrahje për aplikimin e këtij instrumenti kaq të rëndësishëm në të gjitha vendet e BE-së dhe sidomos në Bullgari. Ai duhet aplikuar deri më 2016 në vendet me papunësi mbi 25 për qind. Posaçërisht për Bullgarinë, në 5 prej gjithsej 6 regjionet bullgarët e rinj mund të përfitojnë nga mjetet suplementare në kuadrin e këtij instrumenti të Fondit Social Evropian. Në qoftë se mjetet absorbohen në mënyrën e drejtë papunësia në Bullgari do të ulet në mënyrë të konsiderueshme. Për 2 vitet e para të periudhës së re programore, 2014-2015, janë livruar nga Komisioni Evropian gjithsej 6 mlrd për BE-në në përgjithësi. Pas kësaj mbi bazën e vlerësimit do të merret vendim nëse të merren më shumë mjete suplementare apo jo.”
Bullgaria do të marrë me 20 për qind më shumë mjete nga Fondi Social Evropian për periudhën 2014-2020 në krahasim me periudhën e kaluar programore të BE-së, vuri në dukje gjithashtu komisari evropian i punësimit. Mirëpo vendi ynë ka një problem specifik – bëhet fjalë për numrin e madh të të rinjve, të cilët as mësojnë, as punojnë, vuri në dukje komisari Andor. Ai është i bindur se pikërisht skema “Garancia Rinore” është zgjidhja e tij më e mirë. Laslo Andor ripohoi se refugjatët janë gjithashtu një problem shumë i madh. Sipas fjalëve të tij zgjidhja e këtij problemi është çështje solidariteti evropian dhe Komisioni Evropian do ta ndihmojë qeverinë bullgare në zgjidhjen e tij.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Greqia mori këstin e katërt prej gati 1 miliard euro në kuadër të PRQ-së Komisioni Evropian i pagoi Greqisë këstin e katërt sipas Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë (PRQ) me vlerë 998.6 milionë euro. Këtë e raporton televizioni shtetëror..
Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..
Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën..