Në prag të zgjedhjeve evropiane-2014/22-25 maj/, Evropa është e drejtuar përpara një sërë problemeve serioze. Si kjo hapësirë politike dhe civile e lidhur tradicionalisht me demokracinë mund të luftojë me fenomenin thellues, të njohur si “deficit i demokracisë”? Vetëm kriza është shkaku për forcimin e pozitave të së djathtës?Përse zgjedhësit evropian vazhdojnë të mos të interesohen nga puna e parlamentit Evropian dhe nuk votojnë? Dhe për më tepër-cili është roli i po këtij parlamenti në këto procese?
Që nga viti 1979 kur u aplikuan zgjedhjet direkt për Parlamentin Evropian, ky institucion përjetoi një evolucion shumë të fort, komentoi për Radio Bullgarinë politologu i njohur francez profesor Zhak Shevalie. Ai qe në Sofje, që të prezantojë librin e tij “Shteti postmodern”. Mes sukseseve më të rëndësishme të Parlamentit Evropian është roli i fituar në formimin e politikës financiare të Bashkimit Evropian dhe gjatë emërimit të kryetarit të Komisionit Evropian. Ato mund ti bashkohen demokracisë. Ideja për Evropën mbetet në plan të pasmë. Diçka të cilën shumë vëzhgues e prognozojnë se do të duket në këto zgjedhje evropiane. Jo vetëm vota e njerëzve, por dhe vet krijimi i listave parazgjedhore është e kryesuar para së gjithësh prej interesave dhe lojërave kombëtare. Ky fakt, bashkë me mosnjohjen e veprimtarisë të Parlamentit Evropian, i shtyn mjaft zgjedhësit dhe shpjegon aktivitetin mjaft të ulët zgjedhor. Pavarësisht se parlamenti realisht është institucioni i vetëm evropian i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë. Prognoza të ngjashme përkrah dhe profesori Shevalie:
“Nuk pres një ndryshim të veçantë në tendencën nga zgjedhjet e mëparshme. Përqindja e aktivitetit zgjedhur do të mbetet ndjeshmërisht më e ulët nga kjo në zgjedhjet për parlamentin kombëtar-mendon ai. Mbase një nga shkaqet bazë për këtë është se. Parlamenti Evropian në asnjë mënyrë nuk i përgjigjet idesë tradicionale, të cilën e kanë njerëzit për një parlament. Ky është shkaku që ata të ndihen të prekur nga ajo që rastis në të. Një shkak tjetër bazë për mungesë të interesit është fakti se, proceset e marrjes së vendimeve në Parlamentin Evropian mbeten të mbyllura, dominojnë evrokratët, lobistët tregojnë një presion të madh”.
Mes problemeve më serioze të demokracisë moderne parlamentare evropiane del mënyra e formimit të listave zgjedhore kombëtare. Për shembull në Francë, një pjesë e madhe nga deputetët e zgjedhur evropian realisht interesohen shumë nga ideja evropiane. Pavarësisht gjithmonë të ketë përjashtime si Zhoze Bove, shënon profesori Shevalie. Dhe prapë së prapi, sqaron ai, “është e mjaftueshme të shikohen listat për këto zgjedhje, që të vihet re, se disa nga deputetët më aktiv të deritanishëm francez tanimë nuk janë bile dhe në pozita zgjedhore. Shkaku është se listat përbëhen mbi logjikën e bilancit të brendshëm politik, të interesave të rrymave të ndryshme në partinë konkrete.”
Vetëm kriza është shkak për vërejtjen në shumë shtete nga Bashkimi Evropian të një forcimi shqetësues të pozitave të së djathtës ?
“Kriza kontribuojë shumë, me qenë se ajo solli deri në një politikë serioze të kufizimeve. Jo vetëm unë, por dhe shumë ekonomistë me famë botërore, si dhe shefi i bankës qendrore Evropiane, mbrojmë pozitën se, kjo politikë qe një gabim katastrofal-është i bindur profesori Shevalie. Në vende si Greqia, Spanja dhe Irlanda ajo solli vetëm një kërkim të ulur të brendshëm dhe thellimin e krizës. Mungesa tradicionale e interesit drejt zgjedhjeve evropiane u thellua dhe për shkak të një serie të tërë masash të imponuara nga Komisioni Evropian, të cilat qytetarët nuk i duan dhe i pranojnë si të dëmshme. E gjithë kjo sqaron jo vetëm forcimin shqetësues të së djathtës në të gjithë Evropën, por dhe të lëvizjeve të shumta, të cilat i përkasin së majtës, siç është rasti me Francën.”
Sipas profesorit Shevalie procese të ngjashme i janë të kursyera deri në një shkallë të madhe Bullgarisë, sepse janë karakteristike më tepër për vendet, të cilat e kanë pranuar euron-politika, e cila për shumicën e politikanëve fanatik ka çuar deri në pasoja katastrofave. Sipas tyre ajo duhet të reformohet duke u ruajtur euroja si një valutë unike, por kthehen dhe përdoren paralelisht dhe valutat kombëtare. Por mjerisht roli i qytetarit evropian në të gjitha këto procese është i pakët. Fakt, të cilin ai e kupton dhe me asgjë nuk kontribuon për aktivitetin e tij zgjedhor.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..
Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..