Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria rikonfirmon përkrahjen e saj në integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, z. Kristian Vigenin
Foto: arkiv

Javën që shkoi në Selanik u mbajt konferenca e nivelit të lartë midis ministrave të jashtëm të BE-së dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor që konferencë u organizua nga presidenca greke e BE-së. Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, z. Kristian Vigenin mbajti fjalim kushtuar përvjetorit të 10-të nga fillimi i procesit të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. Ministri Vigenin rikujtoi se Bullgaria duke qenë fqinje e vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjithmonë ka përkrahur integrimin e tyre në BE. Mirëpo, z. Vigenin vuri në dukje se parimet dhe kriteret e anëtarësimit duhet të jenë të njëjta për të gjitha vendet kandidate dhe një nga këto kritere është fqinjësia e mirë. Në fakt, ministri i jashtëm donte të thoshte se përkrahja e Bullgarisë nuk është me çdo kusht. Ky qëndrim i Bullgarisë nuk vlen vetëm për qeverinë aktuale, por edhe për të paktën dy qeveritë më parë. Ja pse prej vitesh Bullgaria ngul këmbë për lidhjen e marrëveshjeve të fqinjësisë.

Përkrahja e Bullgarisë në anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm politike. Bullgaria ndan përvojën e fituar në rrugëtimin drejt BE-së. Sofja është e mendimit se rolin kryesor gjatë reformave në procesin e integrimit evropian duhet ta kenë faktorët e brendshëm të vendeve kandidate. Ndryshe, pra nëse ka shtypje nga jashtë, qëndrueshmëria e reformave nuk mund të garantohet. Ministri Vigenin theksoi projektet e përbashkëta si kusht për të ardhmen ekonomikisht dhe politikisht stabile të rajonit. Sidomos duhet të bashkëpunohet në mënjanimin e disa pengesave infrastrukturore në rajon. Në këtë kontekst ministri bullgar nënvizoi se instrumenti i ndihmës para-anëtarësimit vijon të përdoret pikërisht për mungesat në infrastrukturë. Në konferencën në Selanik u bë e qartë se për këtë qëllim nevojitet resursi financiar shumë serioz. Nëpërmjet fondeve të para-anëtarësimit BE-ja parashikon t’ia jap Ballkanit Perëndimor  1 mlrd euro deri në vitin 2020. Ndaras nga këto para, në projektet rajonale do të derdhen edhe 10 mlrd euro të tjera.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Çmimet e mallrave të Pashkëve po rriten Tryeza e Pashkëve në vendet e Ballkanit do të jetë më e shtrenjtë këtë vit, raporton BTA. Mishi i qengjit në Serbi është rreth 1400 dinarë (11.5 euro) për kilogram në supermarkete. Të..

botuar më 25-04-17 5.59.MD

Më 4 qershor, do të shpallin raportin mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të vërë euron në qarkullim

Komisioni Evropian caktoi datën 4 qershor për publikimin e raportit të jashtëzakonshëm të konvergjencës mbi gatishmërinë e Bullgarisë për të adoptuar euron . Raporti do të publikohet gjatë ciklit pranveror të Semestrit Evropian. Informacioni u..

botuar më 25-04-17 10.01.PD

Bullgaria kërkoi ndihmë nga diplomatët e BE-së dhe NATO-s për korridorin nr.8

Deri më sot, Korridori nr. 8 varet nga dëshira dhe vullneti politik i Maqedonisë së Veriut. Marrëveshja për menaxhimin e objektit të përbashkët të tunelit hekurudhor kufitar është dërguar në Shkup, por pret 3 muaj për miratimin nga ana..

botuar më 25-04-15 10.31.PD