Mexosopranoja Snezhinka Avramova filloi të merret seriozisht me muzikë në Moshën 15 vjeç. Ja se çfarë na tregoi këngëtarja:
“I ati im luante në violinë, kështu lindi interesi im ndaj muzikës klasike. Në moshën 16 vjeç u regjistrova në Shkollën Muzikore të Sofjes për të mësuar për këngëtare. Më vonë kandidova në Shkollën e lartë muzikore “Hans Ajsler” në Berlin. Pasi e mbarova arsimin tim shkova për të punuar në Gjermani. Unë jam bullgarja e parë, e cila ka kënduar në operën e porsathemeluar “Zemperoper” në Drezden. Kam luajtur në shumë mjuzikëlle dhe opereta dhe kam mjaftë përvojë.”
Pothuaj një çerek shekulli Snezhinka Avramova këndon në Operën e Munihut “Am Gertner Plac”.
Më 30 mars të këtij viti bullgarja mori titullin “Kamerzengerin i Bavarisë”. “Ende nuk mund të besoj” – thotë me një emocion të madh këngëtarja”. Vjeshtën ajo do të ketë një paraqitje në teatër, ku publiku mund të shijojë interpretimet e saj në operën “Pitër Grajms” të Benxhamin Britënit.
Snezhinka Avramova u jep mësime me një kënaqësi të madhe këngëtarëve të rinj të operës. Megjithëse se shumë vite me radhë është larg atdheut, ajo jep kontributin e saj ndaj kulturës bullgare. Mexosopranoja është themeluese e festivalit “Festat e Mocartit”, i cili zhvillohet në qytetin e saj të lindjes Pravec. Ja se çfarë na tregoi këngëtarja për festivalin:
“Zonja Angellakova, e cila është drejtoreshë artistike e forumit, merret shkëlqyeshëm me detyrat e saj. Tani për tani nuk disponoj shumë kohë dhe nuk marr pjesë aktivisht në organizimin e tij. Ideja është që gjithnjë e më shumë interpretues të rinj bullgarë të njihen me muzikën gjeniale të Mocartit. Ajo kërkon një mjeshtëri të madhe.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 9 nëntor, një nga sallat e Ansamblit Folklorik “Trakia” në qytetin e Plovdivit (Bullgaria Jugore) do të mbledhë talentë të rinj për master klasën tradicionale “Me këngët e Kiçka Savovës”. Ngjarja organizohet nga fondacioni “Kiçka Savova”, kryetare e të..
Violinistja Iskrena Jordanova prej tridhjetë vitesh jeton në Lisbonë. Gjithçka që ajo bën si muzikante është e lidhur me muzikën barok. Një pjesë të madhe të kohës ia kushton zbulimit të dorëshkrimeve të lashta, të cilave u jep jetë me ansamblin e saj..
Dashamirët e muzikës japoneze mund të shijojnë një koncert me daulle tradicionale japoneze tajko në ekzekutim të grupit Wadaiko-Sai - Japoni. Koncerti mbahet në kuadrin e Ditëve të Kulturës Japoneze në vendin tonë. Daullet Tajko kanë një histori..
Këngëtari i ri Todor Gaxhallov prezantoi këngën e tij të re prej autori "Dera e kyçur". Autori u frymëzua nga lufta e secilit person me pengesat dhe..