Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shkelim nëpër ujin mineral - por ecim të etur

БНР Новини
Foto: BGNES

Përse ndodh kështu? Sepse vetëm një çerek nga ujërat tona minerale përdoren, kurse të tjerat derdhen në lumenjtë dhe në det. Dhe sepse nga toka jonë burojnë çdo sekondë 5600 litra ujë i kristaltë i pastër mineral, kurse bullgari pi dy herë më pak ujë sesa në Bashkimin Evropian. Sepse në Bullgari ka 240 burime minerale, por mezi rreth 30% përdoren për tu pirë. Tjetra shkon për mbushjen e pishinave, vaskave, spa-qendrat. Është e vërtetë se vetitë shëruese të ujërave tona minerale kanë qenë të njohura nga aristokracia romake, e cila e ka përmbushur tokën tonë me banja romake, por përse një resurs kaq i dobishëm natyror të mos të përdoret për t'u pirë.

Më pak se një gotë në ditë. Kaq pi bullgari, që e vë në listë larg pas Spanjës, Italisë, Gjermanisë, Francës, Belgjikës , Greqisë-liderë në Evropë. Kurse ujë mineral tek ne pinë më shumë gratë në një moshë mesatare. Dhe kuptohet fansat e jetës shëndetësore për të jetuar, të cilët preferojnë të ndërrojnë ujin e çezmës me një ujë të pastër mineral ose burimor. Aq më tepër se në Bullgari në krahasim me Evropën ujë mineral është më i liri. Kurse në Bashkimin Evropian janë të njohur 25 ujëra natyrale minerale bullgare.

Mjerisht mezi 6% nga uji mineral për t'u pirë butilohet. Një nga problemet është se burimet dhe cilësitë e tyre nuk janë të studiuara mjaft. Koncesionet për butilimin e ujit tek ne janë 23. Kjo është një pjesë e vogël nga përgjithësisht 102 burimet, pronë shtetërore. Një numër shumë i madh prej burimeve minerale fare nuk përpunohen.

Tek eksporti po kështu ka pengesa. Secili është mësuar me shijen e ujit të cilin e pi që në fëmijëri. Që të zgjasë dorën drejt ndonjë lloji tjetër duhet të ketë një reklamë agresive dhe bindëse. Pavarësisht se ujërat tona kanë cilësi shumë të mira dhe janë të mira për një përdorim të përditshëm, nga dega pohojnë se, produkti bullgar është i shtrenjtë. Sepse afro 90% nga çmimi formohet nga paketimi, por jo nga puna e lirë. Kurse koncernet perëndimore e luftojnë konkurrencën me butile të reja më të lehta dhe kapak. Shpenzimet e transportit për eksport mbi 500 kilometra po kështu nuk janë rentabile. Prandaj biznesi bullgar qëllon në vendet e afërta si Greqia, Rumania, Mali i Zi, Shqipëria. Në vendet nga Lindja e Afërt prej kohe kanë shkelur gjigantët evropianoperëndimor. Kurse për tregon kinez, i cili zuri vendin e dytë pas Turqisë në eksportin bullgar jashtë Bashkimit Evropian, kyçi drejt konsumatorëve janë paketimet e vogla, por në sasi të mëdha

Kompanitë të cilat butilojnë ujin mineral tek ne, janë 15, ku 3 janë pronë e koncerneve evropiane. Ata kanë të drejtë të përdorin mezi 4% nga resursi, ku në të njëjtën kohë janë butiluar vetëm gjysma nga sasia e lejuar. Pikërisht ky fakt u bë shkak për ndryshime në Ligjin për ujërat. Ato parashikojnë në një burim të ketë më shumë se një koncesioner. Kështu tregu nuk do të monopolizohet dhe do tu jepet shans lojtarëve të rinj. Reagimi i mbrehtë nga ana e kompanive nuk u vonua-ata kërcënuan se do të syzojnë Komisionin Evropian. Firmat nuk e përdorin resursin, sepse nuk ka se kush të blejë kaq shumë ujë, komentojnë nga dega. Përveç kësaj, uji mban emrin e burimit dhe në qoftë se 10 kompani butilojnë prej një vendi, do të dallohen vetëm për nga etiketat. Në këtë mënyrë asnjë nga investuesit nuk do të investojë milionë për afirmimin e markës. Anasjelltas, biznesi kërkon që shteti të mos ti frikësojë investitorët, por të reklamoi ujërat minerale bullgare jashtë shtetit. Atëherë dhe burimet do të përdoren në mënyrë më efektive dhe tregtia e jashtme do të niset.

Në fillim të tranzicionit ky ishte një biznes i artë, i cili e shpërndante ujin në cisterne. Sot janë të nevojshme mjaft investime që të mbetesh në treg dhe të imponosh masën jashtë shtetit. Pavarësisht nga vështirësitë, uji mineral arrin deri tek Shtetet e Bashkuara, Malta, Qiproja, Kina, Moldavia, Libia.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

FMN parashikon një inflacion prej 2.8% në Bullgari për vitin 2024

Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..

botuar më 24-10-22 6.30.MD

Qeveria e përkohshme do të zbatojë ligjin dhe paga minimale bëhet 1077 leva (545 euro)

Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..

botuar më 24-10-21 10.08.PD

Pas përditësimit të të dhënave, PBB-ja e Bullgarisë për vitin 2023 po rritet

Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..

botuar më 24-10-18 1.41.MD