Megjithëse Bashkimi Evropian krenohet se është një territor i mundësive të barabarta, me tri valat e fundit të zgjerimit kjo ide filloi të duket si mit. Kufizimet për aksesin e lirë te tregu i punës për shtetasit e vendeve të reja anëtare janë vetëm një pjesë e problemit. Lëvizja e lirë e njerëzve nga vendet e treta jashtë BE-së vazhdon të jetë një prej padrejtësive kryesore të bashkimit – një fakt i dhimbshëm, sidomos në sfondin e konfliktit në Siri dhe rritjes së fluksit të refugjatëve.
Zgjerimi i BE-së që nga viti 2004 e këtej ishte markuar nga debati francez për të ashtuquajturin “hidraulik polak”. Ai paraqet frikën e vendeve-anëtare se mund të përmbyten nga shtetasit e dhjetë vendeve të reja. Të ngjashme ishin edhe qëndrimet në Britaninë e Madhe në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti lidhur me anulimin e periudhës së tranzicionit për akses te tregu i punës për rumunët dhe bullgarët.
“Fakti se shtetasit e BE-së nuk disponojnë të drejta të barabarta manifestohet më mirë me aderimin e vendeve të reja anëtare. Këto vende ndodhen në një periudhë tranzicioni, e cila mund të vazhdojë shumë kohë – deri më 7 vjet. I tillë ishte rasti lidhur me Bullgarinë dhe Rumaninë dhe disa vende si Franca përfituan maksimalisht nga ky opsion. Tani do të ndodhë të njëjtën gjë me Kroacinë” – parashikon për Radio Bullgarinë profesoresha e së drejtës Daniel Loshak, anëtare e lëvizjeve të ndryshme për luftimin e diskriminimit në Francë. Ajo ka marrë shtetasi franceze që një vit pas lindjes së vet bashkë me prindërit. I ati është refugjat nga Besarabia, kurse e ëma është izraelite nga Stambolli.
Para pak kohe prof. Loshak ishte në Sofje, që të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare “Evropa dhe shtetasit e saj: nga mobilizimet deri te zgjedhjet”. Sipas saj frika nga punonjësit rumunë dhe bullgarë është lidhur kryesisht me njerëzit me origjinë rome. Sipas fjalëve të saj: “Për ne njerëzit nga Rumania dhe Bullgaria janë romë”. Kuptohet që kjo nuk i përgjigjet realitetit” – thotë ajo. Tani, pas përfundimit të periudhës së tranzicionit teorikisht bullgarët dhe rumunët kanë akses të lirë te tregu i punës, por ai do të vazhdojë të jetë i vështirë, sidomos për romët. Ata do të ndeshen me një diskriminim të madh sa i përket emërimit të tyre në punë, megjithëse teorikisht ata janë mbrojtur nga Marrëveshja e Amsterdamit për mbrojtje kundër diskriminimit racial, parashikon Daniel Loshak.
Mirëpo shfaqjet më të dhimbshme të diskriminimit në BE duken më mirë në periudhën e krizës së refugjatëve, për shkak të konfliktit në Siri. Një pjesë e madhe e refugjatëve sirianë, përfshi këtu dhe ata, të cilët kanë marrë status humanitar ose refugjatësh në Bullgari, shpresojnë që pasi merren dokumentet e tyre të nisen për në Evropën Perëndimore – një plan, që mund të mbetet një ëndërr e parealizuar. Situata i bëri shumë prej tyre për t’u ndier si në kurth, kurse refugjatët sirianë në Sofje madje dolën për të protestuar.
“Problemi u përket jo vetëm refugjatëve sirianë. Mirëpo, për fat të keq premtimet në shumë prej kontratave të BE-së ishin harruar krejtësisht. Kjo filloi që pas atentateve në SHBA nga viti 2001. Direktivat, të cilat i përkasin strehimit, ishin rishikuar para pak kohe, por problemi i vërtetë fshihet në rregulloren e njohur Dublin II. Ajo është lidhur me vendin e paraqitjes së kërkesës për strehim dhe me urdhrin për rikthimin e refugjatëve, që kërkojnë strehim në vendin e parë të BE-së, ku kanë paraqitur kërkesën e tyre. Shumë shpesh për shkaqe gjeografike këto janë vende të njëjta – Greqia, Italia dhe kohët e fundit edhe Bullgaria.”
Greqia shumë shpesh kritikohet nga organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për qëndrimin e saj ndaj refugjatëve. Tani rasti përsëritet edhe sa i përket Bullgarisë. Mirëpo, sipas Daniel Loshakut diskriminimi ndaj refugjatëve fshihet që në vetë sistemin Shengen. Ai në fakt i vështirëson ata, që kërkojnë strehim, për t’u larguar nga vendi me avion dhe kështu ata janë detyruar për të nisur një udhëtim plot rreziqe drejt sigurimit dhe shpresës për një jetë më të mirë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Politikanët bullgarë uruan Donald Trump për zgjedhjen e tij si president i SHBA-së. Urime Donald Trump për fitoren zgjedhore, shkroi presidenti Rumen Radev në rrjetin social “X”. "Kam besim se dialogu ynë efektiv në nivelin më të lartë do të vazhdojë..
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..