Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtypni butonin “Like”, që të dashuroheni me Bullgarinë!

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Për fat të keq ne, bullgarët, nuk mund të paraqitemi në dritën më të mirë para botës. Prandaj nuk duhet të na befasojë faktin se duke dëgjuar emrin e Bullgarisë në rastin më të mirë të huajit e përfytyrojnë bregdetin tonë pranë Detit të Zi, vendpushimin Borovec, Manastirin e Rillës, kosin dhe futbollistin Hristo Stoiçkov. Siç duket fushatat sporadike të popullarizimit të Bullgarisë dhe kryesisht të turizmit të saj përtej kufirit nuk japin efektin e kërkuar. Edhe tani për shumë të huaj Bullgaria do të thotë korrupsion, romë, konsumim të tepërt alkooli në vendpushimet tona, ose “gjurmën bullgare” në atentatin kundër Papës. Mirëpo kjo nuk është Bullgaria dhe çështja është se si ta deklarojmë këtë para botës.

СнимкаPa dyshim pa institucionet e ngarkuara me këtë detyrë, e cila kërkon mjaftë fantazi. Duke filluar nga spotet e reklamës dhe duke u arritur deri tek projektet joadekuate për një logo të re, vendi ynë sikur nuk mund të dalë nga kurthi i imazhit, kurse burokracia dhe mungesa e transparencës e ndihmojnë këtë edhe më shumë. Mjafton që të rikujtojmë projektin e radhës për emblemën dhe sloganin e Bullgarisë para një viti, projekt ky që u rrëzua me skandal. Atëherë u bë provë për t’u zëvendësuar imazhi i diellit ose i trëndafilit, i cili mund të shihej në të gjitha broshurat e reklamës. Një ekip prej “krijuesish” sajoi figura të paqarta të stilizuara, të cilat duhej ta vinin theksin te shumëllojshmëria e përjetimeve turistike te ne. Për këtë qëllim u përvetësuan 1.4 mln leva (700 mijë euro) nga programi operativ “Zhvillimi regjional”. Për fat të keq këto mjete mund të përdoreshin për qëllime më të mira. Problemi është se te ne mungon një vizion unik për popullarizimin e Bullgarisë përtej kufirit. Bëhet fjalë jo vetëm për reklamën tonë turistike, por edhe për tërë imazhin e vendit. Por si ta prezantojmë Bullgarinë jashtë shtetit në një mënyrë moderne, pa shabllone dhe patos të tepërt. Përgjigjen e këtyre pyetjeve na jep një ekip prej dizajnerësh të rinj, të cilët banojnë që prej disa vitesh në Berlin dhe ia kanë kushtuar tërë energjinë e tyre krijuese kësaj detyre jo të lehtë. Rezultati është shumë optimist. Pa aspak përkrahje financiare nga shteti, projekti i tyre “Like Bulgaria” tërhoqi 3 mln konsumtarorë në internet nga të gjitha pikat e planetit dhe një pjesë e madhe prej tyre ishin tërhequr për kauzën e Bullgarisë.

СнимкаNikollaj Tonkov, Ollga Kovgan dhe Rumjana Aleksandrova janë duke përpunuar një logo të vendit, që e publikojnë në Facebook. Që kur e paraqitën atë për herë të parë, rrethi i vogël i gjelbër me emrin “BULGARIA” brenda tij grumbulloi kaq shumë fansa, se entuziastët morën vendim për të krijuar një sajt të veçantë kushtuar Bullgarisë. Në të paraqitin natyrën, historinë, kulturën dhe personalitetet e mëdha nëpërmjet kuadrove të vendeve të bukura, zakonisht pak të njohura, ose të krijuesve dhe sportistëve tanë të njohur. Fotografitë në fjalë zakonisht janë shoqëruar me ndonjë tekst origjinal, për shembull “The Real Lord Of The Ring” (kushtuar kampionit tonë olimpik në gjimnastikën artistike Jordan Jovçev) etj. Butoni “Like” pranë tyre siguron përhapjen në masë të mesazheve në fjalë në rrjet, duke arritur deri në këndet më të largëta të planetit. Kështu njerëzit pasi dëgjojnë emrin e Bullgarisë do të përfytyrojnë diçka pozitive, do ta pëlqejnë vendin tonë dhe do të planifikojnë pushimet e tyre të ardhshme” – thotë Rumjana Aleksandrova dhe shton:

Снимка“Duam të tregojmë jo vetëm gjërat, me të cilat zakonisht reklamohet Bullgaria, por edhe turizmin tonë kulturor, traditat dhe alternativat e shumta për ushtrimin e sportit, sepse në reklamën tonë tradicionale ka shumë të meta. Qëllimi ynë është që të gjithë të kuptojnë se në Bullgari mund të shijojnë jo vetëm sallatën tradicionale “Shopska”, rakinë dhe detin. Thënë me fjalë të tjera përpiqemi ta paraqitim Bullgarinë si një vend modern.”

СнимкаSiç duket vullnetarët e projektit “Like Bulgaria” po ecin në rrugën e drejt të përmirësimit të vizionit tonë, kurse institucionet shtetërore, të cilat janë angazhuar me këtë detyrë, ka se çfarë të mësojnë, ose të paktën mund t’i përkrahin këta entuziastë. Kështu, përveç me paketat “all inclusive”, alkoolin e lirë dhe të ashtuquajturat “bar crawling”, që organizohen kundrejt një shume tepër modeste, Bullgaria mund të lavdërohet më në fund edhe për historinë e saj mijëvjeçare, natyrën e bukur dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm ndaj kulturës evropiane.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tren turistik me vagonë retro do të udhëtojë në linjën e binareve të ngushta në korrik

Një tren special me vagonë ​​retro do të udhëtojë çdo të shtunë dhe të diele gjatë korrikut në një itinerar nga stacioni Septemvri deri në stacionet Velingrad dhe Cvetino dhe në drejtim të kundërt me rastin e Festave të 51-ta Kulturore të Velingradit...

botuar më 24-07-02 3.52.MD

Cila është shija e Bullgarisë - kuzhina si pjesë e kartës sonë turistike

Byreku (banica) dhe Sallata jonë“Shopska” kanë qenë më shumë se një herë në pozitat kryesore të renditjeve gastronomike botërore. Por kuzhina kombëtare bullgare nuk përbëhet vetëm nga këto dy gjellë, qebapët , patatet e skuqura me djathë..

botuar më 24-06-30 10.05.PD
facebook.com/kreposttamogilitsa

Një pamje e re magjike drejt shpateve të Rodopeve Perëndimore

Në kulmin e verës, ne kërkojmë freski në male, dhe muajt korrik dhe gusht janë më të ngarkuarit për hotelet dhe vendet e akomodimit përgjatë rrjedhës së sipërme të Ardës. Një pamje e re panoramike do të tërheqë pushuesit përgjatë shtigjeve të Rodopeve..

botuar më 24-06-29 8.30.PD