Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Profesori doktor Antonij Gëllëbov për të ardhmen e Evropës

Foto: BGNES

Më 25 maj do të zhvillohen zgjedhje për Parlamentin Evropian. Bullgaria do të zgjedh 17 nga përgjithësisht 751 anëtarë të Parlamentit Evropian. Ata do të përcaktojnë drejtimin e politikës evropiane për 5 vjetët e ardhshme. Por dhe më e ndryshmja kësaj radhe –kryetari i Evrokomisionit të ardhshëm-figura më e rëndësishme në të ashtuquajturën qeveri të Bashkimit Evropian. Me fjalë të tjera do të ketë betejë për të ardhmen e Evropës. Çfarë tendencash dhe pritje ka në sfondin e populizmit të forcuar në kontinentin e vjetër? Për Radio Bullgarinë temën e komenton politologu profesor doktor Antonij Gëllëbov. Ai është shef i ekipit-autor i variantit bullgar të onllajn-testit për zgjedhjet: EUvox 2014/www.euvox.eu/bg/. Ueb-platforma i ndihmon qytetarët nga i gjithë Bashkimit Evropian të përcaktojnë me përgjigjet e veta mbi pyetësorin se cila parti u është më e afërt, duke i krahasuar pikëpamjet e veta mbi politikat e ndryshme me pozitat e partive bazë dhe të koalicioneve nga spektri politik.

“Në perspektivë një farë forcash do të luftojnë për Evropën, kurse të tjera për vend në vendet e tyre personale. Kjo e ndan më dysh vëmendjen –vuri në dukje ai. Natyrisht që ekziston dëgjueshmëri për nacionalpopulizmin, për këtë tip të folur radikal për vendime të shpejta dhe të lehta të problemeve të ndërlikuara. Kjo do të thotë se, në parim ka lidhje të shkëputura , mungon besimi, ka zbrazëtira të mëdha në dialogun midis qytetarëve dhe politikanëve. Faj i cili pa dyshim që do të durohet në zgjedhje. Çështja e madhe është zgjedhësit bullgar të mund të kuptojnë se, nuk votojnë se kush të shkojë në Bruksel, por në çfarë drejtimi do të zhvillohet Evropa, me fjalë të tjera Bullgaria. Profanizimi i këtyre zgjedhjeve është një pjesë nga e ashtuquajtura strategji e “butë” të të folurit anti-Bashkimit Evropian. Ajo nuk guxon të dalë në konfrontim me modelin evropian drejtpërdrejtë, por mundohet ta bëjë këtë dhe e shkatërron nga poshtë.”

Cilat janë drejtimet e zhvillimit të Evropës?

“Evropa është forca më e madhe botërore. Sa herë e them, kaq herë ndeshem me një moskuptim. E parë në mënyrë objektive, aktualisht ekonomia e 28 vendeve anëtare është më e fuqishmja në botë. Ajo është shumë më e fuqishme nga kjo e Shteteve të Bashkuara, të mos të flasim për Kinën dhe për qendrat e tjera të ndikimit. Çështja është nëse Bashkimi Evropian do të punojë bashkë , a do të zgjerojë përfshirjen e bashkëveprimit të vet dhe të kooperimit. Ose do të mbetet në gjendjen e lidhjeve të mira midis vendeve-anëtare, tërheqëse vetëm me sistemin e vet të sigurimit dhe të fitimeve. Problemi i madh është se nuk punojmë bashkë në Bashkimin Evropian, se ky gjigant i madh prodhon shumë pak në bashkëpunim midis anëtarëve të tij. Prodhuesit e mëdhenj nga Bashkimi Evropian preferojnë të eksportojnë prodhimet e veta në vende të treta. Në këtë kohë prodhuesit e mëdhenj për Bashkimin Evropian preferojnë të hyjnë në tregun e Evropës. Kurse rritja minimale e ndikimit midis vendeve në Bashkimin Evropian, të cilat prodhojnë të njëjtën gjë ose bashkërisht, të cilët kooperohen në përdorimin e resurseve , përfshi dhe energjetike, do të ndikojë mbi efikasitetin e Bashkimit të mirëqenies më të mirë të qytetarëve. Ky faktikisht është një potencial i madh i pashfrytëzuar dhe varet vetëm nga fakti se drejt ku po ecën Evropa. Një problem është dhe propaganda për rrezikun që Evropa të kthehet në një mbështetës. Kjo nuk është serioze. I gjithë buxheti evropian është nën 5% nga Produkti i Brendshëm Bruto i 28 vendeve. Me fjalë të tjera, që të mund të ketë një federatë realisht të fortë, ajo duhet të ketë një buxhet për mbi 35-40% nga Produkti i Brendshëm Bruto. As frikësimet se, Bashkimi Evropian do të bëhet një mbështetës, një perandori moderne më kryeqytet Brukseli, as e kundërta se, në Bashkimin Evropian gjithmonë shtetet më të mëdha do të marrin vendimet, i përgjigjen së vërtetës. E vërteta është se, qytetarët evropian duhet të deklarojnë se në çfarë drejtimi duan të zhvillohet projekti tonë i përbashkët.”

Si mund ti përgjigjeni pohimit se shtetet nga Bashkimi Evropian zhvillohen në shpejtësi të ndryshme:e parë, e dytë dhe bile e tretë?

“Nuk ka shpejtësi. Ky është një përfytyrim krejt i gabuar. Ka vetëm shkallë të integritetit, iniciativë. Mbi çfarë iniciativash Bullgaria deklaroi interesat e veta personale? Sa herë tha se çfarë përkrah ose jo, ku qëndron? Kur një vend nuk mund të tregoj se me kë është, çfarë mundet dhe çfarë do që të arrijë, ai në themel vetizolohet. Problemi nuk është në shpejtësitë e ndryshme të zhvillimit, por në shkallën e ndryshme të integritetit dhe të iniciativës. Kjo nuk varet nga shtetet e ndryshme në Bashkimin Evropian, por nga vet ne, bullgarët.”

Por tensioni në Ukrainë a do të ndikojë mbi të ardhmen e Bashkimit Evropian?

“Ka një tregues shumë të qartë për këtë. Gjatë 10 vjetëve të fundit në Bashkimin Evropian flitet për një politikë të përbashkët energjetike, pa u harruar se, ka interesa të mëdha dhe nuk janë gati të ndërrojnë drejtimin. Gjatë 3 javëve të fundit, rreziku sistematik i cili u shfaq nga verilindja nga Evropa, me siguri çoi deri në lëvizjen dhe riorientimin e prioriteteve. Dhe Evropa tregoi se. Është në gjendje shumë shpejt të vlerësoj këtë, kundra së cilës drejtohet dhe të mund të reagoj efektivisht.”

Përgatiti në shqop: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani, me një pjesëmarrje prej mbi 52%, kandidati i pavarur Calin Georgescu, i cili nuk ishte në..

botuar më 24-11-30 8.30.PD

Dështimi i gjashtë i deputetëve në përpjekjen e tyre për të zgjedhur një kryetar

Deputetët bullgarë dëshmuan në praktikë thënien se nëse përsëritet e njëjta gjë, nuk mund të pritet një rezultat tjetër. Sot ata u mblodhën në sallën plenare për provën e gjashtë për të zgjedhur kryetar i Kuvendit Popullor, e cila sërish rezultoi e..

botuar më 24-11-27 3.47.MD
 Радмила Шекеринска

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga Maqedonia e Veriut si zëvendëssekretare të përgjithshme të Aleancës. "Jam i lumtur të njoftoj emërimin e..

botuar më 24-11-23 9.30.PD