Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veliko Tërnovo – qyteti më i vizituar në Bullgari

БНР Новини
Foto: Veneta Nikollova

Më se një milion turistë e vizituan qytetin Veliko Tërnovo gjatë vitit të kaluar. Kështu kryeqyteti i vjetër i Bullgarisë u radhit në vendin e parë të klasifikimit të qyteteve më të vizituara bullgare. Përveç kësaj ndryshe nga pjesa e madhe e qendrave turistike, të cilët gjatë dimrit bien në letargji, këtu mbretëron një gjallërim gjatë tërë vitit, ndërsa jeta kulturore valon pa u ndërpre. Ekspozita, festivale, shfaqje teatrore, konferenca ndërkombëtare, tubime rinore në të hapur – aktivitetet e llojllojshme nuk kanë fund e krye. Të mos flasim për turistët, të cilët mezi arrijnë të shikojnë të paktën një pjesë të vogël të fenomeneve kulturore dhe historike të qytetit.

СнимкаPrandaj shumica prej tyre rikthehen prapë e prapë për gëzim të hotelierëve, agjencive turistike e kështu me radhë. Verën në pjesën e vjetër të qytetit pothuajse nuk dëgjohet bullgarishten, ndërsa gjatë kohës së festave të mëdha ose takimeve ndërkombëtare pothuajse nuk ka vende të lira në hotelet. Ja përse miqtë bëjnë rezervacione në qytetet fqinje. Mirëpo, që të ndjesh frymën e kryeqytetit të vjetër të Bullgarisë, më mirë është të qëndrosh për një kohë më të gjatë. I paharrueshëm mbetet kujtimi nga shëtitja nëpër rrugën “Gurko” – një nga vendet emblematike të qytetit Veliko Tërnovo me shtëpitë e vjetra të ngjitura me njëra tjetrën. Mbresa të thella lë edhe pamja drejt qytetit, shtëpitë e ndërtuara shkallë-shkallë duken si një amfiteatri mbi lumin Jantra. Të paktën gjysmë dite nevojitet njeriu, që të rrethojë Çarshinë e quajtur Samovodska me punishtet tërheqëse të zanatçinjve dhe me dyqanet plot suvenire. Në kafenetë ofrojnë kafe në rërë, kadaif, llokum, revani, bakllava. Patjetër duhet të vizitohen edhe muzetë – etnografik, historik dhe patjetër burgun, në të cilin u torturuan kryengritësve nga robëruesit turq. Këtu ngre shtat edhe godina e Kuvendit të Parë Popullor të Bullgarisë...

СнимкаNjë nga kuriozitetet e qytetit është Muzeu i Figurave prej Dylli, që u hap vjet. Në të si të gjallë duken pushtetarët mesjetarë të Mbretërisë së Dytë Bullgare (vitet 1185 – 1396), bujarë, zanatçinj, njerëz të zakonshëm. Mirëpo, përshtypje më të thellë bën kodrina Carevec me kështjellën mesjetare, e zbukuruar si një kurorë mbretërore nga godina e Patrikanës. Ky vend simbolik jo vetëm për qytetin Tërnovo, por edhe për mbarë Bullgarinë, shpesh herë bëhet skenë e shfaqjes fantastike “Tinguj dhe dritë”. Atëherë kodrina historike lahet nën tufën e rrezeve ngjyra-ngjyra të projektorëve dhe oshtin nga tingujt e kumbueshëm. Krijohet përshtypja se sikur kjo kodrinë zgjohet nga gjymi shekullor, që të përjetojë prapë lavdinë e dikurshme.

СнимкаEdhe të mendojë njeriu, se e njoh qytetin, gjithnjë mbetet i habitur nga diçka e re, e paparë. Ky vendbanim i moçëm ka çfarë t’u ofrojë mijëra vizituesve – kishat e shumta, të cilat kurrsesi nuk mund të shihen brenda një dite, fenomenet kulturore dhe monumentet historike. Ndër atraksionet e qytetit është treni, i cili vozit turistët nëpër të gjitha kuriozitetet dhe e çon deri te rrezet e kodrinës Carevec. Miqtë e kryeqytetit të vjetër mund të vizitojnë edhe rrënojat e qytetit të lashtë romak Nikopolis ad Istrum, që ndodhen nja 25 kilometra larg.

СнимкаTurizmi kulturor është ndër prioritetet e administratës vendëse, e cila gjatë vitit të kaluar investoi afro 7 milion leva për përmirësimin e infrastrukturës turistike. Shumica e mjeteve u siguruan nga programi operativ “Zhvillimi rajonal” nëpërmjet projekteve të ndryshme. Ambicia e bashkisë dhe e banorëve të njërit prej qyteteve më të bukura të Bullgarisë, është që ai të zgjidhet kryeqytet evropian i kulturës për vitin 2019. Nuk do të jetë e tepruar, në se do të themi, se edhe tani qyteti Tërnovo është kryeqytet kulturor. Që nga viti 2003 këtu organizohet Ekspozita Ndërkombëtare “Turizmi kulturor”. Shefi i agjencisë bashkiake turistike “Carevgrad Tërnov” Cvetomir Bojaxhiev është i bindur, se pikërisht Tërnovo duhet të bëhet kryeqytet evropian i kulturës në vitin 2019. Ja se si ai e arsyeton këtë: “Kemi sedrën, se jemi të denjë për këtë nder. Disponojmë potencialin njerëzor, dituritë, entuziazmin, përvojën. Të rinjtë e qytetit dëshirojnë të realizojnë projekte të reja, nëpërmjet të cilëve të prezantojnë trashëgiminë tonë kulturore. Gjatë periudhës së ardhshme programore do të lëshohen mjete për zbulimin jo vetëm të objekteve të reja arkeologjike, por edhe për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.”

Njeri prej projekteve parashikon krijimin e një rruge përgjatë bregut të rrjedhjes së lumit Jantra. Parashikohet edhe formimi i një plazhi lumor dhe rregullimi i një parku. Ka ide, që nëpër lumin Jantra të lëshohen edhe ena lundruese për shëtitje.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Veneta Nikollova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Shoqata Bullgaro-Kineze - Smoljan

Fshati i Rodopeve Momçillovci tërheq turistë nga Kina përgjatë Rrugës së Qumështit

Momçillovci , Rodopet , Pamporovo dhe rrethi i Smoljanit ishin të pranishëm me një stendë në një ekspozitë turistike këtë vjeshtë në Ningbo, Kinë. Para BTA, Momçill Karaivanov, përfaqësues i shoqërisë bullgaro-kineze "Miqtë e Kinës" në Smoljan vuri në..

botuar më 24-11-18 10.08.PD

Estetikë urbane dhe jetesë e lidhur me detin - jeta në qytetin antik Anhiallo, Pomorie e sotme

Vendet turistike përgjatë bregdetit bullgar të Detit të Zi mund të ndahen në dy kategori - moderne, të shquara për rrugët e tyre të zhurmshme dhe shumëngjyrëshe dhe në kategorinë e dytë janë qytetet-port dinjitoze, me një histori shekullore, përmes të..

botuar më 24-11-15 7.35.PD

Veliko Tërnovo - një qytet i lashtë dhe i ri

Veliko Tërnovo është qyteti me pamjet më kulturore dhe historike në Bullgari. Nuk ka njeri në vendin tonë që nuk emocionohet kur hyn në Kryeqytetin e Vjetër të Bullgarisë, ndërsa të huajt mahniten nga arkitektura, shpirti i ruajtur dhe tiparet e..

botuar më 24-11-14 7.30.PD