Damask – Turqi – qendra për refugjatët në Elhovo – qendra e refugjatëve në lagjen Ovça kupel në Sofje, pastaj Osikovo në malin Rodope. Osikova – fshati i fundit para fshatit Ribnovo që pas kthesave të shumta rruga mbaron. Rruga e Omarit – ëmbëltor, Jusefit – rrobaqepës, Rafi – punëtor dhe e familjeve të tyre është shumë e gjatë. Rruga nga tmerri i luftës drejt së ardhmes në të cilën besojnë.
“Keni ardhur në Parajsën e Tokës, vetëm se Adami dhe Eva e hëngrën mollën” iu drejtohet Kadriu tre burrave nga Siria në kohën e bisedës sonë. Ai e njoh tolerancën. Por e njoh edhe dhimbjen e realitetit vendas që e shëron me ndjenjën e tij të hollë humori dhe vet ironi. Ata janë drejtuar te Perëndimi – Gjermania, Danimarka, Finlanda – nuk ka rëndësi. Jetojnë me mendimin se do të shkojnë atje ku ka mundësi, atje kur ka punë për ta.
“Këtu edhe për ju nuk ka, ju jeni papunë dhe jeni të varfër, a të ju marrim punën ne?” Iu drejtohet Omari burrave të mbledhur të fshatit. Dhe vazhdon: “Në Damask isha ushta – ëmbëltor. Gruaja ime ishte mësuese. Kisha banesë, veturë, para. Tani jetoj me turpin se nuk mund t’ia ofroj të ardhme vajzës sime. Vajza ime Natali është 9 vjeçe.”
Babai i Moaazit dhe katërvjeçares Maram – Rafi është palestinez edhe në Siri ka jetuar në kamp për refugjatë. Tani së bashku me familjen e tij është vendosur në një ndërtesë të vogël pranë xhamisë. Jusefi dhe guraja e tij jetojnë tek Mustafa. Ai dhe bashkëshortja e tij jo vetëm u kanë dhënë strehë por i ndihmojnë që të gjejnë punë të përkohshme me para dhe ushqim.
I bëj pyetje Mustafës çfarë mund të shtyjë njeriu që të pranojnë në shtëpinë e vet një familje të panjohur nga aq larg, ndërsa ai më shikon me moskuptim. “Si çfarë? Të mijat janë larg. Punojnë jashtë shtetit. Edhe ata janë fëmijët e dikujt, edhe ata janë larg. Unë e di çfarë është që të jesh larg, sa vështirë është.” Dhe kujdeset për ta. Ndërsa gruaja e Jusefit nuk ndahet nga gruaja e tij. “Merremi vesh”, thotë Mustafa. “Jusefi na tregon për Sirinë. Pamë fotografi të shtëpisë së tij të shkatërruar, tani familja e tij është pa shtëpi. Një natë gatuajmë gjellë bullgare, një natë – siriane.” Ata të gjithë jetojnë së bashku.
Kur kupton nga televizioni për krizën me refugjatët në fund të vitit të kaluar, hoxha i fshatit Xhevdet lidhet me myftiun e Sofjes dhe thotë se do që të ndihmojë. Disa prej banorëve vendas kanë kundërshtuar që shkolla që nuk përdoret të kthehet në qendër për refugjatët, por në oborrin e xhamisë ka një shtëpizë boshe dhe në të mund të vendoset një familje. Por në fillim të vitit tre familje nga qendra e refugjatëve në lagjen Ovça kupel në Sofje te familje marrin statusin humanitar dhe duhet të largohen nga qendra. Dhe kërkojnë ndihmë nga myftiu i Sofjes. Ai lidhet me hoxhën Xhevdet. Dhe kështu dy familje nga Osikovo – ajo e Mustafës dhe e doktorit të fshatit pranojnë nga një familje, ndërsa familja e tretë vendoset në shtëpizën në oborrin e xhamisë.
Refugjatët sirianë kanë gjetur kuptim dhe mikpritje në fshatin e Rodopëve, por duan që të vazhdojnë rrugën e vet. Ndërsa Evropa i ka mbyllur dyert dhe kërkon viza edhe për refugjatët me status humanitar. Statusi i ëndërruar i refugjatit marrin pak, ndërsa pikërisht ky status u jep refugjatëve po thuaj të njëjtat të drejta siç kanë shtetasit bullgarë përfshi edhe mundësinë që të udhëtojnë dhe të punojnë jashtë shtetit. Vendasit tregojnë se mund t’u ndihmojnë familjeve siriane të kalojnë në Greqi përmes malit, por kanë frikë se grekët do t’i ndalojnë dhe për ta do të bëhet më keq.
Refugjatët nuk duan të flasin për Sirinë dhe të tregojnë për tmerrin e luftës. Siç nuk duan që biseda të nxirohet dhe ata të fotografohen. Të afërmit e tyre kanë mbetur në Siri dhe nuk duan që t’i vënë në rrezik, nëse pushteti i shoh fotografitë e tyre. Pas bisedës Omari na fton në shtëpi në shtëpinë e tij të përkohshme në malin Rodope. Dhe kërkon falje se është shumë ngushtë dhe mobilimi është i varfër. “Shumë probleme keni në vendin tuaj. Por gjëja më e mrekullueshme janë njerëzit. Dhe ne gjithnjë do t’u jemi mirënjohës”, thotë Omari. Pastaj burri me syza dhe shall ngrihet dhe shkon që të lutet në xhami. Për të ardhmen, siç thotë ai prej kohe nuk e shoh të afër. E vetmja gjë për të cilën nuk harron çdo ditë se u është mirënjohës këta njerëz të varfër që i kanë kapur shtëpitë e veta për ta.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: Denica Kamenova
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Pak ditë më parë në Bllagoevgrad u pikturua një grafiti-mural shumëngjyrësh i krijuar në lidhje me 20-vjetorin e anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Vepra e artit të rrugës u realizua me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bullgarisë,..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën Prokopij i Varnës”, me takime çdo mbrëmje në orën 17.00. Një vëmendje e veçantë i kushtohet..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..