Piktorja Tanja Ivanova nga qyteti i Nova Zagorës i është kushtuar një pune specifike. Ajo end goblenë dhe panele prej leshi dhe pikturon mbi mëndafsh dhe materie të ndryshme. Lule të bukura, ikona dhe imazhe të tjera të mrekullueshme lindin në saje të dorës së saj.
Piktorja 34 vjeçare ka mbaruar Gjimnazin e Arteve Figurative në Sliven në vitin 1997. Që nga atëherë ka 11 pjesëmarrje në ekspozita në vend, ekspozita më vete, ose bashkë me piktorë të tjerë. Goblenët e saj kënaqin syrin e shumë bullgarëve, që banojnë jashtë. Në qytetin Batak para pak kohe ajo zhvilloi një ekspozitë më vete prej qëndisjeve bullgare, të pikturuara mbi mëndafsh. Në fakt, siç vetë Tanja Ivanova thotë, goblenët qëndisen në një stinë të veçantë, kurse gjatë stinëve të tjera mund të pikturohet mbi tekstil. Piktorja i end goblenët në vegjën e qilimave, ku endet vertikalisht dhe vetëm me gishtërinj, në dallim të disa vegjëve të tjera, të cilat janë me pedale dhe pothuaj nuk punohet me dorë.
“Punoj në vegjë kryesisht gjatë dimrit, sepse verën është shumë e nxehtë dhe leshi laget – thotë Tanja. – Pa dyshim dimri është stina e endjes, kurse pranverën dhe verën zakonisht pikturoj shalle. Nuk mund të punosh në vegjë edhe në qoftë se moti është i lagët, kurse këtu, në Nova Zagora, shumë shpesh kemi mot të tillë dhe me mjegulla. Ka ditë, gjatë të cilave ulem në vegjë dhe punoj, por ka dhe ditë të tilla, kur nuk kam frymëzim.” Ajo thotë se shumë shpesh preferon vetminë e natës, kur imazhet dhe idetë lindin më lehtë.
“Nganjëherë duhet të rikrijoj një pikturë, ose ndonjë ikonë në goblen. Kam ikona të tilla, të cilat janë endur sipas një skeme të veçantë. Njëra është “Lutja e Krishtit”, tjetra është e Shën Dhimitrit. Megjithëse endja sipas skemës është më e lehtë, unë preferoj të krijoj modele, ose projekte të veta mbi ndonjë temë. Preferoj të punoj me materiale të ndryshme.”
Me kërkesë të një bullgareje, e cila banon jashtë, Tanja Ivanova pikturoi para pak kohe një ikonë të çudibërësit Shën Joan i Rillës, mbrojtësi i bullgarëve. “Endja e kësaj ikone ishte shumë e vështirë, më kushtoi tre muaj, kurse me leshin duhej të isha shumë e kujdesshme – edhe sa i përket ngjyrës, edhe sa i përket trashësisë së saj”, thotë Tanja Ivanova. Sa për shallet e pikturuara mbi materien e tekstilit, kohët e fundit krijuesja pikturon mbi shifon.
Vitin e kaluar Tanja Ivanova fitoi çmimin “Mbrojtësi i traditave” të Asociacionit për Zhvillimin e Arteve dhe Zanateve. Edhe publiku, edhe juria votuan për të dhe kjo e detyron piktoren jo vetëm të vazhdojë punën e saj krijuese, por edhe t’i mësojë më të rinjtë, të cilët gjithashtu janë frymëzuar nga bukuria e ngjyrave dhe imazheve.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: arkiv personal
Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..
Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..
Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë". "Këtë vit duam..
Festivali Ndërkombëtar i Kinemasë Etnografike “OKO” do të mbahet në Sofje nga data 8 deri më 15 nëntor. Forumi realizohet me mbështetjen e Qendrës Kombëtare..