Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kuriozitete ekologjike

БНР Новини
3
Lëshimi i shqiponjës së vogël mbretërore me emrin Krallço.
Foto: Organizata “Ballkani i Gjelbër”

Anëtarët e Parlamentit Evropian mbështesin parimisht në shumicë absolute, një projekt-ligj që detyron të gjitha kompanitë e prodhimit të telefonave inteligjentë që të përdorin një karikues universal. Sipas projekt-ligjit, duke filluar nga viti 2017 të gjithë telefonat që do të shiten brenda hapësirës së BE-ja do të kenë një karikues të unifikuar, pa qenë nevoja që për një telefon të caktuar të gjesh modelin e caktuar të karikuesit, të imponuar nga kompania prodhuese e tij. Kjo ide i përket ish-ministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë Solomon Pasi. Argumenti i tij ishte se çdo vit hidhen 50 mijë tona mbeturina elektronike prej të cilave emetohen 13 tona emisione të dyoksidit të karbonit.

Sipas një sondazhi të cituar në gazetën “Independent”, deri në fund të këtij shekulli Toka do të rrezikohet me sasi të tepërta të dyoksidit të karbonit. Është parashikuar se deri në vitin 2100 temperatura e globit do të rritet me 4 gradë Celsius. Kjo do të jetë pika kritike kur bimësia nuk do të jetë e aftë për të absorbuar më dyoksidin e karbonit, paralajmërojnë shkencëtarët. Ja pse duhet të ruajmë zonat e gjelbra dhe të mos hedhim më shumë beton.

Në Parlamentin Bullgar një burrë i panjohur me maskën e Spajdërmenit lëshoi në ajër flutura ekzotike. Skena befasoi jo vetëm deputetët dhe gazetarët, por edhe rojën. Shumica e fluturave janë kapur dhe janë dorëzuar në Muzeun e Shkencave Natyrore në Sofje. Sipas ekspertit Stojan Beshkov fluturat janë importuar nga jashtë.

Fiks më 1 prill kur në Bullgari shënohet Dita e Shakasë, veterinarët e Qendrës Urgjente të kafshëve të egra të Organizatës “Ballkani i Gjelbër” në qytetin Stara Zagora lëshuan në liri shqiponjën e vogël mbretërore me emrin Krallço. Mos mendoni se kjo ishte shaka. Para dy muajsh shqiponja u dërgua në Qendrën, pasi ishte plagosur nga gjuetarët pa leje.

U mbyll Edicioni i sivjetshëm i Konkursit për fotografët dhe klipet të fushatës “Një kokërr dashurie” kushtuar shpendëve të dimrit. Ja dhe fotografitë e dalluara:

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD