Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Niset “Marshimi i librave”

БНР Новини
Foto: BGNES

Në Bullgari gjatë muajit prill niset “Marshimi i librave”. Asociacioni “Libri bullgar” ka marrë përsipër nismën të nxisë tek më të vegjlit dëshirën për t’u lexuar. Nisma do të pushtojë zemrat e fëmijëve të cilët do të kenë mundësinë të transferohen në botën magjike të përrallave.

“Kjo nismë ka të bëjë me dy datat – 2 prillin që është Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë dhe me 23 prillin që është Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të Drejtave të Autorit – thotë z. Veselin Todorov, kryetar i Bordit Themelues të Asociacionit “Libri bullgar”. – Nisma u bë traditë. Gjatë hapjes së aktivitetit në Bibliotekën e Kryeqytetit kryebashkiakja znj. Jordanka Fandëkova zakonisht lexon para fëmijëve. Shumë personalitete të shquara na përkrahin, mes tyre ka shkrimtarë bashkëkohorë, artistë, sportistë dhe politikanë. Ata takohen me të vegjlit në shkolla, kopshte fëmijësh dhe në shumë biblioteka në të gjithë Bullgarinë, ku lexojnë librat e preferuar të fëmijëve. Takimet quhen “marshim i leximit” dhe organizohen nën kujdesin e Asociacionit të Informacioneve për Bibliotekat. Shkrimtarët promovojnë veprat e tyre të fundit. Sivjet kemi organizuar në aktivitet në Sofje ku do të përfshihen 9 libraritë më të mëdha të kryeqytetit. Ideja është që pjesëmarrësit të shkojnë në këto librari dhe të mbledhin vulë dhe pas kësaj do të shpërblehen me libra për fëmijë. Më 12 dhe 13 prill do të hapen dy stenda në Kopshtin e Borisit në qendër të Sofjes ku do të organizohet leximi nën qiell të hapur. Po ashtu do të mbahet konkursi i librit të preferuar për fëmijët, në të cilin konkurs ne bashkëpunojmë me Fondacionin “Librat për fëmijë”. Ky konkurs zhvillohet online. Juria prej fëmijëve voton për librin e tyre të preferuar. Më 30 prill rezultatet do të nxirren në pah.”

Sivjet të vegjlit do të udhëtojnë me tramvajin retro të letërsisë, itinerari i të cilit do të kalojë qendrën e kryeqytetit. Në të udhëtarët e vegjël do të takohen me shkrimtarët bashkëkohorë bullgarë, dhe po ashtu me disa personalitete të famshme dhe do të dëgjojnë përrallat e tyre të preferuara. Më 23 prill Asociacioni “Libri bullgar” do të shpërndajë dekoratën “Kalorësi i librit” mes gazetarëve të cilët kanë kontribuuar në popullarizimin e librave.

A lexon bullgari?

Sipas të dhënave të asociacionit vjet janë botuar 6 mijë libra. Gjatë 2013-ës bullgarët kanë shpenzuar për libra rreth 77.5 euro që është me 2% më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm. Megjithatë, jemi prapa Evropës sipas këtij treguesi. Mesatarisht evropiani blen 11-12 libra në vit, kurse bullgari – dy e gjysmë. Për mendimin e z. Veselin Todorov është gabim të mendohet se njerëzit lexojnë vetëm tituj të përkthyer. Dy e treta e librave të botuar në Bullgari është e autorëve bullgarë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nedisllav Peev

Një djalë me autizëm hap galerinë e tij në Dobriç

Artisti i ri i talentuar Nedisllav Peev, i diagnostikuar me 90% autizëm, tani ka hapur galerinë e tij në Dobriç. Falë përpjekjeve të vazhdueshme të nënës së tij, Kamelija Todorova, djali tashmë figuron si “piktor” në Agjencinë e Regjistrimit –..

botuar më 25-03-01 7.05.PD

Interesi për të mësuar bullgarisht është në rritje në Edrene

Në Shkollën Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin kufitar të Edrenesë mësojnë 55 fëmijë. Shkolla u hap në vitin 2017 pranë Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë. Në një vit shkollor, fëmijët atje kanë 120 orë mësimore të gjuhës bullgare. Emigrantët që..

botuar më 25-02-25 9.37.PD
Foto: Facebook / Muzeu

Muzeu “Veliki Presllav” prezanton Rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari

Me rastin e festës së Shën Kirilit, Muzeu Arkeologjik "Veliki Presllav" prezanton ekspozitën "Në rrugën e nxënësve".  Ekspozita kushtuar krijuesve të alfabetit sllavo-bullgar tregon rrugën e Kirilit dhe Metodit në Bullgari, si pjesë e Rrugës Kulturore..

botuar më 25-02-14 10.41.PD