Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sesilija Atias: “Zbulova një vend të mrekullueshëm, trashëgimtar të shumë qytetërimeve”

БНР Новини
Shtatë vjet pas çlirimit të “pengjeve bullgare”, Sesilija Atias përsëri u takua me infermieret bullgare.
Foto: BGNES

Para shtatë vitesh, kryeministri bullgar Sergej Stanishev e quajti çlirimin e infermiereve bullgare, të akuzuara pa drejtë në Libi, suksesin më të madh të diplomacisë bullgare për 20 vitet e fundit. Ministri i atëhershëm i punëve të jashtme Ivajllo Kallfin zbuloi, se problemi u zgjidh në sajë të strategjisë së Britanisë së Madhe. Ai dalloi edhe rolin kryesor të BE-së në bisedimet e vështira me regjimin libian dhe i falënderoi Francës për ndërmjetësinë. Mirëpo, është pak e diskutueshme, a ka bazë diplomacia bullgare të flasë për kontribut në zgjidhjen e kësaj agonie, që vazhdoi tetë vjet e gjysmë. Ndoshta është herët të mësojmë çfarë ishte ndarja e roleve në këtë lojë të ndërlikuar ndërkombëtare me politikanin libian Muamar Kadafi. Mirëpo, për pesë bullgaret e çliruara dhe për mjekun palestinez zgjidhja e problemit lidhet me emrin e zonjës Sesilija Sarkozi, aktualisht me familjen Atias. “Emri Sesilia për mua do të thotë liri” – deklaroi në konferencën e shtypit në Radion Kombëtare Bullgare Kristijana Vëllçeva. Ndër të tjerët kjo infermiere bullgare u tregua nga regjimi i Kadafisë si iniciatore e skenarit të tmerrshëm për ngjitjen me qellim me virusin e SIDA-së të më se 400 fëmijëve libianë në spitalin e qytetin Bengazi.

Sesilija Atias ishte ajo, e cila zhvillonte në Libi fazën e fundit të bisedimeve me liderin Kadafi për çlirimin e infermiereve bullgare dhe mjekut palestinez. Shtatë vjet pas çlirimit të të ashtuquajturve prej saj “pengje bullgare”, Sesilija Atias mbërriti në Bullgari.

Sesilija Atias dhe Jordanka Fandëkova; Foto: BTA“U habita nga pritja aq e ngrohtë dhe e përzemërt në Bullgari, pasi nga ngjarja tragjike kaluan shtatë vjet – tha ajo për Radio Bullgarinë. –Zbulova sesi gazetarët dhe njerëzit e zakonshëm, ashtu edhe politikanët nuk kanë harruar ato momente dramatike. U gëzova, kur shikoj, se infermieret e çliruara janë mirë. Ato u kthyen te jeta aktive dhe te profesioni i tyre. U habita kur zbulova, se në Bullgari njerëzit akoma më mbajnë mend.”

Takimi i zonjës Sesilija Atias me bullgaret e çliruara me ndihmën e saj, ishte jashtëzakonisht emocionues për të dy palët. Pas natës së tensionuar të 23 korrikut duke u gdhirë 24 të vitit 2007, ato për herë të parë disponuan mjaftë kohë të bisedojnë për atë, që kishte ndodhur. Të dy palët dinin vetëm një pjesë prej tablosë së tërësishme dhe prandaj bashkë bënë provë të formojnë pamjen e tërësishme të situatës së atëhershme. Në vitin 2007 zonja Sesilija Atias u dekorua me titullin “qytetar nderi i Sofjes”. Mirëpo, dekoratën iu dorëzua asaj gjatë vizitës së tanishme nga kryetarja e bashkisë Jordanka Fandëkova. Zonja Atias ishte e preokupuar nga fakti, se bëhet qytetare e një vendbanimi aq të lashtë me histori të pasur.

“Zbulova një vend, të cilën nuk e dija – shtoi Sesilija. – Herën e fundit kisha parë vetëm pistën e aeroportit. Tani qëndrova më gjatë dhe prandaj kisha mundësi të njihem me një vend të mrekullueshëm, pasardhës të shumë qytetërimeve, që kanë lënë gjurmët e tyre këtu. Bullgaria është një vend me trashëgimi të pasur arkeologjike dhe asaj duhet t’i  ndihmohet. Këtë vend me kënaqësi të madhe do të vizitoj prapë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nënpresidentja Ilijana Jotova

Nënpresidentja Ilijana Jotova hapi një ekspozitë për Trakinë e lashtë në Muzeun Getty

Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..

botuar më 24-11-04 9.46.PD
Godina e Universitetit të Sofjes

Shpallën renditjen e institucioneve të arsimit të lartë dhe diplomat më fitimprurëse për vitin 2024

Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..

botuar më 24-11-02 1.25.MD

Një ekspozitë në "Urën e të dashuruarve" në Sofje ndjek arritjet bullgare të olimpiadave shkencore

Sukseset e Bullgarisë në olimpiadat ndërkombëtare të shkencës për vitin 2024 u mblodhën në ekspozitën "Mendjet fantastike". E hapur me rastin e Ditës së Iluministëve të Popullit në “Urën e të Dashuruarve” pranë Pallatit Kombëtar të Kulturës, ekspozita..

botuar më 24-11-02 8.10.PD