Në fund të prillit nëpër vendet e Evropës do të udhëtojë “Karvani i farave” (International Solidarity Caravan for Seed Freedom). Nisma u përket disa fermerëve grekë. Qëllimi është të popullarizohet tregtia e lirë e farave.
Sipas direktivës së vitit të kaluar të Komisionit Evropian lejohet tregtia, këmbimi dhe mbjellja vetëm e farave me certifikatë. Para disa kohësh Parlamenti Evropian hodhi poshtë projekt-direktivën, duke ofruar ndryshime në të. Mirëpo, Komisioni Evropian refuzoi t’i bëjë ndryshimet. Pritet prononcimi i Këshillit të Ministrave.
Kundër monopolit të prodhuesve të mëdhenj të farave
“Karvani i farave” ka për qëllim tërheqjen e opinionit publik, duke ndikuar mbi vendimin e Këshillit të Ministrave që pritet të merret. Certifikimi i farave është një procedurë e shtrenjtë. Prandaj shumë lloje vendase të frutave dhe perimeve me kualitet të mirë përjashtohen nga konkurrenca. Në listën e Komisionit Evropian të farave të certifikuara dominojnë 60% e korporatave të mëdha si Monsanto, Astra Zeneca, Bayerem Syngenta etj. “Po të miratohet direktiva e KE-së, bile këmbimi i farave mes fermerëve dhe kopshtarëve do të kërkojë që pala shitëse të jetë prodhues i certifikuar”, komentoi znj. Katja Uzunova nga Instituti i Resurseve Bimore e Gjenetike në qytetin Sadovo.
Për domaten e shijshme të llojit “zemër bualli”
Në Bullgari pikërisht lloji “zemër bualli” i domateve do të preket nëse hyn në fuqi direktiva e re. Po ashtu dhe shumë lloje të tjera perimesh e frutash.
“Karvani i farave” niset më 27 pill nga Greqia
Ideja e kësaj nisme është e fermerëve grekë nga qendra Peliti, të cilët çdo të shtunë pas Pashkëve organizojnë këmbimin tradicional të farave në fshatin Mesohori të bashkisë Parenesti. Më 26 prill aty do të mbahet edicioni i 14-të i bursës kombëtare të këmbimit falas të farave të llojeve vendase. Një ditë më vonë pritet të niset dhe karvani i fermerëve të cilët dëshirojnë të ruajnë larminë biologjike në bujqësi. Më 28 prill karvani do të mbërrijë në Ankona të Italisë dhe pas kësaj do të përfshihet në Festivalin e Farave dhe të Tregtisë së Lirë në Firencë. Ditët deri më 4 maj karvani do të udhëtojë nëpër vendet e Francës ku do të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Farave.
Duke kaluar të gjithë Evropën Jugore, fermerët do të shpërndajnë mesazhin e tyre për ruajtjen e larmisë së farave dhe të tregtisë së lirë me to. Të interesuarit për pjesëmarrje mund të regjistrohen në e-mailin caravan@peliti.org
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut, WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..