Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pjesëmarrja e sportistëve shqiptarë në Kampionatin e Parë Ndërkombëtar të Taekwondos “Sofia Open” 2014

БНР Новини

Më 22 dhe 23 mars kryeqyteti bullgar priti më se 500 sportistë të taekwondos nga mbarë bota. Në sallën “Festivalna” u mbajt edicioni i parë i Kampionatit Ndërkombëtar “Sofia Open”.

Organizator kryesor i këtij aktiviteti sportiv ishte z. Dhimitër Mihajllov nga Federata Bullgare e Taekwondos. “Për herë të parë në Bullgari zhvillohet një garë e taekwondos me përmasa aq të mëdha”, tha ai për shtypin vendas. Vetëm sportistët bullgarë numëronin 500 veta – fëmijë, femra e meshkuj të kategorive të ndryshme. Në ndeshjet morën pjesë më se 120 ekipe të taekwondos nga 16 vende të ndryshme. Shqipëria u përfaqësua nga 15 sportistë. Një nga shoqëruesit e tyre ishte Xhevahir Hysa, trajner i ekipit Studenti në Tiranë.




I pyetur çfarë vend zë taekwondoja ndër sportet e tjera në Shqipëri, Julian Caca, kryetar i Shoqatës Sportive Tae Kwon Do “ORTEK” dhe trajner i ekipit, u përgjigj kështu: “Në qoftë se flasim për sportet që përfshijnë të gjitha sportet e artet marciale, atëherë gjithmonë taekwondoja renditet në vend të parë. Po gjithashtu mund të them se taekwondoja në Shqipëri është sporti që ka më shumë mbarësitet, le të themi mund të renditemi mbas futbollit.”


Ditën e parë të ndeshjeve 15-vjeçari Kelvi Kocibelli zuri vendin e dytë, pasi mundi garuesin bullgar dhe atë serb. Ndërsa Orges Skana, gjithashtu 15 vjeç, fitoi medaljen e artë në ndeshjen kundër konkurrentit bullgar.


Ditën e dytë të ndeshjeve garuan Elvis Gjana, Sadik Tusha, Klaris Bresa, Orges Skana dhe Visar Pitushi. Ky i fundit është 24 vjeç, instruktor i taekwondos ekipit “Apolonia” në qytetin e Fierit, pjesëtar i skuadrës kombëtare. “Këtu janë më të mirët nga e gjithë Evropa, sidomos kategoria që jam unë – minus 68, dhe aty janë mbledhur konkurrentët që janë pretendentë për medalje në rangun botëror, në rangun evropian dhe gjithashtu në atë rangun olimpik të taekwondos”, tha ai natën para ndeshjeve ditës së dytë.

Fotografi: arkiv personal


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Galeria

Më shumë nga rubrika

Viktoria Tomova

Viktoria Tomova mundi Ollga Danilloviç në turneun në Indian Wells

Edhe pse konsiderohej autsajder, Viktoria Tomova e nisi me një fitore turneun e tenisit në Indian Wells kundër Ollga Danilloviç të renditur 20 vende më lart. Bullgarja nuk i dha asnjë set pas 98 minutash lojë - 6:2, 6:3. Tomova kishte një përparësi në..

botuar më 25-03-07 10.42.PD
Edi Penev

Gjimnastët bullgarë u kualifikuan për finalen e Kupës së Botës në Baku

Në ditën e parë të Kupës së Botës të Gjimnastikës Artistike në Baku (Azerbajxhan), bullgarët Dimitër Dimitrov dhe Edi Penev u kualifikuan në finalen e ushtrimeve në dysheme. Kjo është gara e parë për këtë vit për Dimitrov, i cili për performancën e..

botuar më 25-03-06 6.39.MD
Tervell Zamfirov

Tervell Zamfirov triumfon sërish me titullin botëror në snowboard

Tervell Zamfirov fitoi titullin botëror në sllallomin paralel në Kampionatin Botëror të Snowboardit për të rinj dhe të reja, që po zhvillohet në Zakopane. Kjo është medalja e dytë e artë për 20-vjeçarin bullgar në Poloni, pasi dje u shpall kampion..

botuar më 25-03-05 6.44.MD