Nga data 24 mars deri më 30 mars do të mbahet Edicioni i X-të i Konkursit Ndërkombëtar “Virtuozët e rinj”. 130 muzikantë të moshës shkollore do të garojnë në tri dega – piano, flaut dhe klarinetë. Pjesëmarrësit janë nga 20 vende ndër të cilat: Gjermania, Austria, Belgjika, Rusia, Japonia, Koreja e Jugut, Singapor dhe nga pothuajse i gjithë Ballkani. Themeluesja e konkursit është Millka Miteva, drejtoreshe e Shkollës Kombëtare të Muzikës “Lybomir Pipkov” në Sofje ku do të mbahet aktiviteti i sivjetshëm. Në programin e konkursit janë parashikuar takime artistike, atelie dhe koncerte. “Virtuozët e rinj” gjenden mes anëtarëve me të drejta të plota të Asociacionit Evropian të Konkurseve Rinore të Muzikës.
“Ky është një konkurs i shpresave dhe pritjeve të të rinjve të talentuar – thotë znj. Miteva. – Çdo vit aktivitetit i bashkohet gjithnjë e më shumë interpretues. Në jurinë e “Virtuozëve të rinj” marrin pjesë muzikantë të famshëm botërisht, të cilët i japin krahë rinisë në rrugën drejt skenës botërore.”
Çmimet i shpërndan Fondacioni “Amerika për Bullgarinë”. Konkursi “Virtuozët e rinj” mbahet me ndihmën e Ministrisë së Kulturës dhe nën kujdesin e kryebashkiakes së Bashkisë së Sofjes, znj. Jordanka Fandëkova. Përveç tri çmimeve të para, do të jepet edhe një shpërblim tjetër nga Asociacioni Evropian i Konkurseve Rinore të Muzikës. Pesë nga muzikantët më të mirë do të kenë mundësinë të koncertojnë në skenën evropiane.
Konkursi “Virtuozët e rinj” do të çelet nga violinistja bullgare Kristina Georgieva. Talenti i saj u zbulua pikërisht në këtë konkurs. Në programin po ashtu do të paraqiten pianistët Stefan Bonev, Asen Tançev dhe violinistja Lora Markova. Do të interpretohet vepra e kompozitorit Emerih Hans Ambil i cili vjet meritoi çmimin e parë në degën e kompozimit.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..
“Më trego një përrallë” – titullohet kënga më e re e Miros, të cilën ai ua dhuron të gjithë bashkatdhetarëve të tij që janë larg Bullgarisë. "Kënga ka të bëjë me dashurinë dhe përkatësinë, të cilat koha dhe distanca nuk mund t'i ndryshojnë...