Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doc. Stefka Tepaviçaropva zbulon ilaç kundër stresit dhe plakjes

БНР Новини
Foto: BTA

E buzëqeshur dhe plotë vitalitet dhe energji. Kështu duhet autorja e sesisë së mrekullueshme produktesh kuruese nga liqenet e kripura afër Burgasit docent Stefka Tepaviçaropva. Ajo përpunon afro 15 vjet preparatet unikale mbi bazën e finjës së detit dhe baltës së detit në laboratorin modest në Institutin e Kimisë së Përgjithshme dhe Joorganike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave.

Gjithçka ka filluar kur njerëzit që kanë përjetuar ndikimin e favorshëm të kurimit me baltë detare i janë drejtuar ekipit të saj që të ndihmojë të gjejnë baltë deti që mund të përdorin edhe në shtëpi. Kështu në laboratorin në Sofje fillon përpunimi i produkteve, ndërsa në bazën e Institutit në Burgas shkencëtarët përpunojnë deri në fund teknologjitë. Ata punojnë sipas detyrës së shtruar nga mjekët në qendrat fito terapeutike në Bullgari. Kohët e fundit ndaj punës së tyre shfaqin interes nga Norvegjia, Italia, Franca dhe Rusia. Eksportojnë sasi të vogla edhe në ShBA. Duhet theksuar se interesi nga jashtë është më i madh sesa në Bullgari. Ekipit të docentes i drejtohen njerëz që tashmë kanë qenë në bregdetin bullgar, kanë përdorur produktet e liqenit afër Pomorjes dhe janë të kënaqur prej tyre.

Foto: arkiv personal“Nëse ishim prodhues më i madh me siguri do të kishim pushtuar pjesën e madhe të tregut evropian – thotë Stefka Tepaviçaropva. – Detyra jonë është më tepër inovative të themi se kemi diçka unikale që mund të sjellë si turistë kështu edhe para. Përpunimi i produkteve tipike bullgare, që të gërshetojmë gjërat e pa përsëritshme bullgare u kthye në kauza ime. Fillova me idenë që të bëjë kështu që Bullgaria të kthehet në një vend të kërkuar pikërisht për shkak të këtyre pasurive natyrore. Arrita të bind edhe kolegët e mi me të cilët punojmë me shpirt dhe zemër. Ne jemi optimistë, se ideja do të çojë në diçka më serioze në krijimin e degës së tërë të balneologjisë në turizëm. Kemi produkte unikale detare dhe bimore që janë të përshtatshme për terapi.”

Liqenet kripura detare afër Burgasit janë unikale me baltën dhe finjën që ndodhen në to. Këto janë produkte të industrisë së prodhimit të kripës në Bullgari. Substanca që mbetet pas nxjerrjes së kripës quhet finjë detare. Ajo mund të përdoret për mineralizimin e organizmit me mikroelemente të çmueshme për njeriun. Ka përmbajtje të lartë të magnezit, që është me rëndësi. Ajo përdoret në vaska për masazhe dhe maska dhe në këtë mënyrë organizmi ushqehet përmes lëkurës. Balta nga liqenet e Burgasit po kështu është një produkt që nuk ka analog. Ndikimi kurues i të dy produkteve u detyrohet përmbajtjes së pasur të mikroelementeve.

“Në Bullgari mund të përdoren produkte që bë të vërtetë të tërheqin turistët të huaj – thekson Stefka Tepaviçaropva. – Produktet tona janë në dy seri. Njëra është vetëm mbi bazën e finjës detare, ndërsa tjetra gërsheton finjën ose baltën detare me vajra të ndryshme eterike ose ekstraktesh bimore. Kemi produkte, që gërshetojnë fijen detare me ekstrakte të trëndafilit vajor bullgar. Janë shumë bimët dhe vajrat eterike që përdorim. I gërshetojmë e fijen që të bëjmë solucione që përdoren për mjekim në ujë. Bëjmë xhele të ndryshme masazhi dhe maska ushqyese. Përpunuan kremra për fytyrë dhe trup. Ato tashmë provuan efektin e vet kurues dhe mjekët jo vetëm që i pranojnë por i aplikojnë në kurimin e shumë sëmundjeve .Ndërsa për mua kjo është njohja më e madhe për produktet tona.”

Përgatiti në shqip. Zoja Konstadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Metroja e Sofjes është e dyta në një renditje ndërkombëtare

Hekurudha nëntokësore e qytetit të Sofjes doli të ishte ndër më të pëlqyerat në Evropë. Metroja e Sofjes renditet e dyta, e tejkaluar vetëm nga ajo në Oslo, njofton TV Euronews. Sondazhi u krye nga kompania Bounce dhe u morën parasysh një sërë..

botuar më 24-09-17 11.41.PD
Patriku bullgar Dniill

Patriku bullgar Daniill bekoi fëmijët për vitin e ri shkollor

Patriku bullgar dhe Mitropolit i Sofjes Daniill u dërgoi një mesazh për vitin e ri shkollor mësuesve, nxënësve dhe prindërve. Ai do të tingëllojë sot në hapjen e vitit të ri shkollor në të gjitha shkollat ​​në Bullgari. Në mesazhin e tij "me..

botuar më 24-09-16 10.46.PD

Udhëzues për prindërit: si të përcjellim në shkollë nxënësin e klasës së parë nga brezi "Alfa"

Më shumë se 55 mijë fëmijë bullgarë do të kalojnë për herë të parë pragun e shkollës, me frikë dhe emocione. Më 16 shtator nxënësit e klasës së parë do të hyjnë në dhomat e rinovuara të shkollave, të zbukuruara me tullumbace dhe lule. Dhe aty, të..

botuar më 24-09-16 7.05.PD