Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Takimet e së dielës

БНР Новини
Monumenti i Mbretit Çlirimtar Aleksandër II në zemrën e Sofjes.
Foto: Svetllana Dimitrova

Më 3 mars të vitit 1878 në qytetin turk Shën Stefani, Jeshillkjoji i sotëm, u nënshkrua Traktati Paqësor midis Rusisë dhe Perandorisë Osmane. Ky dokument i dha fund Luftës Ruso Turke nga vitet 1877 – 1878, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë. Kështu pas robërisë pesë shekullore turke u krijua shteti bullgar. Të shumta janë monumentet në Bullgari, të ngritura për nderë dhe në respekt të kësaj lufte. Qindra lapidare, pllaka përkujtimore, monumente, skulptura ngrihen në pothuajse të gjitha këndet e Bullgarisë. Përmendore kujtojnë për betejat më të mëdha dhe më të lavdishme, ato edhe më sot mbajnë të gjallë emrat e mijëra ushtarëve dhe oficerëve rusë dhe opëlçenas bullgarë, që sakrifikuan jetën për Çlirimin e Bullgarisë nga zgjedha pesëshekullore turke. Në shenje respekti ndaj dëshmorëve populli mirënjohës bullgar i ngriti të gjitha ato lapidare.

Monumenti RusMonumenti Rus është një nga simbolet e Sofjes. Vendi, në të cilin ai ngre shtat, në të kaluarën ndodhej jashtë caqeve të qytetit. Dhe ky vend nuk u zgjodh rastësisht. Ai ngrihet në rrugën, në të cilën Osman Nuri pasha filloi tërheqjen e trupave të tij nga Sofja në drejtim të qyteteve Pernik dhe Radomir. Pasi qëndronte para kërcënimit real të mbetet i rrethuar bashkë me trupat e tij në Sofje, dhe pasi tërheqja në drejtimin e qytetit Pllovdiv ishte e pamundur, Osman Nuri pasha nisi rrugën e vetme te Perniku, duke braktisur shumë ushtarë të sëmurë dhe të plagosur. Një nga mbishkrimet e këtij monumenti përbën një citat nga Bibla, i cili shpesh herë shfrytëzohej nga autoritetet zyrtare ruse dhe përbënte pjesë e sistemit rus të dekoratave. Me këtë mbishkrim afirmohet ideja, se Perandoria Ortodokse Ruse u ndihmon vëllezërve të saj ortodoksë bullgarë në emër të Krishtit.

Perandori Aleksandër II, emri i të cilit përmendet mbi pllakën përkujtimore të Monumentit Rus, ka edhe një lapidar tjetër të madhërishëm në kryeqytet. Ai ngrihet përball godinës së Kuvendit Popullor dhe njihet si Monumenti i Mbretit Çlirimtar. Ky është një monument, i cili përgjithmonë do të dëshmojë për vetëmohimin burrëror të mbretit Aleksandër II dhe të gjithë popullit rus, të cilët u ngritën në mbrojtjen e popullit të shumëvuajtur dhe të shtypur bullgar. Ky monument tregon edhe mirënjohjen e popullit bullgar ndaj viktimave të shumta, ndaj ushtarëve rusë, të cilët sakrifikuan jetën dhe me gjakun e tyre blenë lirinë dhe pavarësinë e shtetit bullgar.

Fotografi: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kirill Vëllçev

BTA prezanton një font unik me rastin e përvjetorit të saj

Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar Iskander. Agjencia u krijua në vitin 1898 me një dekret të Princit Ferdinand I, i modeluar sipas Agjencisë..

botuar më 25-02-16 7.55.PD

Gëzuar 89 vjet, Radio Bullgaria!

Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka krijuar një lidhje të paçmuar me audiencën tonë në mbarë botën. Sot Radio Bullgaria ofron përmbajtje..

botuar më 25-02-16 6.45.PD
Foto: Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve

Një lajm i mirë – pelikani i parë i sezonit u çel pranë Tutrakanit

Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit, Tutrakan , njoftoi Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve "BirdLife Bulgaria". Prindërit e tij..

botuar më 25-02-15 7.25.PD