Që nga fillimi i vitit në Bashkimin Evropian është në fuqi një rregullore e re për përmbajtjen, hetimin e prejardhjes dhe vënien e etiketave të ushqimeve, që lejon një zgjedhje shëndetësore dhe informim relativisht të mirë të konsumatorit. Një çështje shumë e rëndësishme në ditët tona, kur globalizimi e ve industrinë ushqimore në një mjedis jashtëzakonisht konkurrues. Produkte agrare dhe ushqime nga njëra anë e botës arrijnë fare lirshëm deri në anën tjetër, kurse synimi drejt çmimeve më të ulëta çon deri në gjetjen e teknologjive më të reja për zëvendësimin e një pjesë përbërëse me tjetër më të lirë, por shpesh jo mjaft shëndetësore. U shfaq seria e bërë e njohur prej E-tave për shënimin e pjesë-përbërëseve të ngjashme të cilat duhet t’i mbajmë nën mbikëqyrje. Dhe në praktikë për konsumatorin bëhet gjithnjë e më e vështirë të mund të orientohet në këtë xhungël të informacionit të koduar, të shkruar më shpesh me germa fare të vogla, që të mund të mblidhet sipër etiketës.
Antonia Përvanova, eurodeputete bullgare, e cila ka marrë pjesë aktive në procesin e pranimit të rregullores së fundit evropiane në këtë fushë thotë se i vjen keq se, Bashkimi Evropian ka hedhur poshtë aplikimin e të ashtuquajturave etiketa “semafor” mbi ushqimet. Me fjalë të tjera përmes rrethit të kuq, të verdh ose jeshil mbi etiket të mund të përcaktohet sasia e kripës, të sheqerit, yndyrave, përfshi dhe trans-yndyrat në një produkt të caktuar, llogaritur ndaj dozës së shëndetshme ditore.
“Sistemi për një kodim me ngjyra është i caktuar për ata qytetarë, të cilët vet nuk do të marrin përsipër të bëjnë llogari dhe të krahasojnë një ose tjetër produkt për nga përmbajtja e tyre të pjesë përbërëseve të ngjashme – shpjegon Antonia Përvanova. – Etiketat në ngjyrat të kuqe, të verdhë dhe jeshile me një vështrim do ta orientoj blerësin për dozën rekomanduese të trans-yndyrave, kripë ose sheqer në produktin përkatës.”
Sistemi doli fillimisht në Britaninë e Madhe dhe aty mori një shpërndarje të gjerë. Por fitoi dhe kundërshtarë të fortë. Në kuadrin e institucioneve evropiane Italia ka kërkuar ndalim me argumentin, se kjo pengon lëvizjen e lirë të mallrave në Bashkësi. Në fakt çdo një rregullim në fushën e ushqimeve është rezultat nga një betejë e rëndë. Nga njëra anë e barrikadës qëndron industria ushqimore me 17 milionë kompanitë e veta dhe një produkt vjetor me vlerë prej 750 miliardë euro. Kurse nga ana tjetër – mbi gjysmë miliardë konsumatorë. “Nuk kam parë një lobi më të zjarrtë në Bashkimin Evropian nga ky i industrisë së duhanit dhe të industrisë ushqimore”, komenton në lidhje me këtë Antonia Përvanova, mjeke për nga profesioni. Si rezultat të një lobimi të ngjashëm dhe me rregullimin e ri evropian për përmbajtjen dhe etiketat e ushqimeve do të mbetemi pa një sqarim të qartë nëse hamë mish ose produkte të tjera prej kafshëve të klonuara, mjaltë me organizma gjenetikisht të modifikuara. Trans-yndyrat ose të quajtura akoma vajra hidrogjeni bimore, përdoren gjithnjë e më në masë, sepse i bëjnë produktet përkatëse më të lira dhe të rezistueshme. Mund t’i gjejmë kudo – në margarine, në majonezë, në ajkën bimore të qumështit, në prodhimet prej brumi industriale dhe të pastiçerive, patatet e skuqura në fritezë, çipsi, bile dhe në çokollata, ku ato zëvendësojnë gjalpin. Që nga viti 1990 e këtej filluan të paraqiten studime shkencore, të cilat dëshmojnë ndikimin e dëmshëm të trans-yndyrave, të cilat e risin të ashtuquajturin holesterol të keq dhe sjellin rrezik për sëmundje të zemrës dhe diabet.
Në ecurinë e përgatitjes së rregullës evropiane ka rënë propozimi që ekzistenca e trans-yndyrave të shënohet detyrimisht mbi etiketën e produkteve ushqimore. Por ju lejohet disa shteteve të veçanta të aplikojnë një kërkesë të ngjashme në territorin e vet. Çështja tani është shumë aktuale në Bullgari.
“Mu duket se, për Bullgarinë do të ishte shumë e dobishme që Agjencia për Parrezikshmërinë e Ushqimeve të ndërmarrë masa për një pasqyrim të detyrueshëm të ekzistencës së trans-yndyrave në produktet ushqimore,” mendon doktoresha Përvanova. Në rrjetet sociale po grumbullon përkrahje dhe propozimi që trans-yndyrat të ndalohen për t’u përfshirë në ushqimet e fëmijëve.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të..