Bashkia e Burgasit mori dorashkën e hedhur nga ish bashkiaku i Nju Jorkut Michael Bloomberg dhe u përfshi në garën “Sfidë për kryetarët e bashkive”, organizuar nga fondacioni i tij "Bloomberg Philanthropies". Konkursi organizohet në ShBA që nga viti 2012, por sivjet për herë të parë u drejtua ndaj qyteteve evropiane me mbi 100 000 banues. Qyteti bullgar bregdetar do të konkurrojë me akoma 182 vendbanime evropiane për dekoratën e madhe prej 5 milionë euro. Ajo do të jepet për propozimin më inovativ, më të guximshëm dhe krijues për zgjidhjen e disa nga problemet e dhimbshme të qyteteve moderne evropiane. Do të jepen dhe 4 dekorata inkurajuese nga 1 milionë euro.
“Platforma për lëvizje të parrezikshme në kushte urbane”, është ideja, me të cilën Burgasi u përfshi në konkurs. Projekti parashikon krijimin e një sistemi të drejtimit përmes tingujve për fëmijët dhe njerëzit me të meta dhe një sinjalizim me drita në rrugët për kalimin e njerëzve përmes metodave të reja teknologjike.
“Do të përpunohen edhe pajisje folëse me dizajn atraktiv për fëmijët – sqaron znj. Ivelina Strateva, shefe e Drejtorisë “Ekonomi dhe veprimtari ekonomike” në Bashkinë e Burgasit. – Këto pajisje do të jenë si orë dore dhe do t’u jepen fëmijëve. Pajisjet i dërgojnë një sinjal sensoreve të semaforëve se kanë ndërmend të kalojnë rrugën, dhe ajo do të ndrisë. Përveç kësaj, këto pajisje do të mund të komunikojnë dhe me pajisje të posaçme të vënë në automobilat, të cilët të paralajmërojnë në kohë shoferët, se ka kalimtar në rrugë. Në vend të parë mendojmë të pajisim të gjitha mjetet e transportit urban, si dhe të inkurajojmë shoferët e taksive të venë pajisje të tilla. Përveç vet sigurimit të lëvizjes së parrezikshme nëpër rrugët, pajisja do të jetë me funksione arsimuese për fëmijët, të cilët mësohen sesi të kalojnë rrugën. Do të kenë po kështu një buton panik, kështu që prindërit do të marrin informatë në një kohë reale për itinerarin dhe vendin ku gjendet fëmija.”
Një studim i bashkisë mes fëmijëve të Burgasit tregon se, 75% prej tyre do të donin të shkojnë vet në shkollë, por kjo nuk rastis, sepse prindërit shqetësohen për sigurinë e tyre. Pajisja e re do të mund t’i drejtojë vogëlushët mbi itinerarin më të parrezikshëm deri në shkollë. Ajo do t’u jepet fëmijëve nga klasa e parë deri në klasën e katërt. Projekti parashikon akoma krijimin e shtesës mobile për navigacion, që mund të përdoret nga të gjithë pronarët e telefonave smart. Do të nxirret në foto i gjithë qyteti, që të mund të punohet një guit-hartë me itineraret e parrezikshme. Ideja e bashkisë është që në një etapë më të vonë kjo hartë të mund të zhvillohet më tepër, kështu që të mund të jetë e dobishme dhe për turistët.
“Ky projekt parashikon dhe një navigim me zë për njerëzit me të meta – shton zonja Strateva. – Për shembull, njerëzit me probleme të shikimit do t’i drejtojë ndaj vendeve të posaçme për kalim, do t’i drejtojë ndaj stacioneve dhe semaforëve me një sinjalizim zëri. Në një etapë më të vonshëm, kur të aplikojmë të gjithë sistemin për një transport të integruar të qytetit, këto pajisje do të komunikojnë me vet stacionin dhe do të mund t’u thonë të verbërve se kush autobus mbërrin në stacion dhe pas sa minutave.”
Në bazë të llogarive paraprake projekti mund të kushtojë rreth 3 milionë euro dhe do të duhen rreth 2 vjetëve që të mund të aplikohet sistemi për lëvizje të sigurt në qytet. Qytetarët e Burgasit shpresojnë se ideja e tyre të mund të fitojë në garë, sepse janë të bindur se kjo do të ndihmojë për zgjidhjen e problemit serioz jo vetëm për qytetin e tyre, por dhe për çdo një qytet modern. Sipas të dhënave, rreth 38% nga incidentet e rënda rrugore në qytetin Burgas janë pikërisht me kalimtarë. Projekti i bashkisë ka takuar përkrahjen e shumë organizatave civile, të qyteteve të tjera bullgare dhe të huaja si Gent, Mallmjo dhe Cyrih. Gjatë muajit prill do të bëhen të qartë 20 finalistët, kurse pas kësaj prej tyre do të zgjidhen 5 të parët. Le të shpresojmë se qyteti i Burgasit do të jetë një prej tyre.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..
Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në..
Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës..