1 shkurti është një prej ditëve më të rëndësishme për banorët e Asenovgradit, ose Stanimaka, siç quhet qyteti deri në vitin 1934. Si trashëgimtarë të traditave të lashta vendasit e respektojnë patronin e qytetit Shën Trifon Zarezan dhe që prej kohe e shënojnë solemnisht festën e tij. Sivjet festimet vazhduan tri ditë – nga 30 janari deri më 1 shkurt. Në programin e pasur dhe të shumëllojshëm u përfshinë pothuaj të gjithë qytetarët, si dhe shumë miq të qytetit dhe adhurues të verës së bukur të Stanimakës.
Një moment shumë i rëndësishëm ishte inaugurimi i monumentit Aristi Çorbaxhaka (1886 – 1958) – një prodhues i shquar dhe tregtar i verës. Sipas tregimeve të vendasve motra e Çorbaxhakut e ka ditur recetën e fshehtë të verës së bukur, kurse vëllai i saj e ka eksportuar pijen e shijshme në mbarë botën. Monumenti ndodhet në Rrugën e Baçkovos, disa metra larg vendit, ku ndodhej kantina e njohur e Çorbaxhakut. Ajo ruhet edhe sot e kësaj dite brenda pallatit të banesave të ndërtuar gjatë kohës së socializmit.
Një vend tjetër tërheqës është Shtëpia Etnografike, ku u mbajt edicioni i mëparshëm i konkursit për japrakët e Stanimakës – një specialitet tjetër i njohur i qytetit. Derisa juria kompetente i vlerësonte japrakët e shijshëm, aktoret e grupit të vogël teatral pranë vatrës kulturore “Rodoljubie – 1873” paraqitën skena kureshtare nga jeta e përditshme e zonjave të Stanimakës. Çmimet e dorëzuara ishin në dy kategori: për japrakë me gjethe hardhie dhe për japrakë me gjethe lakre, të cilat përkatësisht u morën nga Anka Nikollova dhe Anastasia Pavllova. Publiku kishte mundësinë për të shijuar japrakët e shijshëm dhe verën e kuqe të qytetit, e cila derdhej nga çezma në oborrin e Shtëpisë Etnografike.
Pak më vonë “çudia” u përsërit edhe para kishës “Shën Mëria”. Pas një meshe solemne dhe bekimit të ujit para ikonës së Shën Trifonit, uji i çezmës së kishës u shndërrua në verë. Në sfondin e muzikës dhe me gota në dorë njerëzit u nisën pas ikonës, e cila kaloi përmes qytetit dhe u vendos në shesh. Theksi i mbrëmjes solemne ishte konkursi për verë më të mirë shtëpiake. Sivjet më shumë çmime fitoi Nikolla Zhillov, i cili prodhon verë që prej shumë vitesh dhe është nga fshati i afërt Brestnik.
Festa vazhdoi me këngë dhe valle, kurse kulinari dhe aktori i njohur Uti Bërçvarov përgatiti një kavarma të madhe për të gjithë të pranishmit. Flitet se tigani i madh është bërë nga pjesa e parme e një lokomotive të vjetër. Gjella e shijshme ishte ofruar përsëri me verë të bukur – dhuratë nga disa prodhues vere nga krahina.
Ditën e fundit të festimeve banorët dhe miqtë e qytetit iu ngjitën krahinës Shën Trifon mbi lagjen Ambelino. Përveç se ishin të pranishëm në meshën solemne dhe ndezën nja një qiri në kishën e shenjtorit, ata vëzhgonin garën e mundësve vendas, që zhvillohet çdo vit më 1 shkurt. Sivjet si mundësi më i mirë u shpall Bozhidar Bojaxhiev nga Kazanllëku, i cili mori si çmim një dash me peshë 100 kg. Nuk ka nevojë të përmendim përsëri skarat, verën dhe historitë e gëzueshme, gjëra të detyrueshme në një festë të tillë.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografi: doc. dr. Vihra Baeva
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në..
Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në..