Presidenti Rosen Plevneliev i propozoi Parlamentit të marrë vendim për zhvillimin e referendumit mbi çështje që lidhen me votën mazhoritare për një pjesë të deputetëve, me votimin e detyrueshëm dhe me votimin elektronik. Për Radio Bullgarinë temën e komenton eksperti i së drejtës kushtetuese, prof. dr. Georgi Bliznashki.
"Vlerësimi im është plotësisht pozitiv për iniciativën e presidentit. Akoma më tepër që ai nuk imponon opinionin e vet, por propozon që të zhvillohet referendum mbi këto çështje. Mënyra në të cilën ai formulon propozimin e vet, jep të kuptohet, se ky referendum do të ketë karakter konsultativ. Pra më vonë duhet të rregullohen hollësitë, nëse populli bullgar voton në favor të votës mazhoritare, votimit të detyrueshëm dhe votimin elektronik. Unë mendoj se ky është një qëndrim i drejtë. Ai i detyron pushtetarët të mendojnë mbi këtë çfarë po ndodhet në shoqërinë tonë."
Sipas zëvendëskryetares së Parlamentit, znj. Maja Manolova dy prej elementeve të propozimit (për votimin e detyrueshëm dhe votimin elektronik) shkelin Kushtetutën. A mund të kapërcehet kjo?
"Problemi kryesor është lidhur me aplikimin e sistemit mazhoritar në sistemin elektoral. Personalisht unë, gjatë disa muajve të fundit po e përsëris se duhet të kthemi te praktika jonë nga fillimi i viteve 90. Atëherë u zhvilluan zgjedhje për Kuvend të Madh Popullor me sistem të përzier elektoral. Duhet të bëhet diçka për t'i përgjigjur opinionit publik pas 220 ditëve të protestës. Sepse pushtetarët nuk kanë plane që të marrin në konsideratë opinionin publik. Çfarë do që të flitet, propozimet e zonjës Manolova për Kodin e ri Zgjedhor në fakt konsolidojnë statukuon dhe nuk krijojnë mundësi për ndryshim. Erdhi koha që të dëgjohet zëri i shoqërisë civile. Kjo është një çështje parimore. Sa u përket dy propozimeve të tjera, nuk ka dyshim se nëse populli shprehet në favor të tyre në referendumin, duhet të bëhet korrigjimi përkatës i Kushtetutës. Por duhet të thuhet se në vende si Austria, Belgjika, Greqia, aplikimi i votimit të detyrueshëm jep efekt të madh mbi jetën politike. Në mënyrë të konsiderueshme po rritet pjesëmarrja e qytetarëve në votimet. Sa u përket votimit elektronik kemi problem. Sepse Gjykata Kushtetuese u shpreh para pak kohe jo aq kundër këtij fenomeni të ri, por shprehu dyshime se nuk do të garantohet në shkallë të lartë sekreti i votës. Dhe kjo nuk është çështje teknike, këtu duhet ekspertët të bëjnë propozime konkrete. Por në fund të fundit duhet të mësohemi me tendencat dhe proceset e reja. Herët ose vonë votimi elektronik do të aplikohet në Bullgari. "
Disa komentues thanë se votimi i detyrueshëm dhe elektronik nuk do të kapërcejnë "blerjen e votave"...
"Nëse do të shikojmë te pjesëmarrje aktive, gjerat do të rregullohen. Do të rivendoset barazia e ndikimit të forcave politike në shoqëri me praninë e ndikimit të forcave politike ne Parlament. Tani kemi një tablo të deformuar dhe ajo u lejon partive me elektorat tradicional të zhvillojnë politikë e cila është në kundërshtim me interesat e kombit dhe të shtetit. Kështu që duhet të bëhet diçka për të kapërcyer situatën e sotme."
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Presidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Një kandidat pro-rus po kryeson në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani Në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Rumani,..