Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Neurokirurgët meritojnë çmimin “Mjeku i vitit”

Prof. Marin Marinov
Foto: arkiv personal

Një nga revistat më prestigjioze për mjekësi në Bullgari “Forum Medikus” zhvilloi konkursin e saj vjetor. Sivjet çmimi iu shpërnda ekipit të Klinikës së Neurokirurgjisë në spitalin universitar “Shën Ivan i Rilës” në Sofje. Në vit në klinikë bëhen më se 2000 ndërhyrje të vështira kirurgjike, p.sh. operacionet e tumorit të trurit.

Në krye të klinikës është prof. Marin Marinov, i cili sqaron: “Klinika është pajisur me aparaturën më moderne në Bullgari. Më se 70 vjet klinika jep kontributin e saj në neurokirurgjinë vendase. Këtu shpërndahen certifikatat e të gjithë neurokirurgëve bullgarë. Standardi është shumë i lartë. Në klinikë specializojnë studentë nga mbarë bota. Stafi është 120 anëtarësh – mjekë, infermiere dhe sanitarë. Një e treta e ndërhyrjeve të neurokirurgjisë në Bullgari bëhen në këtë klinikë. E merituam çmimin falë metodave të reja të mjekimit të sëmundjeve neurokirurgjike, si p.sh. të epilepsivetë cilat u rezistojnë barnave dhe stimulimit të trurit tek sëmundja Parkinson. Sivjet fituam edhe një konkurs tjetër – për ndërtimin e një salle operacioni të teknologjisë së lartë.

A disponon klinika me numër të mjaftueshëm mjekësh? Dihet se gjithnjë e më shumë mjekë të rinj emigrojnë.

“Nga stafi ynë ka vetëm dy mjekë të cilët aktualisht punojnë në Gjermani dhe Angli – thotë prof. Marinov. – Për fat të mirë, ata realizohen në mënyrë të suksesshme, por nuk mund të flitet për ndonjë tendencë. Në përgjithësi në Bullgari shumë mjekë të rinj largohen nga vendi për shkak të problemeve te specializimit të hershëm. Unë jam po ashtu dhe dekan i Fakultetit të Mjekësisë dhe përgjigjem drejtpërsëdrejti për realizimin e mjekëve të rinj, të cilët sapo kanë mbaruar fakultetin. Faktet janë mjaft shqetësuese. Shumë nga studentët dëshirojnë të shkojnë jashtë shtetit për të filluar menjëherë specializim. Bullgaria është anëtare e BE-së dhe tregu i punës evropian është i hapur për bullgarët. Kështu që ne nuk mund t’i stopojmë këta njerëz për të provuar fatin e tyre në vendet e tjera të Evropës. Disa prej tyre rikthehen në Bullgari, por numri i tyre nuk është i konsiderueshëm.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfundon bojkoti i zinxhirëve ushqimorë

Komisioni nismëtar për bojkotimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë njoftoi se po ndalon protestat. Në një deklaratë për media, nismëtarët e protestave bënë të ditur se kërkesat e tyre janë plotësuar pjesërisht me projektligjin për zinxhirin e..

botuar më 25-03-18 5.51.MD

Tragjedia në qytetin maqedonas të Koçanit ngre një valë dëshpërimi, zemërimi dhe mospranimi

Republika e Maqedonisë së Veriut është në shtatë ditë zie. Qyteti i Koçanit, ku zjarri në një diskotekë mori jetën e të paktën 59 personave – të rinjve dhe fëmijëve, pothuajse të gjithë të moshës14 deri në 25 vjeç, sot është mbuluar me heshtje...

botuar më 25-03-17 4.40.MD

Diskoteka në Koçan, ku u dogjën 59 persona, nuk ka pasur patentë

Zjarri në qytetin maqedonas të Koçanit, ku humbën jetën 59 persona dhe u plagosën 155 të tjerë, është një ngjarje e paralajmëruar, thotë Prof. i Asoc. Milen Ivanov, ekspert i sigurisë dhe ish-prorektor i Akademisë së MPB-së. “ Kjo është një..

botuar më 25-03-17 12.11.MD