Instrumentet e parë të familjes së violinave të përpunuara nga ustallarë bullgarë shfaqen në mesin e shekullit të XIX. Por traditat e vërteta të luthierisë janë lidhur me inaugurimin e fabrikës për instrumente muzikore me tela “Kremona” në Kazanlëk gjatë vitit 1924 nga Dimitër Georgievi. Në ditët tona kjo është nga pak ndërmarrjet që mbijetuan dhe po zhvillohen me sukses në Evropë, prodhimi i së cilës eksportohet kryesisht për tregun amerikan, po kështu edhe për Gjermaninë, Japoninë dhe Rusinë. Kitarave të prodhuara nga ndërmarrja “Kremona” u bien muzikantë të njohur botërisht ndër të cilët edhe basi i grupit “Gipsy Kings” Ksaavier Padilja.
Me të drejtë Kazanlëku ka fituar famën e qendrës së luthierisë në Bullgari. Në të përveç fabrikës ka edhe atelie të shumta për përpunim me dorë të instrumenteve muzikore me tela. Ustallarë të zot punojnë edhe në qytete të tjera të vendit si Sofje, Plovdiv, Jambol. Zeja e ruajtur afro një shekulli ka çuar në krijimin e shoqërisë së luthierëve në Bullgari. Në ditët tona Andrian Andreev, Dinko Dinev, Strojko Çobanov, familja Kaloferovi, Stepan Demirxhan janë vetëm një pjesë me emrave me famë botërore. Në instrumentet e veta Ivo Vojkov ndërthur tërë shpirtin e vet. Ai është drejtor i qendrës së vetme në Ballkan luthiere që ndodhet në qytetin Ruse. Njohuri të thella të fizikës, kimisë, matematikës, njohuri për punë me dru janë vetëm një pjesë prej kërkesave të cilëve duhet t’u përgjigjet secili që ka dëshirë t’i kushtohet këtij arti.
“Ndihmon shumë kur njeriu është muzikant – shpjegon Vojkovi. – Fillova t’i bie pianos qysh në moshën 3 vjeçare. Pastaj zgjodha violinën dhe nuk jam ndarë prej saj deri në mbarimin e gjimnazit. Në kohën kur unë isha nxënës u shfaqën “Beatles”. Nga kjo kohë lindi interesi im ndaj muzikës “pop”. Ishte krejtësisht e natyrshme se të gjithë donim që të jemi si ata dhe filluan që të bëjmë grupe në lagjet. Pasi nuk kishim instrumente kjo më shtyri që në vitin 1964 të krijojë kitarën e parë. Pastaj çfarë do që të jetë ndodhur në jetën time nuk është ndërprerë interesi im ndaj luthierisë. Pas afro 50 vjetëve punë qetësisht mund të them se po vazhdoj që të mësojë çdo ditë.”
Ivo Vojkov ka qenë djalosh kur e ka bërë instrumentin e parë muzikor. E këshillon një prej kitaristëve më të mirë të asaj kohe Kristian Platov. Më vonë hollësitë e kësaj zeje luthieri i mëson nga ustallarë italian dhe francez. “Kurrë nuk kam ndërprerë të mbledh dije të lexoj literaturë të specializuar”, thotë zoti Vojkov. Vet ai ka ambicie të përkthejë në gjuhën bullgare një prej “biblave” të kësaj zeje. Nëse për tërë BE luthierët e regjistruar janë rreth 500, vetëm në qytetin Kazanlëk ata janë rreth 70, thotë ai. Por sipas tij kjo zeje nuk ka të ardhme në Bullgari. Shkaku është se shumë pak prej ustallarëve të sotëm kanë nxënës dhe se nuk ka mbështetje nga shteti për ruajtjen e kësaj zeje.
“Ne jemi të detyruar me forca dhe mjete të veta të kërkojnë dhe të mësojmë njerëz të rinj – shpjegon Ivo Vojkov. – Mos dëshira e të rinjve në ditët tona të merren me këtë zeje është e kuptueshme sepse në plan të parë dalin profesionet IT, synimi për fitime të shpjeta. Në asnjë rast nuk i akuzoj, sepse është normale kur vjen një njeri i ri tek ne dhe njihet me zejen të konstatojë se relativisht lehtë do të nxjerr bukën, por shumë vështirë do të fitojë para për vajin mbi bukën. Për këtë do t’i nevojiten dekada të tëra deri sa të arrijnë një standard më të mirë. Tjetër do të ishte situata nëse zejet në vendin tonë kishin mbështetje nga shteti siç ndodhet në shumë vende të botës. Nga uzina “Kremona” organizojnë kurse ku mësojnë njerëz të rinj për këtë zeje. Por doli se pas përfundimit të kursit asnjëri nuk mbetet për të punuar në uzinë. Unë vet kam bërë përpjekje të organizoj kurse falas. Kam kërkuar edhe ndihmë nga Ministria e Kulturës, nga bashkia por nuk e kam gjetur. Për organizimin e një kursi të tillë duhet të sigurojë instrumente, materiale. Kështu që zeja ka humbje, nuk mbështetet dhe nuk rinohet. Ustallarët bëhen gjithnjë e më pakë.”
Një problem tjetër me që cilin ndeshen jo vetëm luthierët bullgarë, por edhe ata evropianë është ekspansioni i madh kinez, që prodhon instrumente të lira muzikore, pa cilësi. Sipas të dhënëve jo zyrtare rreth 80% prej tregut të instrumenteve me tela është pushtuar nga kinezët. “Shansi ynë është që ne të përpiqemi të bëjmë sa është e mundur instrumente më cilësore. Për këtë kinezët nuk mund të na arrijnë”, thotë zoti Vojkov.
Qendra luthiere në qytetin Ruse e ka kthyer ruajtjen dhe popullarizimin e artit të luthierisë në mision të vet. Kjo qendër është hapur në vitin 2010 si pjesë e projektit “Eufonia” që është bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Në ditët e para të vjeshtës, banorët dhe mysafirët e Plovdivit janë të ftuar të kujtojnë hapësira të veçanta, të dashura dhe interesante në qendër të qytetit. Ky rizbulim i veçantë dhe njohje e vendeve të përvetësuara nga emocionet dhe kujtimet personale..
Filmi "Triumfi" i tandemit regjisorial Petër Vëllçanov dhe Kristina Grozeva fitoi çmimin e madh për film artistik në Festivalin e 42-të të Kinemasë Bullgare "Trëndafilin e Artë" në Varna. Filmi mori edhe çmimin për skenarin e shkruar nga dy..
Prof. i Asociuar Marco Scarpa hulumton trashëgiminë e Krilit dhe Metodit dhe rolin e qendrave sllavo-jugore ku janë shkruar librat në të kaluarën (të ashtuquajturat skriptoriume) dhe të letrarëve që kanë punuar në to për lulëzimin e kulturës së..