Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Sfido Sofjen”

Foto: Foto:Destructive Creation
Bashkia e kryeqytetit vendosi që të provokojë organizatat dhe qytetarët iniciativë dhe kreativë me konkursin “Sfido Sofjen”. Ai është hapi i parë nga konkursi tjetër “Sfidë për kryetarët” i fondacionit të ish kryetarit të Nju Jorkut Michael Bloomberg. Bashkëorganizatorë të aktivitetit nga pala bullgare janë fondacioni “Grupi qytet” dhe shoqatat “Under gara” dhe “Transformatorë”. Një punishte mobile për art do të zbukurojë stacionet me pamje jo të mirë, do të riparojë stole dhe sheshe fëmijësh – ky është projekti me të cilin Sofje do të konkurroje në garën ndërkombëtare.

Valeri Gyrov“Fondacioni “Bloomberg” çdo vit bën konkurs me të cilin stimulon zhvillimin e ideve inovative – shpjegon Valeri Gyrov nga shoqata “Transformatorë”. – Vitin e kaluar janë dalluar pesë qytete në SHBA me disa milionë dollarë. Sivjet konkursi transferohet në Evropë dhe ftesa është e hapur për çdo qytet me mbi 100 mijë banorë. Bashkia e kryeqytetit iu drejtua shoqatës sonë, fondacionit “Grupi qytet” dhe asociacionit “Under gara” si organizata aktive civile që kanë interes ndaj mjedisit që t’i ndihmojmë në organizimin. Ne organizuam një konkurs me qytetarë, shoqata dhe fondacione. Kështu juria zgjodhi shtatëmbëdhjetë ide. Fitues në konkursin u bënë “Destructive Creation” që janë një organizatë e re, që merret me aksione provokatore në mjedisin urban. Ideja e tyre është për një punishte mobile për ndryshim të këtij mjedisi. Është një minibus i pajisur me instrumente dhe me gjenerator për rrymë elektrike, kështu që të mund të shkojë në vende të ndryshme të Sofjes që të bëjë riparime për shembull të stacionit, të shesheve për fëmijë dhe gjëra të tjera të tilla interesante. Deri në fund të këtij muaji do të diskutojmë hollësisht këtë ide kështu që ajo të jetë e aftë për konkurrencë në nivel evropian dhe të prezantojmë për pjesëmarrje në konkursin ndërkombëtar.”

14-01-09-64533_1.jpg“Destructive Creation” do të zbukurojnë hapësira të vogla jo vetëm në qendër të qytetit, por edhe në lagjet periferike. Projekti i tyre fitoi një çmim prej 5 mijë euro. Autorët e tij tashmë kanë përvojë me parkun në Qytetin e Studentëve ku i zbukuruan stolat dhe zbukuruan edhe shesin për fëmijë. Ndër finalistët është edhe ideja që kryeqyteti të ketë bankë të vet për njerëzit nevojtarë në të cilën të përfshihen dyqane dhe lokale. Kështu ushqimet që janë të mira për konsumim por që kanë humbur pamjen e vet tregtare të mos hidhen, por të përdoren. Sipas autorëve ideja pastaj mund të zgjerohet me dhënien e veshjeve, mobileve madje edhe të vendeve për strehim të të varfërve. Një zgjedhje origjinale për problemën e veturave të parkuara nëpër trotuaret jep Krum Dimitrovi. Ai propozon që veturat të parkohen në ajër përmes mjeteve hidraulike që të ngrenë automjetin 4 metra lartë në ajër. Për pajisjen nevojitet vetëm themel dhe ushqim. Ajo mund të çmontohet dhe lehtë të transferohet në një vend tjetër, ndërsa procedura e parkimit zgjatet vetëm dy minuta. Projekti më i mirë në nivel evropian do të zgjidhet gjatë vjeshtës.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Fotografi: transformatori.net
По публикацията работи: Diana Hristakieva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 7 mijë persona nga vende jo anëtare të BE-së kërkojnë punë në vendin tonë

Mbi 7 mijë kërkesa për qasje të qytetarëve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian në tregun bullgar të punës janë pranuar në Agjencinë e Punësimit nga fillimi i vitit deri më 10 mars, duket qartë nga përgjigja me shkrim e Ministrit të Punës dhe..

botuar më 25-03-31 11.51.PD

Jeta është një varg Ramazanesh – myslimanët në Bullgari festojnë Bajramin

Data 30 mars i vendos fundin kohës më të bekuar të vitit, siç e quajnë myslimanët muajin e Ramazanit. Gjatë këtij viti, ai filloi më 1 mars, ndërsa detyrimi më thelbësor i myslimanëve në këtë periudhë 30-ditore është agjërimi – përmbajtja nga..

botuar më 25-03-30 5.10.PD

Palombarët hapën sezonin e zhytjeve pranë qytetit Kiten

Palombarë nga shoqata e Burgasit "Miqtë e Detit" hapën sezonin e zhytjeve. Në një temperaturë uji prej shtatë gradësh, ata bënë shëtitjen e tyre tradicionale pranverore përgjatë brigjeve të Kitenit, ku ka pamje kurioze për zhytësit - mbetje të..

botuar më 25-03-29 6.15.PD