Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Tema e faqeve të para të shumicës së gazetave sot është skandali i shkaktuar në bordin e fluturimit midis Sofjes dhe Varnës nga lideri i partisë nacionaliste “Ataka” Volen Siderov. Gazeta “Sega” shënon në titull se për shkak të incidentit kryeprokurori do të hetojë Siderovin për huligani. Gazeta “Trud” komenton se e vetmja mundësi, që Siderovi të mbijetojë si politikan është të fitojë aureolë të luftëtarit martir dhe meqenëse nuk ka kush të sulmojë atë, të fshehur prapa imunitetit të vet të deputetit vet fillon të sulmojë – shtetasen franceze, policin ose çdo shtetas që është në perimetrin e “të paprekshmit”. Kupa “Siderov” definitivisht u derdh, konkludon gazeta.

Gazetës „Standard” i ka bërë përshtypje të fortë pohimi i Lëvizjes për të Drejta dhe Liri Lytvi Mestan se nuk ka nevojë nga marrëveshje e koalicionit midis PSB dhe LDL. Një ditë më parë po këtë pozitë shprehu edhe lideri i Partisë Socialiste Sergej Stanishev në lidhje me thirrje të disa deputetëve të majtë për marrëveshje koalicioni midis dy partive. Sipas Lytvi Mestan, qeveria e tanishme është eksperte – politike dhe marrëveshja për pushtetin është programi i saj, ndërsa teza për marrëveshjen e koalicionit është një argument i trilluar për të kritikuar qeverinë.

Në një titull në krye gazeta “Sega” njofton se “Politikanë dhe magjistratë harruan prona, aksione dhe të holla të bashkëshortëve të tyre”. Shkruhet për një rast në të cilin një deputet i PSB-së ka harruar të deklarojë rreth 20 prona. Gazeta “Standard” pohon se pushtetarët që kanë harruar të deklarojnë prona dhe para Dhomës së Auditit janë 152.

Në rubrikën e vet “Prognoza për vitin 2014” gazeta “Dnevnik” boton vlerësime dhe pritje për vitin e ri të sociologut Koljo Kolev nga agjencia “Mediana”. Sipas tij nëse qeveritarët do të kenë humbje katastrofike në zgjedhjet për deputetë evropianë, deri në fund të vitit do të letë zgjedhje parlamentare para afatit, por nëse arrijnë sukses bindës të tilla nuk do të ketë. Sociologu mendon se pafuqia politike dhe mungesa e vizionit politik në gërshetim me krizën krijon mjedis të mrekullueshëm për formacione radikale nacionaliste, fashiste dhe ksenofobe. Për këtë arsye ai nuk përjashton mundësinë që në një parlament të ardhshëm të Bullgarisë të kenë jo një, por dy parti nacionaliste (“Ataka” dhe “Fronti kombëtar për shpëtim të Bullgarisë”) dhe nëpër rrugët të rritet ksenofobia.

Gazeta “Monitor” në plan të parë nxjerr temën sidomos aktuale kohët e fundit për kartel të mundshëm midis dyqaneve të mëdha në Bullgari. Në këtë kontekst ai informon se qeveritarët kanë në plan të zgjidhin këtë çështje përmes ndryshimeve në Ligjin për konkurrencën. Një prej masave që po diskutohen është që në dyqanet e mëdha të ketë stende vetëm për mallra bullgare.

Nën titullin “Epidemia e xhelozisë” gazeta “Standard” përmend tërë serinë e dramave të përgjakura nga dita e mëparshme. Në intervistë për botimin me këtë rast psikologja Ani Vladimirova konstaton se “Xhelozia në Ballkan arrin në absurditet”. Por nga faqet e gazetës “Monitor” psikologu kriminal Rosen Jordanov deklaron se nuk pritet një vale të vrasjeje për motive xhelozisë dhe sipas tij autorët përjetojnë një emocion shkatërrues që çon fanatizëm.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Stoimen Pavlov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

U zbulua një grup kriminal që i ka shkaktuar shtetit një dëm prej mbi 10 milionë levash

Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..

botuar më 25-02-21 12.01.MD
Ilija Prodanov

Praktikat e padrejta tregtare janë arsyeja e çmimeve të larta të ushqimeve

Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..

botuar më 25-02-21 10.41.PD

Panairi Ndërkombëtar i Plovdivit pret konferencën e BE-së për sigurinë ushqimore

Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..

botuar më 25-02-21 9.47.PD