Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Akoma nuk janë shuar breshëritë e shampanjës dhe nuk ka lëvizje në hapësirën politike, që pushteti i katërt të regjistrojë. Ja përse ajo ua ka ofruar territorin e vet ekspertëve.

"Nëse viti 2014është vit i suksesshëm për Bullgarinë, ai do të jetë urë midis “protestës”, “dorëheqjes”, “refugjatëve” drejt “standardit”, “stabilitetit”, “integrimit”, bën prognozë në gazetën “Trud” politologu profesor Petër-Emil Mitevi. Ai mendon se protestat veprojnë si profilaksi për qeverinë dhe vë në dukje se ato kalojnë në një kornizë të caktuar politike pa formuluar platformë politike, pa propozuar ide për këtë çfarë duhet bërë pas dorëheqjes pa formuar grup aktiv liderësh, i cili të kthehet në forcë të re politike. Kështu protestat jo vetëm se nuk pengojnë, por i ndihmojnë qeverisë. Kabineti “Oresharski” nuk ka të drejtën e gabimeve të tipit Peevski dhe është i detyruar të posedojë iniciativë politike përfshi edhe të bëjë synime drejt nismave reformatore, thekson profesori.
***
Nga faqet e gazetës ”Monitor” i mban iso politologu Kënço Stojçev, sipas të cilit “Qeveria ka shans të vazhdojë me sukses”. Ai mendon se ka kaluar periudha më e vështirë – vet formimi i qeverisë, disa muajt e parë për secili prej ministrave për orientim, për zotërim të levave. Për herë të parë ata tani punojnë me buxhet të vet. Kryeministri Plamen Oresharski ka vërtetuar se është teknokrat dhe jam i bindur se do t’ia del mbarë punës në mënyrë më të mirë, thekson Stojçev, sipas të cilit presidenti nuk e pret asgjë të mirë.
***
"Ekshën deri në maj, pastaj – një qeveri stabile” shkruan në gazetën “Standard” një sociolog tjetër Vasil Tonçevi që të jetë tabloja akoma më e larmishme. “Protestat nuk do të ndërpriten deri në zgjedhjet për Parlament Evropian gjatë majit, sepse partitë e opozitës shpresojnë në këtë të ketë edhe zgjedhje parlamentare dhe do të ngrijnë tensionin në shkallë të madhe. Por mendoj se nuk do të arrijnë sukses në këtë mënyrë dhe me këtë presion të menaxhojnë situatën dhe të ndodhet ajo që përpiqen që të imponojnë, i jep shans qeverisë Tonçevi me shpjegimin se qeveritarët kanë makinën shtetërore dhe levat e nevojshme, që të përcaktojnë si të zhvillohen ngjarjet. Edhe thikën edhe bukën!
***
Prognoza të ekspertëve boton edhe gazeta “24 orë” Ato janë me temë ekonomike. “Ekonomia gjatë vitit 2014! Sipas Lëçezar Bogdanovi nga “Industry Watch” si tërësi ekonomia e Bullgarisë vazhdon të shënojë rritje, por me ritme të dobëta. Lajmet e mira janë lidhur me rritjen e investimeve në kapital themelor dhe në ndalimin e procesit dhe të procesit të pakësimit të vendeve të punës – për herë të parë gjatë vitit të kaluar nga fillimi i krizës. Por rritja do të jetë në cacet e prognozës modeste të qeverisë prej 1,8%. Drejtori i Institutit Ballkanik të Punës dhe Politikës Sociale, Ivan Nejkov regjistron se sipas llogarive të qeverisë gjatë vitit 2014 do të jemi më mirë. Sipas vlerësimit të biznesit të vogël dhe të mesëm do të përsëriten vështirësitë e vitit 2013.
***
Një tendencë optimistike parashtron në gazetën “Standard” kryetari i Asociacionit të Kapitalit Industrial në Bullgar,i Vasil Velev. “Tashmë më pak po pushohen nga puna punëtorë dhe po kërkohen më shumë punëtorë. Sipas sondazhit ndër anëtarët e asociacionit më e madhe është pjesa e sipërmarrësve që do të ruajnë nivelet shpërblimeve të punës. Pastaj radhiten ata që do të rrisin pagat e punës dhe më e vogël është pjesa e atyre që kanë në plan të zvogëlojnë pagat e punës. Do të rritet prodhimtaria e punës, personeli do të shtohet me ritme më të ngadalta se sa pagat”, shpjegon Velevi.
***
Emigrimi në Britaninë e Madhe del se është një aktivitet i shtrenjtë, komenton gazeta “Trud” dhe jep këshilla praktike për kurbetçitë eventual në Angli. Ata duhet të përgatitin midis 600 dhe 700 lira britanike për muaj para se të gjejnë punë. Pastaj vjen pritja dhe kërkimi i punës pa pasur garanci se shpejt do të gjejnë pa pasur përftime sociale. Nëse televizioni BBC vazhdon të reklamojë alkoolin e lirë në Bullgari do të del se është më me leverdi që të shërbesh anglezët këtu në vend që të shosh në ishullin britanik, shënon gazeta.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Radosllav Dikov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria bëhet vendi i katërt evropian që zbaton inovacione për trajtimin e plagëve kronike

Një risi për trajtimin e këmbës diabetike me indet e vetë pacientit dhe inteligjencën artificiale u zbatua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar për Trajtim Aktiv (UMBAL) Burgas, njofton institucioni shëndetësor. Bëhet fjalë për një qasje të re..

botuar më 24-11-30 5.15.MD

Paga mesatare vjetore bruto për vitin 2023 në Bullgari është 24 485 leva (12 519 euro)

Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave. Me shpërblimin më të lartë janë ata që merren me..

botuar më 24-11-30 11.59.PD

Parashikimi i motit për 30 nëntorin 2024

Gjatë natës do të mbajë mot me vranësira me reshje shiu, në zonat e larta perëndimore me borë. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 0° deri në 5°, në rajonet lindore  nga 5° deri në 8°, në Sofje - rreth 0°. Të shtunën do të mbajë mot i..

botuar më 24-11-29 7.38.MD