Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2013-a – një vit i suksesshëm për “Zëra kozmik”

Foto: Foto:topartists.bg
“Për shkak të zërave të tilla ia vlen që njeriu të shkruajë muzikë “ – me këto fjalë një kompozitor japonez shpreh admirimin e tij nga kori i njohur bullgar “Zëra kozmik”. Kori do të mbajë vitin që po shkon me disa projekte të reja, që prezantuan aspekte të ndryshme të talentit të këngëtarëve. Midis tyre është programi kushtuar 70 vjetorit të lindjes së kompozitorit Stefan Mutafçiev, incizimet e reja, premiera e veprës së Atanas Atanasovit kushtuar korit si edhe shumë koncerte në Evropë.

Para disa ditëve kori “Zërat kozmik” u kthye nga një turne e suksesshme në Gjermani dhe Austri. Projekti që i çoi atje i është kushtuar Pina Baushit. Balerinë, koreografe regjistër ajo është autore me shfaqje në mbarë botë. Në qytetin Vupertal ka teatër që mban emrin e saj. Kompozitori japonez Xhuan Mikjake ka shkruar një vepër kushtuar artistes së njohur. Për interpretimin e kësaj vepre ai ka angazhuar muzikantë nga nëntë vende. Midis tyre janë Franca, Venezuela, Brazili, Britania e Madhe, Gjermania, Bullgaria që prezantohet nga kori “Zërat kozmik” nën drejtimin e Vanja Manevës. Prezantimi i parë i kësaj vepre ishe në Tokio. Atje kori bullgar ka qenë në përbërjen e tij të plotë. Për shfaqjet në Gjermani dhe Austri kanë shkuar tre prej vajzave. Siç tregon zonja Maneva vepra është gërshetim nga etnomuzikë, shansonin francez, ritme braziliane dhe akoma shumë e shumë “shenje muzikore”, që pasqyrojnë veprën e madhe të Pina Baush nëpër botë dhe rikrijojnë mendimin e saj novator.

Vanja Maneva

© Foto: arkiv personal

“Plot emocion ishte kontakti me muzikantët me famë botërore. Në fakt me të gjithë me të cilët e bëmë koncertin – shënon Vanja Moneva. – Kompozitori Xhuan Mijake krijoi një vepër me shumë pjesa kushtuar Pina Baushit. Ai ka punuar për të, kanë pasur kontakte të ngushta krijuese. Në projektin e vet ai ka përfshirë artistë nga mbarë bota dhe ne kishim nderin të jemi në mesin e tyre. Morëm pjesë në kancerit kushtuar 40 vjetorit të krijimit të teatrit “Pina Baush”. Koncerti ynë kaloi shumë mirë. Përfytyroni – 15 veta në skenën nga nëntë kombësi të ndryshme. Kjo krijon një kolorit të pa përsëritshëm dhe zërat tona luajnë rol bashkues midis solistes Lisa Papineu nga SHBA dhe interpretuesit e tjerë. Të gjitha tekstet në gjuhën bullgare i shkrova unë vet kështu që në momente të caktuara dëgjohet edhe bullgarishtja. Në Vjenë koncerti ishte në sallën e mrekullueshme të Radios Austriake. Prezantimi i projektit po vazhdon, ndërsa ne morëm shumë admirime dhe vlerësime të larta. “Për zëra të tilla ia vlen të shkruash muzikë”, tha në fund të turneut zoti Mijake. Ky është çmimi ynë më i madh.”

Në Vjenë vajzat e korit “Zëra kozmik” interpretuan edhe kënga tradicionale bullgare. Ndërsa ditë para festave të Krishtlindjeve morën pjesë në programin nën patronazhin e kryebashkiakes së Sofjes Jordanka Fandëkova së bashku me Orkestrën Frymore të Sofjes dhe shumë muzikantë të tjerë të njohur bullgarë.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Allbena Bezovska


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Dashuri dhe këngë" - koncerte verore me këngë të përjetshme bullgare

Projekti "Dashuri dhe këngë" takon në skenë breza artistësh të dashur bullgarë, të cilët ndër vite krijuan hite në stile të ndryshme muzikore. Grupi “Diana Ekspres” , i cili feston 50 vjetorin në skenë, vëllezërit Argirovi , legjenda e..

botuar më 24-07-08 6.15.PD

“Bërë për mua” – kënga më e re e Elia Todorova

“Bërë për mua” është kënga e tretë prej autore e këngëtares së re dhe të talentuar Elia Todorova, të cilën ajo vetë e cilëson si më dinamike në repertorin e saj. Dy projektet e suksesshme - "Re" dhe "Mjedra" - i sollën asaj popullaritet si solo..

botuar më 24-07-05 6.15.PD

Mbrëmjet e verës në Sofje bëhen edhe më romantike - fillon A to JazZ

Një nga ngjarjet kulturore më të pritura gjatë verës në Sofje fillon nga sot. Për vitin e 13-të, festivali A to JazZ do ta transformojë Parkun Jugor 2 në një skenë urbane kulturore të përbashkët, krijuese dhe miqësore me mjedisin. Dashamirët e muzikës..

botuar më 24-07-04 8.40.PD