Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Punë, punëdhënës, çmime…

Foto: Архив
Pothuaj 377 mijë të papunë të regjistruar gjatë nëntorit ose 11,5% pa punësi llogarit Agjencia e Punësimit. Gjithnjë më të larta janë shifrat e statistikës kombëtare, e cila i merr në konsideratë edhe njerëzit jashtë Zyrave të Punësimit. Me rreth 3 milionë të punësuar – rreth 400 mijë janë papunë. Niveli i punësimit gjatë tremujorit të vitit është më pak se 61%, tregojnë të dhënat statistikore. Kjo nuk është një tablo e gëzueshme para Krishtlindjeve dhe festave të Vitit të Ri.

Në këtë sfond për vit të dhjetë të radhës ishin dhënë çmimet “Punëdhënësi i vitit” në nëntë kategori me të cilët Agjencia e Punësimit dalloi firma që kanë krijuar më shumë vende pune. Shumica prej tyre janë të përkohshme me ndihmën financiare të programit evropian “Zhvillim i burimeve njerëzore” dhe të buxhetit.” në saj të programit janë siguruar 293 mijë vende pune”, theksoi ministri social Hasan Ademov. Fitues në kategorinë për më shumë njerëz të punësuar janë firmat nga sektori turistik – vendpushimet “Albena” dhe “Djuni” si edhe nga sektori i prodhimit të duhanit “Sokotab” në fshatin Radnevo, rrethi i Plovdivit.

Firmat, që merren me bujqësi nga Bullgaria Verilindore – nga bashkia Dulovo dhe nga qyteti Isperih janë në vendin e dytë dhe të tretë në kategorinë për vende pune në rajone me papunësi të lartë (mbi 15%). Në të parën janë punësuar 86 veta, ndërsa në të dytën 89. Fituese në këtë kategori është firma bullgaro-greke për konservim të frutave dhe perimeve në Nova Zagora. “Filluam si firmë me 50 veta personel, aktualisht jemi më shumë se 700 – thotë Cvetanka Dimitrova, drejtore ekzekutive. Sipas programit “Zhvillim të burimeve njerëzore” punësuan 40 veta, ndërsa 38 mbetën edhe pastaj në ndërmarrjen tonë.”

Ndër bashkitë që kanë krijuar më shumë punësim dhe me këtë kanë ushtruar ndikim më të madh për Pakësimin e papunësisë në vend të parë është bashkia Samokov në territorin e së cilës është vendpushimi “Borovec”. Në kategorinë “Punëdhënës, që ka siguruar punësim pas përfundimit të programeve për punësim dhe kualifikim” vendin e parë është për Centralin Bërthamor “Kozloduj”. Konfederata e punës “Podkrepa” është fituese në kategorinë për më shumë njerëz të punësuar deri në moshën 29 vjeçare. Dimitër Manolov, nënpresident i sindikatës deklaroi: “Kam dëshirë të madhe që gjatë ceremonisë së ardhshëm çmimet të jenë për vende të përhershme pune, dhe jo për vende të tilla që janë rezultat i punësimit sezoni. Nga kjo varet si do të jetojmë të gjithë në të ardhmen. Sepse problemi i Bullgarisë nuk është në papunësinë, por në punësimin e ulët.”

Nuk janë shumë punëdhënësit bullgarë që janë optimist për sa i përket rritjes së personelit të tyre gjatë tre muajve të vitit 2014 . Të tilla janë rezultatet e sondazhit të kompanisë për burime njerëzore “Manpower” për Bullgari. 79% prej 750 firmave të anketuara planifikojnë të mbeten në nivelin e këtij viti, vetëm11% kanë në plan të risin personelin e tyre. Nadja Vasileva, drejtore e “Manpower” për Bullgari, Serbi dhe Kroaci: “Punëdhënësit më optimist janë në sektorët e bujqësisë, ekonomisë pyjore, financave dhe prodhimit. Unë jam e lumtur se në fushën e prodhimit ka punëdhënës optimist, sepse kur prodhimi si sektor është mirë, shteti do të ketë edhe rezultate më të mira.”
Shumica e firmave që presin me shpresa të reja vitin e ri janë nga qytetet Plovdiv, Varna dhe Sofje, pas tyre radhiten punëdhënësit nga qytetet Ruse dhe Burgas.

Gjatë vitit për shkak të vështirësive ekonomike 1000 firma kanë vonuar pagat e punëtorëve të vet, tregojnë të dhënat e “Inspektorati i punësimit”. Pagat e vonuara janë afro 30 milion euro. Te një e treta e rasteve vonimi është deri në një muaj, por pothuaj 40% prej punëdhënësve i kanë mbajtur nëpunësit e vet pothuaj tre muaj pa paga.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
По публикацията работи: Millka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga Caribrodi

"Kombi i shopëve" si një grup etnografik bullgar dhe një "diagnozë" serbe

Në mes të janarit të këtij viti tetë shoqata kulturore dhe arsimore bullgare nga Bosilegradi, Caribrodi, Zvonci, Vranja, Pirot dhe Niš i dërguan një letër të hapur Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, Avokatit të Popullit Zoran Pašalić, Delegacionit të..

botuar më 25-02-11 7.10.PD

Karta bullgare e identitetit është zgjedhur si më e mira në Evropë në një ekspozitë prestigjioze në Zvicër

Në ekspozitën-konferencë High Security Printing EMEA-2025 në Bazel të Zvicrës, karta bullgare e identitetit fitoi vendin e parë për kartën më të mirë të identitetit në Evropë për vitin 2024, njoftoi Ministria e Brendshme. Përveç dizajnit të saj modern dhe..

botuar më 25-02-10 3.57.MD

Fëmijët bullgarë fituan një konkurs në SHBA për të projektuar një koloni hapësinore

Një ekip prej 12 nxënësish bullgarë të klasës së 11-të, i udhëhequr nga Elica Pavllova, fitoi vendin e parë midis pjesëmarrësve nga e gjithë bota në konkursin prestigjioz të projektimit të kolonive hapësinore të organizuar nga Shoqëria Kombëtare e Hapësirës..

botuar më 25-02-10 11.22.PD