Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Buxheti i vitit 2014 më në fund u miratua” – bëjnë të ditur gazetat “Kapital Daily” dhe “Presa”. Pas debateve pesëditëshe më në fund deputetët miratuan ligjin për buxhetin e vitit të ardhshëm. Korniza financiare e tij parashikon deficiti të jetë pothuaj 5 miliardë leva (2.5 mlrd euro) ose 1,8% prej Produktit të Brendshëm Bruto të prognozuar, ndërsa niveli i rezervës fiskale në fund të vitit të jetë 4,5 miliardë leva. Gazeta “Duma” po citon ministrin e financave Petër Çobanov, i cili i bën thirrje presidentit Rosen Plevneliev të mos vendosë veto mbi buxhetin. Sipas Çobanovit, pjesa e të ardhurave në buxhet me të vërtetë është ambicioze, por kjo nuk do të thotë, se nuk është realiste. Ministri i financave është i bindur, se ky është një buxhet i mirë, i orientuar me kujdes ndaj njerëzve.
***
Oresharski shpalli fundin e depresionit pesëvjeçar” – shkruan në faqen e saj të parë gazeta “Sega”. Kryeministri pa dritë në fund të tunelit dhe pas pesë vjetësh recesioni vuri në dukje simptome pozitive për një rilindje ekonomike në vitin 2014 por me kushtin enigmatik “po të mos lejohen gabime”, por pa treguar kush mund ti bëjë gabimet” – komenton gazeta. “Tani gjithçka varet nga kjo, nëse qeveria do të arrijë të krijojë premisat e nevojshme për rritje ekonomike, dhe në se biznesi do të përfitojë nga dritarja qe do të hapet në tërë Evropën” – citon gazeta fjalët e kryeministrit. Shenje për gjallërim japin dhe të dhënat e Institutit Kombëtar Statistikor, për të cilat na informon gazeta “Kapital Daily”. Në tetor prodhimi industrial është rritur 4,1%. Lajmi i mirë është se kjo rritje i detyrohet jo vetëm degëve të industrisë së lehtë, por dhe të disa sektorëve nga industria e rëndë. “Kapital Daily” shton, se tregtia me pakicë gjithashtu zhvillohet me ritme më të shpejta – pothuaj 7%.
***
Prej një janari Policia Financiare do të kontrollojë mjete të transportit në postblloqe të posaçme” – njofton gazeta “24 orë”. Në këtë mënyrë do të kontrollohet qarkullimi i mallrave me risk të lartë fiskal – cigareve, karburanteve, alkoolit, drithërave etje. Kjo u bë e mundur pas si deputetët miratuan përfundimisht ndryshimet në kodin e procedurës fiskale e të sigurimeve, përcakton gazeta.
***
“Kapital Daily” informon, se një prej distributorëve më të mëdhenj të karburanteve në Bullgari “Petrol” tashmë ka një pronar të ri, një shoqëri e lidhur me kreditoren e saj kryesore – Bankën Korporative Tregtare. Kjo bëhet e qartë nga Buletini i Depozitarit Qendror, ku janë treguar shitësi dhe blerësi i pak mbi 47% prej kapitalit të firmës “Petrol”.
***
Qeveria punon me këmbëngulje që ta shndërrojë Agjencinë e porsakrijuar të Përgjimit DATO në një mega-strukturë që i ngjan Agjencisë Shtetërore “Siguria kombëtare” – paralajmëron gazeta “Sega. Premtimi parazgjedhor i Partisë Socialiste Bullgare ishte, se nuk do të lejojë përdorimin e tepërt të mjeteve të posaçme të zbulimit, siç ishte në kohën e qeverisjes së Partisë GERB. Në vend të kësaj, pas si i shtoi pothuaj dy herë shumat e destinuara për përgjim gjatë vitit të ardhshëm, kabineti, pa shumë zhurmë, i ka ofruar për përdorim afro 100 pronë Agjencisë Shtetërore “Operacione teknike” – DATO. Vendimi është marrë në një mbledhje të mbyllur javën e kaluar.
***
Gazeta “Presa” njofton, se me gjithë marrëveshjen e bërë me partneren e saj në koalicion – Lëvizjen për të Drejta dhe Liri, në vendpushimin “Borovec” për koordinim të veprimtarisë legjislative, prapa shpinës së partneres Partia Socialiste Bullgare ka depozituar në Kuvend një projekt për ndryshime në ligjin e besimeve fetare. Sipas korrigjimeve të këtij ligji, muzetë, galeritë, monumentet arkeologjike e të kulturës mbeten pronë e shtetit.
***
Londra nis një ofensivë kundër studentëve bullgarë” – bën të ditur në faqen e saj të parë gazeta “Trud”. Qeveria e Britanisë së Madhe ushtron një presion, pa precedent, mbi studentë nga Bullgaria dhe Rumania. Llogaritë bankare të disa prej të rinjve që kanë marrë hua janë bllokuar, të tjerë kanë marrë letra me kërkesë t’i kthejnë shumat. I vetmi motiv i nëpunësve është se studentët janë nga Bullgaria dhe Rumania. Gazeta “Trud” shton, se nga Ambasada e Britanisë së madhe në Sofje kanë hedhur poshtë këtë informacion, duke përcaktuar, se huat për taksat akademike janë të paprekura. Vetëm huat për shpenzime ditore të studentëve janë bllokuar përkohësisht, mbasi numri i lutjeve të depozituara për hua të tillat është rritur shumë. Nga këto hua mund të përfitojnë vetëm studentët që kanë jetuar në Mbretërinë e Bashkuar tre ose më shumë vjet.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Manuell Savov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Foto: Instituti për Studime Historike

Shkencëtarët diskutojnë historinë dhe perspektivat e Krahinave Perëndimore

Instituti për Studime Historike pranë Akademisë Bullgare të Shkencave organizon sot konferencën shkencore me temë "Krahinat Perëndimore Bullgare - histori dhe perspektiva" me rastin e 100 vjetorit të Kongresit Themelues të Organizatës së Refugjatëve nga..

botuar më 24-11-08 5.20.PD

Parashikimi i motit për 8 nëntorin 2024

Ditën e premte do të ketë mjegull në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 5° dhe 0°, në Sofje - rreth minus 3°. Në Detin e Zi temperatura do të jetë rreth 3° në mëngjes. Gjatë ditës do të jetë me diell...

botuar më 24-11-07 7.35.MD

Ministri i mbrojtjes kërkoi që shpenzimet për mbrojtje në buxhetin e ri të jenë 2.5% e PBB-së

2.5% është përpjekja e nevojshme që vendi ynë duhet të bëjë në shpenzimet e mbrojtjes, tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov. Së bashku me shefin e mbrojtjes Adm. Emill Eftimov, ministri ishte i pranishëm në mauzole varrin e Princit..

botuar më 24-11-07 1.21.MD