Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

2013-a viti i kontinuitetit në politikën euro-atlantike të Bullgarisë

Foto: Foto:arkiv
2013-a është një nga vitet e tranzicionit në Bullgari kur u ndërruan tri qeveri – qeveria e Bojko Borisovit, e cila dha dorëheqje, qeveria teknike e Marin Rajkovit dhe qeveria e sotme e Pllamen Oresharskit. Është për të përmendur se zëvendësimi i pushtetit ekzekutiv nuk çoi në ndryshime në politikën euro-atlantike të Bullgarisë.

Megjithë kohën e shkurtër të mandatit të tij, kryeministri teknik gjeti kohë për të informuar BE-në dhe NATO-në se Bullgaria nuk do të ndryshojë detyrat e veta dhe do të vazhdojë t’i kryejë ato. Kryetari i Këshillit të Evropës, z. Herman van Rompoj dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, z. Anders Fog Rasmusen ishin njoftuar kategorikisht nga pala bullgare se do të ketë kontinuitet të plotë në politikën e jashtme të Bullgarisë. Dhe në të vërtetë, qeveria teknike vazhdoi luftimin e papunësisë tek të rinjtë, rimëkëmbjen e sektorit energjetik, përshpejtimin e shlyerjes së detyrimeve sipas programeve evropiane, si dhe negocimin e fondeve evropiane në periudhën 2014-2020. Bullgaria as hoqi dorë nga pjesëmarrja e saj në misionin e NATO-s në Afganistan. Bile u diskutuan mundësitë për trajnime të mëtejshme pas fundit të 2014-ës.

Të njëjtë logjikë e vërejmë edhe te politika e jashtme e kabinetit të Pllamen Oresharskit. Prioritetet kyçe të shtetit gjatë këtij viti ishin kontinuiteti në politikën e jashtme, pjesëmarrja e plotë në BE, zhvillimi i bashkëpunimit regjional në Evropën Juglindore dhe në rajonin e Detit të Zi. Po ashtu qeveria e Pllamen Oresharskit bëri përpjekje të marrë aktivisht pjesë në formimin e politikave në Evropë. Kjo u duk sidomos në pjesëmarrjen në programin e BE-së për partneritet me ish-republikat sovjetike – Bjellorusi, Moldavi, Ukrainë, Armeni, Azerbajxhan dhe Gjeorgji. Në fushën e sigurisë kombëtare kabineti adoptoi politikën e mëparshme të “kërkimit të zgjidhjeve inteligjente”, të cilat synojnë zhvillimin e aftësive internacionale dhe kolektive.

Kontinuiteti në politikën e jashtme të tre qeverive u duk qartë në diskutimet lidhur me përfshirjen e “Hizbullah”-ut në listën e organizatave terroriste në Evropë. Në këto diskutime kabineti “Borisov”, kabineti “Rajkov” dhe kabineti “Oresharski” morën pjesë shumë aktive, përfshi duke paraqitur informacione për atintanin në aeroportin e Burgasit, pa marrë përgjegjësinë e plotë për fajësimin e autorit.

Kontinuiteti në politikën euro-atlantike të Bullgarisë gjatë 2013-ës u zhvillua në sfondin e krizës së rëndë ekonomike dhe të tensioneve sociale. Situata politike, ekonomike e sociale ishte shumë e komplikuar edhe gjatë të trija kabineteve. Bullgaria u përballua me sfida shumë të vështira. Megjithatë u tregua një partner largpamës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Stoimen Pavllov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për përulësinë ndaj iluministëve dhe dimensionin bashkëkohor të iluminizmit

Iluministët janë individët për të cilët ndjejmë jo vetëm mirënjohje dhe admirim, por edhe i perceptojmë si disa nga figurat më domethënëse të historisë sonë, sepse na zgjojnë ndjenjën e bashkimit kombëtar. Megjithatë, çfarë fshihet pas konceptit të..

botuar më 24-11-01 1.05.MD

Persona me vështirësi mendore prezantojnë në fotot "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër"

Persona me aftësi të kufizuara mendore ndajnë këndvështrimin e tyre unik mbi trashëgiminë arkitekturore të Sofjes në ekspozitën fotografike "Histori arkitektonike nga Sofja e Vjetër". Ekspozita u rregullua në Hapësirën Kulturore të Kompleksit..

botuar më 24-11-01 5.20.PD

Një peticion insiston për shpalljen e rezervatit të parë detar në Bullgari

Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..

botuar më 24-10-31 6.05.PD