Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Unë nuk jam Pikaso, por jam Lika” – piktorja e madhe bullgare me prejardhje shqiptare

Foto: Архив
Lika Janko

© Foto: arkiv

“Njeriu duhet të jetë i durueshëm, të punojë dhe të mbrojë qëndrimet e veta, e jo t’u përshtatet të fortëve të kohës”. “Më pëlqen gjithçka e guximshme, e çuditshme, e pazakontë. Meqë nuk më pëlqejnë, domethënë se i kam qëndruar besnik vetvetes. E tillë do të mbetem; kjo rrugë do të përshkruajë deri në fund”, thoshte piktorja bullgare me origjinë shqiptare Lika Janko kur nuk e lejonin të ekspozonte për shkak të veprave të saj “moderniste”. Flasim për periudhën e komunizmit, kur artistët bullgarë, ashtu si edhe shumë kolegë të tyre në ish-vendet socialiste, vuajtën gjatë censurën.

Në vitet e 60-ta veprat e Lika Jankos
13-11-29-54972_1.jpgcilësoheshin “moderniste” dhe ishin të tepërta për kohën kur jetoi. Ja pse kur u mbyllë ekspozita e saj në vitin 1967, ajo vendosi të pikturonte vetëm për vete. Më vonë në vitet e 70-ta Lika Jnako e fitoi lavdinë që meritonte dhe u vlerësua lartë nga galeristët evropianë. Tablotë e saj zbukurojnë galeritë botërore dhe gjenden në koleksionet private në të gjithë botën. Nuk është e rastit se Lika Janko është quajtur “Pikaso me fustan”. Por, kur kritiku i mirënjohur ndërkombëtar Pierr Restani, një nga kritikët me më influencë të artit bashkëkohor e krahasoi atë me Pikasonë, piktorja u përgjigj në mënyrë kategorike: “Unë nuk jam Pikaso, por jam Lika”. Ja se kush ishte Lika Janko, një nga
përfaqësuesit më të shkëlqyer të pikturës bashkëkohore bullgare, e cila dallohej si artiste me talent të veçantë dhe person i vetëdijshëm.

Lika Janko lindi më 1928 në Sofje në familjen e dy emigrantëve shqiptarë Llazar Janko dhe Frosina Janko. Që nga e vogla bënte skica dhe vizatime, kalemin nuk e hiqte nga dora, gjithmonë vizatonte diçka. Lika u rrit si çupë ëndërrimtare, me imagjinatë të pasur. Pasi mbaroi shkollën fillore babai e regjistroi në Kolegjin francez, ku u njoh për herë të parë me veprimtarinë e piktorëve si Poll Sezan, Vinsent van Gog, Anri Gogen etj, të cilët më vonë do të ndikonin mbi vetë veprimtarinë e saj. Si mbaroi Kolegjin ajo u regjistrua në Akademinë e Arteve të Bukura, nën drejtimin e profesorëve të shquar të pikturës Deçko Uzunov dhe Ilia Petrov. Me këtë të fundit ajo kishte pasur disa mosmarrëveshje në lidhje me artin e vizatimit.

Dhe që në fillim Lika nisi të pikturonte në një mënyrë krejt të ndryshme nga ato që kishte mësuar në Akademi. Ajo donte t’i thyente ligjet e atëhershme të klasicizmit akademik dhe filloi të pikturonte figura jo reale, pak primitive, të shtrembëruara e të shëmtuara, në një sfond të bardhë, ngjyra e saj e preferuar. Tablotë e saj ajo i quante “heshtje e bardhë”, pikturonte kryesisht në këtë ngjyrë sepse sipas fjalëve të saj “e bardhja është ngjyra e Zotit”. Në tablo ajo aplikonte guralecë, rruaza qelqi, penj etj, të cilët e bënin pikturën e saj edhe më afër natyrës.

Më 20 nëntor të këtij viti në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë u mbajt takimi përkujtimor kushtuar historisë, jetës dhe veprave të Lika Jankos. Aktiviteti u organizua me rastin e 85-përvjetorit të lindjes së piktores nga Konsullata e Nderit e Republikës së Bullgarisë në Shqipëri. Falënderime të posaçme përcjellim te konsulli nderi z. Selim Hoxhaj.

Po të doni të mësoni më tepër rreth veprimtarisë, personalitetit dhe peripecive të Lika Jankos, klikoni mbi ikonën AUDIO.
По публикацията работи: Anna Kapitanova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pavarësisht nëse festojmë së bashku ose veçmas, le të jemi të sjellshëm dhe të përulur

Krijimi i radhës prej sheqeri i Marija Oztjurk – një maket i Bazilikës “Shën Pjetri” në Romë – na provokoi ta kërkojmë bashkatdhetaren tonë pikërisht në këto ditë të ndritura festive. Edhe pse prej vitesh jeton mes Bullgarisë dhe megapolisit turk..

botuar më 25-04-20 7.00.PD

Një ekspozitë paraqet goblenë leshi dhe mëndafshi nga Flandra dhe Franca nga shekujt XVI-XVIII

Një koleksion unik i paneleve të tekstilit të Evropës Perëndimore (goblenë) prezantohet për herë të parë në Galerinë Kombëtare - Kuadrat 500 në sheshin "Aleksandër Nevski" në Sofje. Eksponatet janë dorëzuar nga Banka Popullore Bullgare në vitet..

botuar më 25-04-18 6.03.MD

Për herë të 32-të, Bosilegradi bëhet kryeqyteti ballkanik i gëzimit të fëmijëve për Pashkë

Për herë të 32-të, Festivali i Fëmijëve për Pashkë do të bashkojë fëmijë bullgarë nga vende të ndryshme në qytetin serb të Bosilegradit, në mënyrë që ata jo vetëm të tregojnë mjeshtërinë e tyre në përgatitjen e vezëve më të bukura dhe origjinale të..

botuar më 25-04-15 3.15.MD