Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Pushteti ndërmerr masa kundër monopoleve”, njofton gazeta “Monitor”, duke sqaruar se të premten dhe të shtunën këtë temë do ta diskutojë qeveria gjatë seminarit në pushimoren dimërore “Borovec”. Temat e tjera që do të hidhen në diskutim janë buxheti i 2014-ës, vala e refugjatëve, sfidat për sigurinë kombëtare dhe çështjet sociale.
***
Në faqet e së përditshmes “24 orë” sociologia Mira Radeva analizon temën “A mund të integrohet refugjati?”. Specialistja vë në dukje se, nacionalizmi dhe formacioni nazist vështirësojnë afrimin e njerëzve të ndryshëm, si dhe zhvillimin e shtetit demokratik. Znj. Radeva është e mendimit se, patjetër duhet të përpilohet një strategji për integrimin e refugjatëve, ndryshe ata do të përbëjnë problem dhe në të ardhmen. Sipas fjalëve të saj, refugjatët mund të shtyjnë ekonominë e vendit dhe duhet të mësojnë bullgarishten dhe t’i shkollojnë fëmijët e tyre.
***
Brukseli qorton Londrën për masat kundër bullgarëve dhe rumunëve”, transmeton gazeta “Sega”. Komisioni Evropian është e pakënaqur me provën e radhës të Londrës që të kufizojë aksesin e bullgarëve dhe rumunëve te sistemi britanik i ndihmës sociale. E përditshmja citon intervistën e BBC-së ku komisionari evropian për punësim, Laszlo Andor përkufizon të padobishme “retorikën e njëanshme” të kryeministrit britanik David Cameron në lidhje me emigrantët. U citua dhe zv/kryetarja e KE-së dhe komisionare për drejtësi, Viviane Reding, e cila kujton se qarkullimi i lirë në BE është shtylla kryesore e tregut të përbashkët.
***
Partitë nuk morën asnjë cent më shumë nga subvencionet shtetërore”, shkruan e përditshmja “Sega”, duke sqaruar se, si partitë në pushtet, ashtu dhe opozita arritën konsensus të plotë për sa i përket përmasës së subvencioneve të tyre nga shteti. Komisioni i Buxhetit mori vendim që të mos ndryshojë subvencionet për partitë dhe më 2014-ën ato do të marrin gati 19.5 mln euro.
***
Gazeta “Sega” hodhi intervistën me politologun Dimitër Dimitrov i cili vë në dukje se, “votimi sipas sistemit mazhoritar do të betonojë shumicën aktuale”. Për mendimin e politologut, partitë më të vogla do të “përmbyten” në shumicat e GERB-it, Partisë Socialiste Bullgare dhe Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë. Dhe në qoftë se kjo e fundit, pra partia e turqve, ia liron vendin një partie tjetër në rajonet e përziera etnike, mandatet do të jenë në favor të partnerit të koalicionit – sot të socialistëve. E djathta gjithmonë do të ketë deputetë në qytetet e mëdha, por kurrë nuk do të jetë në pushtet. Derisa kriza nuk përhapet mjaft që e djathta të ngrihet lartë. Z. Dimitrov është i mendimit se, nuk ka zgjidhje më të mirë se votimi për kandidatë në listë. Përvoja e vendeve të tjera tregon se, ky lloj votimi forcon rolin e liderëve të listës.
***
Pse qetësohen protestat?” bën pyetje gazeta “Presa”. E përditshmja citon politologun Boris Popivanov, i cili parashikon se do të ketë demonstrata. Çështja është a do të vazhdojë tendenca e muajve të fundit, pra masa e protestuesve të zëvendësohet me cilësinë dhe kreativitetin.
***
Gazeta “Trud” njofton për fillimin e ndërtimit të gazsjellësit “Rryma Jugore” në pjesën detare deri qershor 2014-ës. U citua drejtori i çështjeve teknike Andrej Vik, i cili konfirmoi se, furnizimet e para të gazit në Bullgari duhet të fillojnë në fund të 2015-ës.
***
Në faqet e së përditshmes “Standard” ministrja e punëve të jashtme të Gjeorgjisë, Maja Panxhikidxe thërret “Le ta kthejmë miqësinë në biznes”. Për mendimin e saj një nga mundësitë për të krijuar kushte të mira biznesi në të dyja vendet është hapja e linjës së drejtpërdrejtë ajrore Gjeorgji-Bullgari.
***
Gazeta “Standard” informon se, bazat e NATO-së në Evropë dhe Azi do të pajisen me makina pune (Forklift) të prodhuara në Bullgari. Dhjetë makina pune tanimë u dërguan në Poloni nga do të shpërndahen për nevojat e NATO-së. Një pjesë e makinave pune do të shfrytëzohet nga ushtarakët polonezë në Afganistan. Uzina e vetme e prodhimit të makinave pune në Bullgari është “Balkan rekord” në Plovdiv.
***
Reshjet e borës bllokuan vendin”, transmeton gazeta “Novinar”. E përditshmja “Presa” bën me dije se, dëbora ka dëmtuar korrentin dhe transportin në disa vendbanime. Gazeta “Monitor” njofton se, pa ujë dhe korrent janë pesë rrethe të vendit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Manuel Savov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..

botuar më 24-11-06 1.16.MD

Metalurgjia kombëtare dhe industria minerare kanë një shans për zhvillim në BE

Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..

botuar më 24-11-06 10.23.PD