Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Të humbur në tranzicion

Mitingu parazgjedhor i Unionit të Forcave Demokratike në Sofje gjatë vitit 1990
Foto: prehoda.bg

Për ne, bullgarët, sikur rrota e historisë rrotullohet sipas ligjeve të veta të pakuptueshme. Në vend që të na shtyjë përpara drejt përparimit dhe mirëqenies, koha sikur ngeci në një vend, kurse nga ndonjë herë na kthen prapa. Dhe s’ka nevojë të kërkojmë këtë konstatim në të kaluarën, mjafton të bëjmë një shëtitje nëpër Sofje ose të dëgjojmë njoftimet e mediave qe ta ndjejmë veten si në vitet 90 në ditët e para të të ashtuquajturës “demokraci bullgare”. Protestat shumëmijëshe të njerëzve që brohoritin të njëjtat parulla, përleshjet me policinë, armiqësia e papajtueshme midis oponentëve politike, varfëria dhe situata e turbullt.

© Foto: prehoda.bg

Greva e studentëve të Universitetit të Sofjes, v. 1990

Çfarë i ndodhi Bullgarisë? Mos vallë kanë qenë të kota ato 24 vite të tranzicionit të shumëvuajtur demokratik? Si u ndryshuam dhe ku po ecim? Përgjigjen e këtyre pyetjeve mund t’i gjejë çdo njëri po të vizitojë sajtin e ri me emrin “Të humbur në tranzicion”. Autori i tij fotografi Gjeorgi Gjeorgjiev-Xhoni ka mbledhur dhe ka publikuar mbi 50 mijë fotografi dokumentare që i ka bërë në rrjedhën e viteve dhe që ilustrojnë në mënyrë më objektive ngjarjet më të rëndësishme nga fillimi i ndryshimeve demokratike te ne.

© Foto: prehoda.bg

JO! Soc-Kushtetutës së re

Fakti, se vetëm për tri javët pas hapjes së sajtit ai është vizituar nga mbi 100 mijë veta, tregon, se bullgari është i prirë të vetanalizohet dhe të kërkojë shkaqet për të tanishmen e turbullt në labirintet e errëta të tranzicionit. “Parullat e para pas shembjes së komunizmit ishin “Demokraci” dhe “Moral i ri”. Edhe sot, 24 vjet më vonë ne insistojmë për të njëjtat gjëra” – shpjegon Gjeorgi Gjeorgijev-Xhoni.

© Foto: prehoda.bg

Kampi me çadra në “Qytetin e së vërtetës” para Presidencës

Pse shpresat tona ishin dëshpëruar?

“Sepse marrëveshja publike që e kishim lidhur për këto vite kishte shumë të meta – thotë fotografi. – Më vjen keq, se në sheshet tani kanë dalë fëmijët që kanë lindur në vitet e para të demokracisë. Tani ata protestojnë! Si e shpjegoj këtë? Sipas meje më 10 nëntor të vitit 1989 ishte bërë një puç i brendshëm partiak dhe ky model i tranzicionit ishte përpiluar në laboratorët e Sigurimit të Shtetit. Ai i ishte imponuar shoqërisë dhe i dha këto rezultate të mjerueshme. Në sajtin tim kam vënë një fotografi që është mjaft sinjifikative për fjalët e mia. Kjo është një fotografi e pjesëmarrësve në mitingun e parë të lirë pas rrëzimit të komunizmit më 10 nëntor 1989. Këta njerëz mbajnë një pankartë mbi të cilën shkruan: “Vdekje borgjezisë së kuqe, rroftë Petër Maldenovi!”, që ishte nga politikanët më aktiv të Partisë Komuniste, e cila shpejt e ndërroi emrin dhe u bë Partia Socialiste. Kjo pankartë tregon fytyrën e vërtetë të tranzicionit tonë – nomenklatura komunistë u shndërrua në një klikë financiare.”

© Foto: prehoda.bg

17 nëntor 1989 – mitingu i parë i lirë me disa pankartë të çuditshme si kjo “Vdekje borgjezisë së kuqe, rroftë Petër Maldenovi!”

Sot, më shumë se kurdoherë tjetër dominon bindja, se shoqëria jonë drejtohet nga forca të errëta. Dëgjohen zëra se tranzicioni demokratik zgjatet me paramendim ose se nuk ka ndodhur fare. Por me gjithë këtë nuk mund të mos pranohen dhe ndryshimet pozitive.

Çfarë kemi fituar?

© Foto: prehoda.bg

Shfaqja e parë striptease për gazetarë në Hotelin “Rila”, nëntor 1990-ës

“Mallrat e bollshme në tregun e lirë, qendrat tregtare plot me veshje dhe orendi moderne, autostradat e reja, metroja, me të cilën sofianasit krenohen, “bum”-i në ndërtimin i cili ndryshoi qytetet por shkatërroi bregdetin – shpjegon Gjeorgi Gjeorgjiev. – Kur na vijnë ndërmend radhët e pafund për viza përpara ambasadave perëndimore, sot nuk mund të mos vlerësojmë statusin tonë të tanishëm të anëtarëve me të drejta të barabarta të BE, me të drejtën të udhëtojmë lirisht kudo dëshirojmë. Në sajtin mund të shihen shumë gjëra që kanë ndodhur pas epokës së akullt të komunizmit. Janë treguar fotografi historike për krijimin e partive të para demokratike, për mitingjet e para të lira dhe përleshjet e para me pushtetin, për turmat njerëzish përpara dyqaneve të boshatisura në vitin 1991 dhe fotografi nga protestat në dimrin e urisë 1996-1997 të shkaktuar nga kryeministri i atëhershëm socialist Zhan Videnov, kur hiperinflacioni i paparë i shkriu të ardhurat e njerëzve dhe i nxori në rrugë.

Çfarë kemi humbur gjatë tranzicionit?

“Besimin, se kemi zgjedhur rrugën e drejtë, shpresën se ka drejtësi dhe se neve na pret një jetë më e mirë – është i mendimit fotografi Gjeorgi Gjeorgjiev-Xhoni. – Foshnjat e lindur në fillim të tranzicionit sot protestojnë në rrugët. Por sot njerëzit që protestojnë janë të lodhur, të ngatërruar dhe të përçarë. Kurse fundi i tranzicionit nuk shihet.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva

© Foto: prehoda.bg

По публикацията работи: Veneta Nikollova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka qartësi se cila pjesë e trashëgimisë kulturore bullgare në Ukrainë është ruajtur për brezat e rinj

Uzurpimi i trashëgimisë kulturore dhe historike ka qenë dhe vazhdon të jetë një nga pasojat e shumta të pashmangshme të çdo konflikti ushtarak si në të shkuarën, ashtu edhe në ditët e sotme. Deri në përfundim të luftës në Ukrainë, është e pamundur të..

botuar më 24-11-26 7.35.PD

Chat-i bullgar me inteligjencën artificiale BgGPT mund të shfrytëzohet falas nga të gjithë

Instituti për Shkenca Kompjuterike, Inteligjencë Artificiale dhe Teknologji (INSAIT) pranë  Universitetit të Sofjes “Shën Kliment Ohridski" vuri në dispozicion për përdorim falas Chat aplikacionin BgGPT me inteligjencë artificiale të gjeneratës së..

botuar më 24-11-25 9.45.PD

Pse Sofja është kryeqyteti i përshtatshëm për Tubimin Panortodoks

Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..

botuar më 24-11-22 7.45.PD