Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Buxheti i 2014-ës do të jetë i radhazi në të cilin taksapaguesit do të paguajnë miliona për mirëmbajtjen e strukturave jo efikase. Synimi i qeverisë për të optimizuar administratën tani për tani mbetet vetëm në letër, tregon një kontroll i gazetës “Sega”. E përditshmja “24 orë” njofton se, institucionet shtetërore do t’u kthejnë qytetarëve taksë në qoftë se nuk kanë kryer punën në kohë. Kjo është parashikuar në konceptin e politikës së re në lidhje me taksat.
***
Edhe një gabim tjetër bërthamor për miliarda. Gabimet e së kaluarës mund të përsëritet për sa i përket ndërtimit të centralit të ri bërthamor në Bullgari. Ende nuk është shpallur konkursi për firmën ndërtuese, nuk ka financim dhe nuk është e qartë a kemi nevojë për një kapacitet aq të madh bërthamor, komenton gazeta “Kapital Daily” në faqen e parë. Në SHBA ministri bullgar i ekonomisë dhe energjetikës, z. Dragomir Stojnev tha se, do të rekomandojë Këshillin e Ministrave që të marrë vendim për ndërtimin e reaktorit të 7-të të Centralit Bërthamor në Kozlloduj dhe të fillojë negociatat me kompaninë amerikane “Westinghouse”.
Kompania tjetër amerikane “General Electric” kërkon të ndërtojë dy blloqe të reja, pra të nëntin dhe të dhjetin në Centralin Elektrik “Marica-lindje” 2, transmeton gazeta “Duma” në faqen e parë, duke cituar ministrin Stojnev.
***
Mbi temat e politikës së brendshme të përditshmet i kushtojnë vëmendje formimit të dy partive të reja. Partia e Re “Pomak” synon të tërheqë bullgarët muhamedanë, njofton gazeta “Trud”. Në këtë parti nuk do të lejohen ish-agjentët e Sigurisë Kombëtare, sqarojnë themeluesit e formacionit politik. Ditën e mërkurë u themelua edhe një parti tjetër e re në Sofje, ajo e biznesit, lexohet në “Trud”. Tek dhjetëra ndërmarrës të biznesit të vogël dhe të mesëm u dërguan dokumentet e partisë. Në një intervistë për gazetën “Trud” një nga liderët e Bllokut të Reformatorëve, z. Radan Kënev konstatoi se, kriza në mirëbesimin shoqëror është pasojë nga dështimi i qeverisjes së Bullgarisë në vitet e tranzicionit. “Aty ku s’ka mirëbesim, nuk mund të bëhet biznes – ky është parim i ekonomisë”, komentoi lideri i së djathtës.
***
Në gazetën “Presa” sociologu Zhivko Georgiev komentoi se, dalja nga kriza është rikthimi i mirëbesimit shoqëror në institucione. “Nëse nuk beson në institucione, nuk je motivuar për të votuar. Zgjedhjet evropiane do të tregojnë se çfarë kërkojnë njerëzit. Nëse në këto të fundit ka ndryshim të konsiderueshëm të situatës politike, atëherë patjetër duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme”, është e mendimit deputetja e Partisë Socialiste Bullgare, znj. Tatjana Boruxhieva. Në faqet e “24 orëve” deputetja thërret se deri sa të zhvillohen zgjedhjet evropiane të gjithë të kenë formuar projektet e veta politike, të ngrihen para votuesve dhe të përpiqen t’i binden ata se kauza e tyre është e drejtë në vend të “dekorohen me atë se zgjohen herët”.
***
Mbrëmë disa studentë kanë kaluar pengesat rreth Parlamentit, transmetojnë botimet elektronike “OFFnews” dhe “Dnevnik”. Në një fotografi të botuar duket pllakati me mbishkrimin “Pengesat janë në mendje, s’ka pengesa për shpirtin”. “Me këtë aksion të zhvilluar në festën e Universitetit të Sofjes “Shën Kliment të Ohrit” kemi për qëllim të tregojmë se shpirti i pavarur ka qenë dhe do të jetë më i fortë se metodat policore, të imponuara në shtet”, citohet grupi i “Studentëve që zgjohen herët”, të cilët i kaluan pengesat rreth Parlamentit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Mario Parushev


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 20 shtatorin 2024

Ditën e premte do të mbajë mot me vranësira, paradite në ultësira me mjegull. Në disa zona do të ketë reshje, në masivet jugperëndimore dhe në rajonet juglindore do të jenë intensive. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10° dhe 16°, në Sofje..

botuar më 24-09-19 7.35.MD

Fluksi i migracionit përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71%

Fluksi i migrantëve të paligjshëm përgjatë kufijve të Bullgarisë u ul me 71% në tetë muajt e parë të vitit 2024 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Këto të dhëna i prezantoi drejtori i Policisë Kufitare, Anton Zllatanov, në një takim të..

botuar më 24-09-19 5.12.MD

Deputetët hodhën poshtë lehtësimin e kushteve për referendum

Kuvendi Popullor e hodhi poshtë propozimin e “Ka një popull të tillë” për lehtësimin e kushteve për mbajtjen e referendumeve me ndryshimet në Ligjin për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve në pushtetin shtetëror dhe në vetëqeverisjen lokale...

botuar më 24-09-19 3.42.MD