Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

“Tensioni mes të huajve po shkallëzohet”, “Djankovi po kërkon falje”, “Edhe një qytet tjetër bullgar u shpërngul në Gjermani”, “Mezi 20% nga ushqimet në dyqan janë bullgare”, “Po pakësohen subvencionet e partive”, “Romët po formojnë kundër-patrulla nate”, “Dimri po vjen me tufane” – kjo është një pjesë nga larmia e titujve në shtypin e sotëm.

Mes refugjatëve në Bullgari tensioni po rritet me çdo ditë. Revoltë shpërtheu mes atyre të cilët presin të marrin një status humanitar në lagjen e kryeqytetit “Voenna rampa”. Shkaku – vdekja e një siriani 35 vjeç. Dje në mëngjes 800 imigrantë hodhën gurë kundër një ambulance e cila është vonuar sipas fjalëve të tyre dhe plagosën rëndë një polic. Kjo rastisi disa orë pas mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare, në të cilën duhej të merren vendime, lidhur me situatën rreth krizës me imigrantët ilegal, komenton gazeta “Sega”.
***
Për një moment të ri nga epopeja e refugjatëve informon “Standart”. Rreth 100 irakianë do të nisen gjatë kësaj jave për në Bagdad me çarturin e parë, i cili do të dëbojë imigrantët ilegalë nga Bullgaria. Ky do të jetë ekspulsimi i parë i atyre të cilët kanë hyrë në mënyrë ilegale përmes kufirit turko-bullgar, të cilët nuk iu përgjigjen kritereve për statut humanitar ose refugjat. 30 veta me kombësi të ndryshme duhet të ekspulsohen me një masë të detyrueshme administrative me kërkesë të Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”. Për 7 imigrantë ilegal ka dyshime për lidhje me organizata terroriste, informoi zëvendëskryetari i Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare” Nedjallko Nedjallkov.
***
Në sfondin e këtyre ngjarjeve më 19 nëntor Qendra Kombëtare për Zhvillim të Romëve në Bullgari u formua një organizatë të forcës të romëve “OMON”. Gazeta “Duma” sqaron se, “akronimi i cili është i njëjti si emri i pjesëve të specializuara të policisë ruse, do të thotë “Organizatë të pakicave për mbrojtje nga dhuna”. Organizata e re rome do të krijojë patrulla për mbrojtje nga formimet e ish liderit të Bashkimit Kombëtar Bullgar, Bojan Rasate.
***
Subvencionet shtetërore të partive do të pakësohen me 8 milionë leva (4 mln euro) për vit që është rreth 20% prej tyre, i tillë është propozimi i deputetit nga e majta Georgi Kadiev, të parashtruar në Kuvendin Popullor pranë Buxhetit 2014. “Do t’i pakësojmë subvencionet”, ripohoi zëvendëskryetarja e Kuvendit Popullor Maja Manollova. Në qoftë se pranohet shtesa “Kadiev”, partia GERB do të humbasë 2,2 milionë leva, Partia Socialiste Bullgare – 1,8 milionë leva, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë – 800 000 leva, partia “Ataka” – 0,5 milionë leva, sqaron “24 orë”.
***
Mbi 780 milionë euro duhet të përvetësojë Bullgaria nga fondet evropiane për një muaj të gjysmë, që të mos t’i humbasë, alarmoi gazeta “Trud”. Kjo bën nga 27 863 650 euro për çdo një nga 28 ditët e punës deri në fund të vitit, të llogaritur nga data 15 nëntor. Shumat më të mëdha duhet të ndahen mbi Programin për Zhvillimin e Rajoneve Rurale dhe Programet Operative “Mjedisi”. “Zhvillimi Regjional” dhe “Zhvillimi i Resurseve Njerëzore”.
***
Franca dhe Gjermania nisin një rezistencë kundër bullgarëve dhe rumunëve nga data 1 janar. Sipas ministrit francez të punës Mishell Sapen, të cituar nga gazeta “Sega”, lëvizja e lirë nuk duhet të vihet nën pyetje, por kur ka një lëvizje kolektive, lind tension. “Duam nga Bullgaria dhe Rumania të tregojnë një përgjegjësi sociale, me fjalë të tjera të fusin instrumente të reja juridike, të cilat të evitojnë fluksin e njerëzve, të gatshëm të punojnë me rroga shumë të ulëta.”
***
Një popullsi e një qyteti si për shembull qyteti Svishtov buzë lumit Danub prej afro 30 mijë banues është transferuar në Gjermani për 6 muajt e parë të këtij viti. Këto janë të dhënat e shpallura dje nga Zyra Statistikore e Gjermanisë dhe botuar nga gazeta “Trud”. Në to shtohet se, bullgarët, të cilët kanë zgjedhur Gjermaninë janë me 1,4% më shumë nga gjashtëmujori i parë i vitit 2012. Përgjithësisht bullgarët në Gjermani në fund të vitit të kaluar kanë qenë 118 759 veta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Radosllav Dikov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përfundimisht: Për zgjedhjet e 27 tetorit janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione

Janë regjistruar 24 parti dhe 9 koalicione për të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 tetorit, ka bërë të ditur nënkryetarja dhe zëdhënësja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Rosica Mateva. Nga fjalët e saj, u bë e..

botuar më 24-09-17 3.51.MD

Zaharieva do të jetë Komisionere Evropiane për Startups, Kërkimеt Shkencore dhe Inovacionet

Ekaterina Zaharieva, e nominuar nga GERB-SDS për Komisionere Evropiane nga Bullgaria, merr portofolin e startup-eve, kërkimeve shkencore dhe inovacionet. Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen prezantoi portofolet e..

botuar më 24-09-17 3.19.MD

Në ditën e Sofjes, kryebashkiaku i kryeqytetit u bëri thirrje forcave politike për pajtim

Më 17 shtator shënojmë festën e kryeqytetit tonë Sofja - një qytet me një histori të mbushur me momente të rëndësishme, një qytet që ka qenë gjithmonë në zemër të Bullgarisë. Sofja nuk është vetëm një vend gjeografik - është një simbol i..

botuar më 24-09-17 11.53.PD