Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Konsensus i plotë për sa u përket kërcënimeve para sigurisë kombëtare të Bullgarisë

Anëtarët e Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare diskutuan rreziqet dhe kërcënimet aktuale.
Foto: BTA
Sot para Bullgarisë qëndrojnë dy kërcënime kyçe për sigurinë kombëtare. Njëri është thellimi i krizës së brendshme politike për shkak të protestave kundër qeverisë të cilat po vazhdojnë më se 160 ditë. Nga ana tjetër është fluksi i rritur i refugjatëve prej vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore. Nga fillimi i vitit numri i imigrantëve ilegalë në Bullgari u rrit shpejt, kurse kulmi u arrit gjatë 3 muajve të fundit. Të dyja temat aktuale u diskutuan gjatë mbledhjes së Këshillit Konsultativ të Sigurisë Kombëtare (KKSK) te presidenti, mbi bazë të analizave të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Agjencisë Shtetërore “Siguria Kombëtare”. Dokumenti me vendime dhe propozime mbi çështjet aktuale u miratua me njëzëshmëri nga KKSK, deklaroi pas mbledhjes presidenti Rosen Plevneliev.

“Anëtarët e KKSK-së u bashkuan rreth pozitës, se rritja e tensionit politiko-shoqëror në vend kërkon përgjegjësi më të madhe prej të gjitha organeve shtetërore dhe forcave politike – deklaroi presidenti Rosen Plevneliev. – Nevojiten veprime të përbashkëta dhe kategorike në drejtim të respektimit të ligjit dhe forcimit të mirëbesimit në institucionet publike. Anëtarët e KKSK-së shprehën respektimin e tyre ndaj së drejtës për protestat e qytetarëve bullgarë, por kategorikisht ngulën këmbë se kjo e drejtë civile të realizohet në pajtim me ligjin. KKSK-ja i bëri thirrje forcat politike dhe organizatorët e mitingjeve dhe protestave të pushojnë nga veprime të cilat mund ta shkallëzojnë tensionin në vend. Bashkë me këtë nga KKSK-ja deklaruan se sistemi demokratik shumëpartiak është pa alternativë. Mirëpo dallimet politike nuk janë kundër këtij sistemi, por një pjesë e natyrshme prej tij.”

Anëtarët e KKSK-së e rekomanduan që në një prej mbledhjeve të vijueshme të Këshillit të Evropës kryeministri të iniciojë në emër të Bullgarisë përpunimin dhe miratimin e rregullës së përbashkët evropiane për transparencë më të madhe të pronësisë dhe të ardhurave të politikanëve të lartë të BE-së dhe vendeve anëtare, si edhe të familjeve të tyre.

Për sa i përket fluksit të rritur të refugjatëve, KKSK-ja është kategorik se ekzistojnë rreziqe për sigurinë kombëtare në aspekt humanitar, shëndetësor dhe social. Në lidhje me këtë nevojiten veprime të përbashkëta të institucioneve kompetence, njoftoi kreu i shtetit. KKSK-ja kërkon nga Këshilli i Ministrave të raportoj periodikisht zbatimin dhe ta aktualizojë planin për menaxhim të situatës krize me refugjatët.

“Nevojitet mbështetje e forcuar shoqërore dhe politike ndaj kërcënimeve potenciale për paqen etnike e fetare në vend – theksoi presidenti Rosen Plevneliev. – Bullgaria duhet t’i zbatojë detyrimet e saj në kuadër të marrëveshjeve ndërkombëtare me përpjekjet e pushtetit qendror dhe vendas. Problemet të cilat vijnë nga fluksi i refugjatëve, nuk janë vetëm probleme të Bullgarisë, por edhe të Evropës. Mundësitë organizative, funksionale dhe resurse të vendit për përballimin e situatës kanë nevojë për rindërtim adekuat. Në lidhje me këtë institucioneve do t’u jepen mjete për zbatimin e funksioneve të tyre për ruajtjen e sigurisë kombëtare.”

Ndërkohë Bullgaria tashmë dërgoi një numër shtesë policësh në kufirin me Turqinë për ta përballuar fluksin e refugjatëve, si edhe për t’i përgjigjur kritikat e Komisionit Evropian. Por në kundërshtim me vetveten, KE-ja e shpalli këtë të palejueshme. Çfarë duhet të jetë pozita e Bullgarisë?

“Sipas legjislacionit bullgar, si edhe në pajtim me normat evropiane, ne e kemi të drejtën dhe e mbrojmë kufirin tonë shtetëror – u argumentua Ja zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme, Cvetlin Jovçev. – Ai është edhe një kufi i jashtëm i BE-së. Pikërisht për këtë për mbrojtjen e tij përdorim më shumë njerëz. Duhet të rikujtoj se kalimi jolegal i këtij kufiri është shkelje e Kodit Penal të Bullgarisë. Kurse ne në këtë moment nuk e dimë se kush tenton ta kalojë kufirin në mënyrë ilegale – a është ai refugjat, imigrant ekonomik ose terrorist potencial. Duhet të kemi parasysh, se Bullgaria është një vend që ndodhet në afërsi të zonës së konfliktit, prej së cilës po vijnë refugjatët. Aktualisht të gjitha masat e ndërmarra janë plotësisht në përputhje me rregullat dhe legjislacionin ndërkombëtar.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Tatjana Obretenova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Radostin Vasilev

Cila është partia MEÇ?

Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..

botuar më 24-10-27 11.21.MD

Bojko Borisov: Të gjithë janë partnerë potencialë të GERB-it, pa “Vëzrazhdane”

“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..

botuar më 24-10-27 11.01.MD
Bojko Borisov

Reagimet e forcave politike pas rezultateve të para zgjedhore (rinovuar)

Sipas të dhënave nga exit poll-et e të gjitha agjencive sociologjike, GERB-SDS me lider Bojko Borisov është padyshim forca e parë politike. Vitet e fundit partia është përmbajtur nga komentet para shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ...

rinovuar më 24-10-27 10.02.MD