Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pse 270 mijë bullgarë të papunë nuk dëshirojnë të punojnë?

Statistika njoftoi, se gjatë vitit të kaluar 270 mijë bullgarë në moshë të aftë për punë kanë pasur mundësi të punësohen por nuk kanë dashur. D.m.th. afro 8% prej krahut të punës në Bullgari për shkaqe të ndryshme nuk kanë qenë aktivë në kërkimin e punës. Kjo flet për ndryshim radikal në sistemin moral të bullgarit. Punëdashësia e famshme bullgare, bashkë me virtytet e tjera kombëtare prej kohe është vënë në dollapin e gjërave të panevojshme.

Afro 20 mijë veta prej këtij grupi janë me arsim të lartë. Me arsim të mesëm janë 130 mijë veta, kurse 120 mijë të tjerët janë me arsim tetëvjeçar ose më të ulët. Dhe në qoftë se për grupin e fundit mund të gjejmë ndonjë shpjegim, është shumë befasues refuzimi i dy grupeve të para qe të punësohen në vendet e propozuara në kushtet e një papunësie mjaft serioze në vend mbi 12%. Mungesa e motivimit për të punuar është një problem alarmant në shoqërinë dhe në tregun e punës. Sipas të dhënave të Dhomës Ekonomike Bullgare çdo i ri i katërt i papunë është me arsim të lartë, ndërsa 30% prej njerëzve të rinj të papunë, kurrë nuk kanë qenë të punësuar. Pothuaj i tillë është dhe numri i të rinjve që as punojnë, as mësojnë.

Problemet linden që në nivel arsimi. Pothuaj s’ka lidhje midis nevojave të biznesit dhe të rinjve që mbarojnë çdo vit shkollat e mesme apo të larta. Nga universitetet, që u bën aq shumë për vendin tonë të vogël, çdo vit dalin të rinj e të reja të porsa mbaruar me specialitete që nuk kërkohen tani për tani. Edhe shkollat e mesme japin kontributin e tyre në grupin e njerëzve jo aq të nevojshme për ekonominë e vendit. Por në të njëjtën kohë nuk mjaftojnë specialistë kompjuterikë, saldatorë dhe teknikë. Firmat luftojnë për çdo inxhinier qysh nga banka e auditorit. Nga ana tjetër bullgarët e rinj nuk shpejtojnë të punësohen në çdo vend që propozohet, preferojnë të presin ndonjë ofertë më të mirë dhe kështu harrojnë një pjesë prej aftësive të mësuara në shkollë. Shumë prej të papunëve nuk dëshirojnë të rikualifikohen, bile të kenë mundësi. Dhe shpresojnë te ndihma financiare e prindërve.

Fenomeni ka dhe komente të ndryshme. “Mentaliteti i bullgarit është i tillë” – thotë një burrë i ri afro 25 vjeçar. Kurse Svetlana, pothuaj në të njëjtën moshë, është punëdhënëse. Firma e saj “Matematika zbavitëse” i ndihmon fëmijët të depërtojnë më shpejt në sekretet e aritmetikës.

“Sot njerëzit e rinj kanë kërkesa shumë të larta – thotë ajo. – Dëshirojnë, menjëherë pas mbarimit të shkollës të emërohen në ndonjë punë të mrekullueshme. Nuk janë gati t’i bëjnë hapat e vogla, deri sa të gjejnë punën e përshtatshme. Kush i ushqen këta njerëz? Në shumicën e rasteve këta janë prindërit, që janë të mendimit se duhet ta mirëmbajnë fëmijën tërë jetën. Fajin e ka familja e cila nuk mund t’i edukojë fëmijët të përballojnë vet vështirësitë e jetës. Me të vërtetë me një rrogë mujore prej 500 levash (250 euro) vështirë mund të jetosh mirë, por në fund të fundit shumë njerëz fillojnë me rroga të tilla dhe nëse kanë aftësi, shpejt mund të rriten në punë dhe përkatësisht edhe rroga e tyre do të rritet”, thotë Svetlana.

Bashkëbiseduesi ynë tjetër Petjo është afro dyzetvjeçar: “Mendimi im është mjaft i prerë, sepse ky popull ose një pjesë e madhe prej tij, vite të gjata ishte mësuar me paramendim të mos punojë dhe përgjegjësinë t’ia hedh tjetrit. Dhe kështu në një periudhë prej 40, 50, 60 vjetëve dembellëku u bë një prej karakteristikave të bullgarit. Nga ana tjetër, ky njeri tashmë ka harruar si të punojë, nuk ka pasur kush ta mësojë – flasim për më të rinjtë. Dhe për ta është krejt normale të mos punojnë dhe të presin diçka nga shteti apo nga prindërit”.

Ku jemi ne ndër shtetet e tjera të Bashkimit Evropian në këtë klasifikim?

E fundit në klasifikimin është Italia. Kurse përqindja më e vogël e njerëzve që nuk punojnë ose nuk kërkojnë aktivisht punë është në Çeki, Danimarkë dhe Gjermani.

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Milka Dimitrova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF Bullgaria i kushton vëmendje mbrojtjes së arinjve

Gjatë javës së Ditës së Ariut , WWF tërheq vëmendjen mbi gjashtë arinj jetimë të cilëve iu dha një shans i dytë për jetë. Nisma është pjesë e fushatës "Abonohu ​​për Natyrën" dhe ndjek historinë e gjashtë arinjve të shpëtuar, Huba, Vihër, Goran,..

botuar më 24-11-30 7.30.PD

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD