Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Koprivshtica – qyteti-muze, në të cilin historia dhe heronjtë e saj ende janë të gjallë

Shtëpia e poetit Dimço Debeljanov (1), monumenti i revolucionarit Todor Kableshkov (2), shtëpia e revolucionarit Gjeorgi Benkovski (3) dhe shtëpia-muze e shkrimtarit Luben Karavellov (4).
Foto: koprivshtitza.com

Koprivshtica është një qytezë piktoreske malore që ndodhet në rrëzat e malit Sredna Gora. Shtëpitë, rrugicat e shtruara me kalldrëm, çezmat dhe atmosfera e qytetit krijojnë përshtypje sikur je në të kaluarën. Jo rastësisht e quajnë Koprivshticën qytet-muze. Vetëm për një ditë këtu mund të vizitosh shtatë shtëpi të bullgarëve të shquar nga koha e Rilindjes, fatet e të cilëve janë lidhur ngushtë me luftërat e popullit bullgar për Çlirimin.

Sot këto shtëpi janë muze me ekspozita autentike. Shtëpia e Oslekovit, Muzeu i poetit Dimço Debeljanov dhe i shkrimtarit Luben Karavellov, shtëpitë e revolucionarëve Todor Kableshkov dhe Gjeorgi Benkovski, shtëpia e tregtarëve të pasur Lutov – të gjitha këto janë monumente të vlefshme të arkitekturës bullgare të asaj kohe. Turistët që frekuentojnë qytetin vizitojnë edhe kompleksin arkitektural “Shtëpitë e familjes Pallaveev” ku vazhdimisht janë hapur ekspozita të ndryshme përfshirë dhe të piktorëve bashkëkohorë bullgarë.

© Foto: BGNES

Shtëpia e Oslekovit

“Koprivshtica është shumë tërheqëse me natyrën dhe arkitekturën e saj në të gjitha stinët e vitit – tregon Elena Zheljazkova, guidë pranë Drejtorisë së Muzeve në qytetin Koprivshtica. – Qyteti është me histori aq të pasur se vështirë mund të përmendet gjithçka. Njerëzit interesohen për personalitetet që kanë lindur këtu, për arkitekturën e qytetit, por më shumë për ngjarjet që kanë ndodhur këtu. Me gjithë krizën ekonomike Koprivshtica vizitohet nga shumë turistë, që mbeten të mahnitur nga bukuria dhe historia e pasur e qytetit. Përpara ca kohe një mik nga Amerika na shkroi, se në qoftë se ky qytet do të ishte në SHBA, atë do ta vënin nën një kapak qelqi, sepse në të ka shumë gjëra të çmuara. Në kohën e tubimit folklorik që organizohet në lëndinat afër qytetit këtu mblidhen njerëz të dhënë pas këngëve dhe valleve popullore. Çdo vit në fund të prillit në qytet rikrijohen ngjarjet e lidhura me shpërthimin e Kryengritjes së Prillit në vitin 1876 dhe atëherë në atmosferën e qytetit dominojnë emocionet patriotike. Në qytet kemi dhe dy muze etnografike – Shtëpia e Oslekovit dhe Shtëpia e Lutovit. Ndërtesat janë nga koha e Luftës së Krimesë (1853-1856), me arkitekturë shumë të bukur dhe me vizatime interesante mbi mur. Në këto muze frekuentuesit njihen me mënyrën e jetesës në Koprivshticën e Rilindjes. Në qytet mbahet mend dhe kujtimi për fiset e mëdha vendase që kanë dhënë shumë për zhvillimin e qytetit siç janë fiset Moravenov, Çipev, Çomakov, Kableshkov, Karavellov. Disa prej trashëgimtarëve të tyre ende banojnë në qytet.”

© Foto: koprivshtitza.com

Shtëpia e revolucionarit të madh bullgar Todor Kableshkov

Një prej shtëpive më të bukura me arkitekturë nga koha e Rilindjes, që lë një kujtim të përhershëm në ndërgjegjen e turistit pas shëtitjes së shpejt nëpër muzetë e Koprivshticës është shtëpia e revolucionarit të madh bullgar Todor Kableshkov. Rajna Paçeva e ka lidhur jetën e saj me këtë shtëpi, prej shumë kohe punon si përgjegjëse e muzeut dhe çdo ditë tregon para frekuentuesve historinë e Kableshkovit: “Ajo që dihet pak për Todor Kableshkovin është se ai i pari ka nisur ta përkthejë romanin “Kont Monte Kristo” nga frëngjishtja në bullgarisht – tregon Rajna Paçeva. – Ky ka qenë përkthimi i parë i këtij romani, por ai ka mbetur i papërfunduar, për shkak të ngjarjeve në kohën e luftërave për çlirim kombëtar. Mbasi Todor Kableshkov ka kryer Kolegjin Francez në Stamboll ai ka zotëruar tri gjuhë – turqishten, greqishten dhe frëngjishten. Ai ka qenë shumë solidar me luftërat e popullit francez dhe me Revolucionin francez. Bile në Kolegj ka vajtur me një kravatë të kuqe, në shenjë solidariteti me Revolucionin francez. Kur njeriu e viziton muzeun e tij mund të shohë se Todor Kableshkovi ka qenë nga një familje e pasur. Shumë shpesh frekuentuesit e bëjnë pyetjen – çfarë i mungonte të riut Todor qe të përfshihet edhe ai në luftën kundër pushtetit osman. Këtë pyetje ia ka bërë atij edhe Seljami Pashai, kur e kanë arrestuar. Kësaj pyetjeje Todor Kableshkovi i ka përgjigjur. “Unë s’mund të shikoj si populli im vuan. Të gjithë vendet fqinje u çliruan, vetëm ne ende ju jemi robër”. Kur e kanë mbyllur Kableshkovin në Konakun e Gabrovos, ai ka marrë fshehtazi armën e rojës dhe e ka vrarë veten. Ka vdekur vetëm 25 vjeçar.”

Përgatiti në shqip: Gyulka Ilieva
По публикацията работи: Gergana Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu historik i qytetit Samokov – mes vendeve më atraktive në Bullgari

Vetëm në një distancë prej 55 kilometrave nga Sofja gjendet qyteti Samokov, i njohur nga turistët dhe për shkak të afërsisë së vet deri në vendpushimin dimëror Borovec. Shumë gjurmë ka lënë koha nga njerëzit, të cilët kanë populluar këtë qytezë gjatë..

botuar më 15-09-20 11.55.PD

Kujtime për Presllavin e Madh

Presllavi i Madh është kryeqyteti i dytë i Mbretërisë së Parë Bullgare pas Pliskës. Pas vitit 893, kur u shpall qyteti kryesor i Bullgarisë, ai u bë selia e shkollës së parë letrare. Ajo u zhvillua si një qendër e rëndësishme letrare dhe kulturore në..

botuar më 15-05-15 4.35.MD

Muzeu i Minierave në Pernik e shndërron prodhimin e qymyrit në një atraksion të vërtetë

E quajnë Pernikun “Qytetin e Minatorëve”, sepse pikërisht në saje të punës së tyre qyteti u bë një qendër e rëndësishme industriale në Bullgarinë Jugperëndimore. Atje ndodhet Muzeu i Minierës dhe ky është muzeu i vetëm i këtij lloji në vend dhe..

botuar më 15-04-05 3.35.MD