Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Kriminaliteti në qendrën e Sofjes është dyfishuar. Ky është titulli kryesor në faqen e parë të gazetës “24 orë”. E përditshmja bazohet në një hartë interaktive të krimit në Sofje, të përpiluar nga policia. Në të duket se bulevardet “Maria Luiza” dhe “Hristo Botev” janë ndër rrugët më të rrezikshme në kryeqytet. Bëhet fjalë për rajonin rreth xhamisë ku është përqendruar një numër i madh emigrantesh. Regjistrohen kryesisht vjedhje në dyqanet e ushqimeve dhe veshjeve, si dhe vjedhje stolish dhe celularësh nga kalimtarët.
***
Azilkërkuesit janë dukuri e re në Bullgari”, thotë në një intervistë për gazetën “Monitor” z. Borisllav Çeshirkov, zëdhënës i Komisariatit të Lartë për Refugjatët pranë OKB-së. Ai thekson se, azilkërkuesit në vend janë një grup i cenueshëm dhe vëshirëshisht mund të flasin për atë që u ka ndodhur. Le të jemi të njerëzishëm dhe të tregojmë pozitën tonë civile, përfundon z. Çeshirkov.
***
Shtypi komentoi protestat partiake të së shtunës. Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë mblodhën përkrahësit e tyre në Sofje, ndërsa GERB – në Plovdiv. “Pushtetarët dhe opozita nisën një lloj fushate parazgjedhore” është titulli në gazetën “Sega”. E përditshmja komenton se, mijëra qytetarë jo të interesuar u thërritën në protesta. “Shahu i përhershëm me protestat” shkruan gazeta “Standard”, ndërsa “Kapital daily” komenton se të dyja protestat nuk nxjerrin asgjë të re para shoqërisë.
***
Shumë të përditshme vënë theks mbi mitingjet masive dje, duke pasqyruar nëpërmjet fotografive procesionin kundër ksenofobisë “Kujdes, fashizëm” në Sofje, si dhe procesionin e nacionalistëve në Pernik kundër vendosjes së refugjatëve në afërsi të qytetit.
***
“Rryma jugore” do të rrisë sigurinë e furnizimeve me gaz jo vetëm për në, por dhe për të gjithë regjionin. Kjo do të ndihmojë zhvillimin e diversifikimit të burimeve energjetike në përputhje me BE-në. Këtë e tha shefi i Holding-ut Bullgar të Energjetikës, z. Bojan Boev në një intervistë për gazetën “Standard”. Sipas fjalëve të tij, projekti i gazsjellësit do të shtyjë ekonominë bullgare dhe do të japë mundësi suplementare për biznesin vendas. “Kapital daily” alarmon se, projekti më i madh në Bullgari, pra “Rryma jugore” starton në hije, duke shkruar se, kompania “Rryma jugore – Bullgari” nuk ka njoftuar numrin dhe cilat janë firmat të cilat do të marrin pjesë në ndërtimin e gazsjellësit deri në afatin përfundimtar – 15 nëntor.
***
“Ish-pushtetarët dhe pushtetarët aktualë e fajësojnë njëri-tjetrin për bllokimin e 900 mln eurove”, transmeton gazeta “Sega”. Shërbimit Evropian të Luftimit të Mashtrimeve (OLAF) dhe Prokurorisë do t’i referohet çështja e ndalimit të përkohshëm të pagesave për Bullgarinë, të parashikuara sipas programit operativ “Mjedisi”. Bllokimi i parave do të ndikojë më tepër mbi bashkitë, të cilat duhet t’i kthejnë para sipas projekteve të zbatuara ose sipas atyre që po zbatohen, komenton “Sega”.
***
“Bullgarët gjithnjë e më rrallë adoptojnë fëmijë”, transmeton “Sega”, duke cituar statistikën sipas së cilës 3145 është numri i fëmijëve të regjistruar për adoptim deri në muajin shator, ndërsa fëmijët e adoptuar janë mezi 1408. Megjithëse familjet që duan të kenë fëmijë janë dy herë më shumë se fëmijët të cilët presin adoptim, tendenca e dy viteve të fundit tregon se adoptimet pakësohen. Sipas ekspertëve socialë, shkaku ka të bëjë me faktin se familjet adoptuese kërkojnë kryesisht foshnja dhe kanë pretendime ndaj grupit etnik të fëmijës, derisa në regjistrin e fëmijëve për adoptim bien fëmijë të moshës më të madhe, të braktisur nga romët.
***
Gazeta “Monitor” botoi rrëfimin e një kontrolluesi në transportin urban për numrin e qytetarëve të cilët udhëtojnë pa bileta. Sipas tij që nga fillimi i vitit nga autobusët, tramvajet dhe trolejbusët janë nxjerrë 100 000 udhëtarë pa bileta dhe 45 kontrollues janë rrahur nga udhëtarë të parregullt dhe agresivë.
***
Të përditshmet “Duma” dhe “Zemja” transmetojnë informacione për synimin e kabinetit që t’ua japë 1 mln bullgarëve me pensione deri 125.5 euro nga 25 euro shtesë për festat e fundvitit. Paratë do të shpërndahen me rrogat e muajit dhjetor.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Aleksandër Cenov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takimi i presidentëve Rumen Radev dhe Gordana Siljanovska-Davkova në Sofje, 13 shtator 2024

Në Shkup vazhdojnë të diskutojnë vizitën jozyrtare të Siljanovska në Sofje

Ambasadori bullgar në Maqedoninë e Veriut, Zheljazko Radukov, refuzoi të pranojë notën e protestës për mungesën e flamurit maqedonas në takimin mes presidentëve të Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, njoftoi Ministria e Jashtme e Maqedonisë së..

botuar më 24-09-17 9.22.PD

Në Sofje hapet një festival arti në të cilin pjesëmarrës është edhe publiku

"Unë jam Sofja" - kështu quhet festivali i ri i arteve dhe emocioneve, i cili do të mbahet nga 17 deri më 23 shtator në hapësirën përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës në qendër të kryeqytetit bullgar. Ai është pjesë e programit “Sofja feston 17..

botuar më 24-09-17 5.10.PD

Parashikimi i motit për 17 shtatorin 2024

Gjatë natës retë do të çahen përkohësisht dhe do të zvogëlohen në pjesën më të madhe të vendit. Më të theksuara do të mbeten në zonat juglindore, ku në vende të izoluara do të ketë ende reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6°..

botuar më 24-09-16 7.35.MD