Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Gara kush do të mbledhë më shumë përkrahës në rrugë organizohet nga pushtetarët dhe opozita të shtunën, njofton gazeta “Sega”. Një ditë pasi lideri i GERB-it, Bojko Borisov shpalli se, partia e tij do të organizojë protestë në Plovdiv, Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë deklaruan, se edhe ato do të organizojnë protestë por në kryeqytet. Të shtunën qendra e Sofjes do të bllokohet. Zhvendosjen e protestës nga kryeqyteti në Plovdiv, Bojko Borisov e shpjegoi me ketë se nuk dëshiron të dënohet për ndërmarrjen e protestave të studentëve dhe qytetarëve të tjerë para Kuvendit Popullor. Gazeta “24 orë” shkruan se, Partia Socialiste Bullgare dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë kanë bërë kuota për pjesëmarrje në protestën e së shtunës. Në një letër dërguar simpatizantëve bëhet e qartë se, një organizatë kryeqytetase do të sigurojë 5000 veta. “Duke u marrë parasysh situata e komplikuar shoqërore e politike në lidhje me protestat e studentëve, ju lutemi të ndërmerrni masa konkrete për sigurimin e një numri maksimal protestuesish” – shkruhet në letrën, e cituar nga shtypi. Aty jepen sqarime të hollësishme se çfarë njerëz të mobilizohen. Në përfshirjen në protestë janë thirrur të propozuarit për postet shtetërore dhe bashkiake nga e majta. Simpatizantët e Partisë Socialiste Bullgare dhe të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë do të transportohen me anë të autobusëve. Ndër oratorët do të jenë kryeministri Pllamen Oresharski dhe liderët e Partisë Socialiste Bullgare dhe të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë.
***
Tema e protestave është një nga më të diskutuarat në Parlament, pasi gabimisht instruksionet për deputetët dhe ministrat se si të flasin dolën në dritë në media. U bë e qartë se, pushtetarët kanë marrë udhëzime me “pika bazë” se duhet të shpjegojnë se protestat janë organizuar nga Bojko Borisov, i cili ka pasur për qëllim përhapjen e valës së protestuesve në mbarë vendin. Në udhëzimet shkruhet se, studentët protestues nga Akademia Kombëtare e Teatrit dhe Filmit marrin nga 350 euro për fotografi me njerëz të përgjakur. Për sa i përket fotografisë së përhapur në mediat bullgare e botërore ku duket një i ri me fytyrë të përgjakur, pushtetarët duhet ta konsiderojnë atë si njeri me probleme mendore. Sipas “pikave bazë” protesta duhet të konsiderohet si një shfaqje e tifozëve dhe agjitatorëve, të korruptuar nga qarqe të caktuara biznesi. Sipas fjalëve të kryeparlamentarit Mihaill Mikov, të cituara nga shtypi, “në këtë nuk ka asnjë turp”, sepse ata vetëm shprehen një pikëpamje.
***
Nga 1 deri 6 vjet burg kërcënojnë ish-zv/kryeparlamentarin dhe deputet nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë, Hristo Biserov pasi kundër tij u ngrit akuzë për larje parash dhe mosdeklarim të të ardhurave dhe pronave. Gazeta “24 orë” citon fjalët e kryeprokurorit Sotir Cacarov. Supozohet se, nga Zvicra kërkohen të dhëna për të gjitha transferimet e bëra në llogarinë bankare të Biserovit që nga hapja e saj. Sipas kryeprokurorit informacionet e dhëna nga shërbimet e huaja nuk janë të plota, sepse deri tani është bërë i qartë vetëm një transferim në një shtet të huaj. Hetimi ndaj Biserovit filloi para një jave pasi Agjencia Shtetërore e Sigurimit Kombëtar bëri kontroll. Në qoftë se Prokuroria provon akuzën për larje parash në përmasa shumë të mëdha, Hristo Biserov mund të dënohet me 15 vjet burg, llogarit gazeta “Standard”, duke shtuar se bashkëshortja e tij Maria Biserova gjithashtu mund të akuzohet për shkak se ka marrë hua të mëdha nga familja. Aktualisht hetuesit pohojnë se, janë regjistruar 3 transferime në banka të huaja në vlerë 315 mijë dollarë dhe pas kësaj paratë janë transferuar në llogari offshore në Sejshelle dhe vende të tjera, ku gjurmët humben.
***
MPJ-ja ka gjetur variant të anashkalojë kërkesat dhe të gjejë poste në misionet jashtë shtetit për diplomatët, nëpunës të ish Sigurimit Shtetëror dhe të Zbulimit Ushtarak, transmeton gazeta “Trud”. Hapat taktikë për anashkalimin nevojitet pasi u aplikua kërkesa sipas së cilës Bullgaria nuk do të përfaqësohet nga nëpunësit në shërbimet represive. Megjithatë, një nëpunës i shërbimeve është dërguar për të vështruar punën në Ambasadën Bullgare në Moldavi, sepse mandati i ambasadorit aty po skadon, shkruan gazeta. Me të kaluarën e agjentit është përfaqësuesi në Këshillin e Evropës në Strasburg, si dhe përfaqësuesi në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Vjenë, shkruan gazeta “Trud”.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
По публикацията работи: Gergana Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Polonia do të riparojë gjashtë motorë të avionëve bullgarë MiG-29

Ministria e Mbrojtjes lidhi një kontratë me kompaninë shtetërore polake Wojskowe Zakłady Lotnicze Nr 2 S.A. për riparimin e gjashtë motorëve të avionëve MiG-29. Periudha maksimale për kryerjen e riparimit të secilit motor do të jetë jo më shumë se nëntë..

botuar më 24-11-06 5.58.MD

Bullgaria prezantohet në Ekspozitën Botërore të Turizmit në Londër WTM

Në kuadër të Ekspozitës Botërore të Turizmit WTM në Londër, ministri në detyrë i turizmit Evtim Milloshev zhvilloi një sërë takimesh kyçe me ministrat evropianë të turizmit. Tema kryesore e bisedimeve ishte krijimi i një produkti të përbashkët..

botuar më 24-11-06 1.16.MD

Metalurgjia kombëtare dhe industria minerare kanë një shans për zhvillim në BE

Metalurgjia, industria e rëndë dhe minerare janë një pjesë e pakthyeshme e zhvillimit të plotë ekonomik të Evropës. Këtë e tha presidenti Rumen Radev me rastin e Ditës së Metalurgut, e cila u shënua në Sofje nën patronazhin e kreut të shtetit. Këtu..

botuar më 24-11-06 10.23.PD