Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Tradicionalisht për muajt e fundit një nga temat prijëse të shtypit të kryeqytetit janë protestat antiqeveritare në Sofje. Në faqet e veta gazeta “Standart” shkruan se pushteti dhe opozita bashkërisht akuzohen për përleshjet para Parlamentit. Gazeta “Trud” njofton se, xhandarmëria nga Plovdivi ka qenë e mobilizuar, që t’u ndihmojnë kolegëve nga Sofja.
***
Gazeta “Standart” njofton për vendimin e Konfederatës së Sindikatave të Pavarura të nxjerrë afro 10 mijë veta në një marshim paqësor pas një jave. Sindikata është kundër apeleve të paraqitura për një grevë të përgjithshme. Po kështu nga faqet e gazetës mësojmë se, që sot avionët mund të ulen në Aeroportin e Sofjes dhe duke pasur një mjegull të dendur. Në këtë mënyrë Aeroporti i Sofjes hyn në grupin e “Heathrow” të Londrës dhe akoma dy-tri aeroporte në botë, të cilat mund të pranojnë avionë gjatë një shikimi zero. Deri tani aeroporti kishte një kategori më të ulët dhe pilotët e ulin në tokë avionët vetëm gjatë një dukshmërie prej 200 metrave.
***
Gazeta “Sega” nxjerr në faqe të parë disa nga ndryshimet në ligjin për strehimin dhe refugjatët, të cilat i pranoi qeveria. Ato parashikojnë që të huajt, të cilët kërkojnë mbrojtje në Bullgari, të paguajnë një garanci në para, se nuk do të shkelin rendi shoqëror. Sipas ndryshimeve, kandidatët për një statut refugjati ose statut humanitar do të trajtohen si të akuzuar, do të duhet të paraqiten në çdo dy javë në Agjencinë Shtetërore për Refugjatët dhe do të lëvizin vetëm në zona të caktuara.
***
Gazeta “Sega” njofton dhe për mundësinë se subvencionet për partitë të bien në 9 leva (4.5 euro) për votim. Po shqyrtohen dy variante alternative për shkurtimin e parave midis leximit të parë dhe të dytë të “Buxhetit 2014”. Gazeta njofton dhe për skandalin e radhës në prag të stinës dimërore turistike. Kontrolli i ndërtimit ka gjetur në vendpushimin “Pamporovo” një teleferik të paligjshëm. Për shkak të pajisjes janë prerë rreth 10 akra pyje.
***
Në një intervistë për gazetën “Novinar” psikologu social Pllamen Dimitrov komentoi se, ksenofobia dhe urrejtja nxiten atëherë kur nuk ka prosperitet, kur nuk zgjidhen probleme të rëndësishme sociale, ekonomike dhe psikologjike të grupeve të mëdha njerëzish, më në veçanti të burrave të rinj. Sipas Dimitrovit, mund t’u kundërvihemi këtyre dukurive, në qoftë se jemi shoqëri të mirëqenies, e cila mund t’i lejojë vetes vlerat e një shoqërie multikulturore.
***
Gazeta “24 orë” njofton, në faqen e vet të parë se, një rezidencë e fshehtë ka strehuar në rrëzat e malit Rilla familjen e ish deputetit nga Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë Hristo Biserov. Djali i tij nga martesa e parë e gruas së tij, Ivajllo Gllavnikov, i cili po hetohet bashkë me të atë për krime fiskale dhe larje të parave, është pronar i një vile të madhe në kompleksin modern “Golf klub Ibër” rreth Dollna banjës. Nesër Biserov do të thirret për t’u marrë në pyetje për larje të parave, shkruan gazeta dhe shton se, ish deputeti tanimë ka ngarkuar dy avokatë, të cilët ta mbrojnë.
***
Nga faqet e gazetës “24 orë” mësojmë po kështu se, 352 leva është rroga, nën të cilën bullgarët konsiderohen të varfër. Gazeta bazohet mbi një studim të Konfederatës të Sindikatave të Pavarura të Bullgarisë, kurse të dhënat tregojnë se të paktën 412 000 veta në vend jetojnë në pragun e varfërisë megjithëse kanë punë dhe të ardhura.
***
“24 orë” informon dhe për koncertin e ardhshëm të Enio Morikones në Sofje më 10 dhjetor. Kompozitori i njohur italian do të vijë në kryeqytetin bullgar vetëm një muaj pasi u bë 85 vjeç.
***
Mbi lojërat e fatit do të vihen taksa në mënyrë krejtësisht të re, informojnë gazetat “Capital Daily dhe “Trud”. Qeveritarët e propozojnë këtë ndryshim radikal me qëllim regjimi i taksave të bëhet më tërheqës për sajtet dhe ato të licencohen dhe të paguajnë taksa në Bullgari.
***
Për gazetën “Telegraf” tema prijëse janë pronat e presidentit. Shtëpi, terrene dhe apartamente kanë blerë presidenti i tanishëm Rosen Plevneliev dhe biznes partneri i tij Ivo Prokopiev, njofton “Telegrafi”. Pavarësisht nga provat e përhershme të udhëheqësit të shtetit t’i mohojë lidhjet e tij me oligarkun energjetik, regjistrat bullgar dhe të huaj janë kategorik, se të dytë janë lidhur përmes kompanive të përbashkëta offshore dhe pronave, shkruan gazeta “Telegraf”.
***
90% nga “policët e shtrirë” në Sofje janë jashtë standardit dhe përditë thyejnë makinat, alarmon gazeta “Monitor”. Sipas të dhënave të bashkisë, në Sofje ka 1067 “policë të shtrirë”, ku prej tyre rreth 960 nuk u përgjigjen normativeve, kurse një pjesë e madhe prej tyre janë të rrezikshme.
***
Gazetat njoftojnë dhe për pushimet e Krishtlindjeve. Kabineti miratoi zyrtarisht 5 ditë pushim – nga data 22 deri më 26 dhjetor, por njerëzit në masë planifikojnë të marrin ditë pushimi dhe më datë 27 (dita e premte). Kështu bashkë me të shtunën dhe të dielën do të garantojnë vetes 8 ditë pushim për festat.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
По публикацията работи: Manuell Savov


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Lideri i GERB është i indinjuar që nëndëspresidenti e cilësoi parlamentin si "të paligjshëm"

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, i bëri thirrje institucionit presidencial që të kërkojë falje për qëndrimin e shprehur nga nënpresidentja Ilijana Jotova, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin e zgjedhjeve të parakohshme të 27 tetorit, nëse jo - të..

botuar më 24-11-08 1.32.MD

ITN ka mbledhur më shumë se nënshkrimet e nevojshme për anulimin e pjesshëm të zgjedhjeve

“Ka një popull të tillë” (ITN) tashmë kanë mbledhur 67 nënshkrime dhe po bëjnë ankim në Gjykatën Kushtetuese për anulimin e pjesshëm të zgjedhjeve të 27 tetorit të këtij viti. Në një konferencë për shtyp në ndërtesën e Kuvendit Popullor, Toshko Jordanov,..

botuar më 24-11-08 12.16.MD
Ministri Atanas Illkov

Ministri i brendshëm në detyrë Atanas Illkov: Veprimi i drejtorit të Teatrit Popullor ishte i papërshtatshëm

Protesta para Teatrit Popullor ishte shpallur paraprakisht dhe me këtë rast u angazhuan mbi 60 nëpunës të rendit publik për të ruajtur teatrin. Ministri në detyrë i punëve të brendshme Atanas Illkov tha për BNT se pas rritjes së tensionit janë përfshirë..

botuar më 24-11-08 11.49.PD